-Opozita peticion me afër 63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin. Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër 63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.