Nga B.Jashari/.-Në raundin e së hënës të takimit ndërmjet delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është diskutuar për sistemin e drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës.
“Ne vazhduam punën në çështjet e ndërlidhura me implementimin e Marrëveshjes së Prillit”, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurisw, Catherine Ashton, dërguar nga zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, njofton Radio Evropa e Lire.
Në njoftim theksohet se “të dy palët gati e kanë përfunduar diskutimin e tyre për drejtësi dhe duke pritur harmonizimet e domosdoshme paketa do të finalizohet në takimin e ardhshëm”.
Në kumtesë thuhet se të dy palët, poashtu, “diskutuan për hapat e ardhshëm në këtë dialog dhe u pajtuan të takohen përsëri”.
Në takimin e sotëm Kosovën e përfaqësoi kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa Serbinë, kryeminsitri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq.
SAMI says
ENDERUARA REDAKSI KTO MARVESHJE PËR ZGJEDHJEN E PROBLEMIT KOSOVES DUHET MEPAS KUJDES E MOSMEJALAN POLITIKES SE KREU POLITIK GJITHMON IKADREDHU BAZEN E KOMBIT ATHER AKADEMIJA KOMBTAR NUKDUHET MEJALAN BRUKSELIT POR AJO VET DUHET MEUMAR PËR KET DREJTIM.