UASHINGTON, 6 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën të ditur sot se në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresistin Eliot Engel.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, shprehet Presidenti kosovar.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me liderë të shumtë botërorë, do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit./b.j/