Nga Skënder MULLIQI
Kanë kaluar 22 vite nga viti 2000. Dhe, nuk jemi të lumtur? Ata që kanë qenë fëmijë, tash i ndjekin mësimet në fakultete. Shtrohet pyetja logjike: Sa jemi transformuar si shoqëri e pas luftës? Sa kemi përfituar në vlerat institucionale? Çfarë ishin ndryshimet politike? Shoqëria e Kosovës nuk ka pësuar transformime serioze për shekullin në të cilin kemi kaluar. Më shumë jemi sjellur në rrethin vicioz, së sa që kemi pasur ndonjë përparim serioz. Kemi kaluar në sistemin pluralist shumë partiakë, i cili shumë u vu në pëshore nga njerëzit e politikës që i patëm-shumica më logjikë autokratike! Privatizimi i pronës shoqërore nuk na solli as për afër, atë që është pritur. Dihet së si dhe qysh u bë, në mënyrën të mbrapshtë përfituese dhe zhvatëse, duke i bërë kategorinë e njerëzve të politikës milionerë pa asnjë mund, e duke i varfëruar keq shumicën. Për gjithë këto vite nuk arritëm të dalim nga izolimi, nuk arritem të kemi politika stabile dhe as ekonomi të qëndrueshme. Në këto rrethana shoqërore – politike, nuk u realizuan pritjët e qytetarëve. Vëtem në letër mbeti së kemi pushtete demokratike. Kjo tingëllon paradoksale për këtë fillim shekull, por është e vërtetë. Në të gjitha sistemet u infiltruan kreaturat politike të ish sistemit komunist jugosllav! Më të tillë njerëz , nuk ishte e mundur të ecët shumë përpara. I patëm shumë palë zgjedhjesh nacionale dhe lokale, por të cilat nuk iu sollën qytetarëve as për afër, atë që kanë pritur të realizohet. Për 20 vite pak kthesa pozitive u bënë në Kosovë! Deri në këto zgjedhjet e fundit nacionale nuk patëm mobilizim kundër forcave politike më logjikë autoritare? Paralelet e tilla nuk duken shumë logjike në kontesin kohor, por, që vërtetë dallimet nuk po janë të mëdha. Shoqëria e Kosovës, nuk u tregua e gatshme për mobilizime dhe alternativa të reja, të cilët do tu kundërshtonin fuqishem regjimeve autokratike. Këtë e kërkon edhe kapitalizmi liberal – demokratik. Nuk patem ndonjë vizion shumë të çartë së çka dëshirojmë, cila është rruga jonë? Politikanët po e gabojnë rrugën, së shqiptarët moti e kan zgjedhur rrugën e tyre, për në Evropën e Bashkuar. Ende nuk kemi politika dhe as ekonomi të stabilizuara. Nuk kemi arsim dhe as shëndetësi në nivel të duhur, si nuk e kemi as në art dhe në kulturë, si shtyllat më të forta të shtetit. Imitimet së e kemi gjendjen mirë , nuk iu duhen qytetarëve dhe as Kosovës. Dhe, aq më pak na vyen imitimi i sistemit të kaluar autokratik, të cilit shumë ia pamë sherrin. Shoqërisë tonë të re i duhen vizione të çarta për dalje nga gjendja jo e mirë, dhe nga izolimi shumë vjeqar ku jemi katandisur.Kosovës i duhet një shoqëri pa krim dhe pa korrupcion dhe pa dukuri të tjera negative. Kosovës i duhet një shoqëri jo e varfër, dhe një shoqëri kur njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre, ku kan lindur dhe ku janë rritur. Kosova , duhet të jetë një vend i barabartë për të gjithë.Koha është e pushtetarëve të rinjë. Vendit i nevoitet një sistem i rregulluar , pa të ashtuquajtur intelektualë, më diploma të bleme. Të rinjët shumë gjatë mbetën duke i pritur pesë minutat e tyre, që të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike. Po largohen, pa marrë parasysh së cili do të jetë vendi i jetës të tyre.