By B.Whitmore/
Pergatiti per Diellin:Gjon Kadeli/
Gjate fjalimit qe mbajti ne Konferencen per Sigurine qe u mbajte ne Mynhen te Gjermanise, gjate fundit te javes qe kaloi, Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov, bani thirrje per krijimin e nji sistemi te ri nderkombetar, i cili do te zevendsonte sistemin e tashem
Perendimore. Ne kete sistem te ri “cdo shtet do te percaktonte sovranitetin e tij.”
Domethan, cdo vend me perjashtim te Ukraines nga e cila Rusia ka marre me force nen kontroll Krimene dhe ilegalisht ka sulmue nji zone te Ukraines Liondore.
Vendet tjera jane,Gjeorgjia, njizet perqind e territorit te saj asht i pushtue nga forcat ruse.
Moldova, e cila mbetet e paralizueme nga nji konflikt qe perkrahet nga Moska ne zonen Transdniester Belarusi te cilen Kremlini e trajton pothuejse si nji pjese te saj.
Kazakistani, pjesa veriore e te cilit banohet me shumice dermuse nga kolonet ruse, popullsi kjo qe perban njizet e pese per qind te popullsise se pergjitheshme te atij vendi dhe qe zyrtaret ruse duen ta pebijne (gelltitin) ate zone, dhe cdo vend tjeter qe ka popullsi ruse jane pjese e asaj qe presidenti Putin e quen Bota Ruse.
Rendi i ri qe kerkon Lavrovi te krijohet, per te zevendesue sistemin e tashem Perendimor, me fjale te tjera, gjoja, per te mbrojtun sovranitetin e cdo shteti, me perjashtim te atyne vendeve, qe Kremlini beson se ka nji te drejte te pamohueshme, per t’i dominue e
kontrollue.
Rendi i ri Nderkombetar qe Lavrovi kerkon te krijohet don te thote se Perendimi nuk lejohet ne asnji menyre te mbroje sovranitetin e vendeve fqinje te Rusise.
Kjo, sepse Lavrovi dhe ata qe e udhnojne ate nga Kremlini, sovranitet don te thote, sovranitet vetem per Rusine.Ne te vertete, ky asht nji sovranitet qe shtrihet pertej kufijve Rus’