Hazir Mehmeti, Vjenë /
Helmuth A. Niederle: Platforma letrare “literatur*grenzenlos” ( literaturë pa kufi) ofron në miniaturë një ndërrim mendimesh me qëllim, njohjen dhe kuptimin më të mirë të njëri tjetrit”.
Nga PEN-Clubs Austria mbi platformën “literatur*grenzenlos” u botua antologjia e re me titull “Wir, bevegende Steine” (Ne, gurëlëvizës) me botime të shumë urorëve austriak dhe me prejardhje nga vende tjera, përfshirë këtu edhe tre krijues shqiptarë. Drejtuesi i PEN-it z.Helmuth A. Niederle me bashkëpunëtorët e tij, janë kujdesur për zgjedhjen e krijimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse të poezive, eseve, prozave duke bërë një botë gjithë shprehëse dhe gjithë njohëse me elementet e saja specifike artistike. Në fjalën hyrëse të tij shkruan: “Akoma asnjëherë nuk kemi një shoqëri njerëzore, e cila nuk ka nevojë për zhvillim të mëtejmë, me vështirësi të tejkaluara, për tu ndeshur me ato që vijnë”… Është kjo një antologji me artin e veçantë nga autor e autore me origjinë kontinentesh e vendesh të ndryshme të cilët në Austri kanë gjetur një atdhe të ri, një kontakt me rrethin letrar të autorëve e autoreve të lindura në Austri. Platforma letrare “literatur*grenzenlos” ( literaturë pa kufi) ofron në miniaturë një ndërrim mendimesh me qëllim, njohja dhe kuptimi më i mirë i njëri tjetrit”.
Në antologji janë prezantuar 31 autor në 120 faqe. Promovimi i saj u bë me 20 qershor 2017, me një orë letrare ku krahas prezantimit të librit lexuan disa nga krijuesit me origjinë vende e gjuhë të ndryshme.
Nga autorët shqiptarë që jetojnë e krijojnë në Austri janë prezantuar me sukses Anton Marku dhe Besim Xhelili, anëtar të parë të BEN-Clubit me poezitë e tyre dhe Hazir Mehmeti në prozë, me tregimin “Hetuesi”, temë nga jeta e azilantit. Nga poezia e Anton Markut “Bewegende Steine”, “Gurëlëvizës” rrjedh edhe titulli kuptimplotë i antologjisë “Ne, gurëlëvizës. Kontaktet e vazhdueshme mbi të cilat u ndërtua bashkëpunimi mes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” me PEN-Clubin falë miqve e dashamirëve ndaj krijuesve shqiptarë u organizuan vazhdimisht lexime letrare të përbashkëta në gjuhën gjermane dhe gjuhën shqipe. Këtu figura e mikut tonë të nderuar Peter Paul Wiplinger mbetet e shënuar në kronikën e ngjarjeve letrare të Lidhjes sonë këtyre viteve në Austri.
Aktivitet letrare të përbashkëta me krijues kombesh të ndryshme po e afirmojnë krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe që kultivohet në Austri. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli më i mirë i ngritjes së imazhit shqiptar në Austri dhe mërgatë. Puna madhore e kryesisë, veçane në hartimin e programit dhe projekteve kanë bërë realizimin e promovimeve të shumë veprave të autorëve shqiptarë tani e gjashtë vite me radhë, integrimin në krijimtarinë shumë kombesh në Austri. Tani nga radhët e krijuesve shqiptarë kemi dy poetë anëtarë të P.E.N Clubit të njohura austriak, Anton Marku dhe Besim Xhelili. Botimi i dy antologjive “Iliricum I” dhe “Iliricum II” me krijime të zhanreve të ndryshme krijimtarie krijon histori të re në kulturën shqiptare. Si pikë programore e re u themelua “Konkursi letrar “ ku konkurrojnë krijues nga e gjithë Austria në prozë e poezi. Kjo e ka pasuruar në kualitativet aktivitetin letrarë artistik. I fundit u përkrah nga Ministria e Diasporës ku morën pjesë me krijime në prozë e poezi rreth 20 krijues shqiptarë në Austri. Fituesit do lexojnë krijimet e tyre në orën letrare festive me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntor në Vjenë, në KunstGalerinë tani të njohur në qendër të Vjenës.