* 18 –të pranvera pas helmimit të rinisë shkollore nga i cili pati dhe të vdekur, akoma ndihen pasojat e saj tek të prekurit. Viktimë nga helmimi ishte nxënësja Selvie Hoti, për shkak se policia serbe nuk lejon dhënien e ndihmës me kohë. Unë autori i shkrimit, si mësimdhënës i shkollës së mesme jam dëshmitar i përjetimeve të ditëve më të rënda në jetën time, kur sheh që nxënësi bie përtokë para teje i alivanosur duke u përpëlitur me vdekjen./
* -23 marsi të shpallet Dita e Rikujtimit të Viktimave të Helmimit nga Serbia./
Nga Hazir MEHMETI , Vjenë/
Pranvera e vitit 1990 do nis me helmin dimetil phosphoditionat, sarin, dhe helme tjera me ndikim në sistemin nervore mu në ditën pranverës 21 mars dhe 23 mars në qytet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë etj. duke vazhduar për shumë kohë me pasoja 8 mijë nxënës shqiptarë të helmuar. Ishte ky sulmi më antinjerëzor në kohën e pasluftës së Dytë Botërore. Këtij akti gjenocidi i paraprinë rrethanat e shtetrrethimit pas ndryshimeve kushtetuese me dhunë nga pushteti okupues serb në Kosovë. Rezistenca popullore e vazhdueshme shekujve tani tregohej akoma më e fuqishme kundër pushtuesve sidomos nga viti 1989 kur hiqet autonomia e Kosovës nën shtypjen e tankeve. Ishte koha kur shovinizmit serb ëndërronte në realizimin e qëllimit shovinizmit i nxitur nga propaganda e vazhdueshme antishqiptare dhe represion permanent për dëbimin e shqiptarëve nga toka e tyre shekullore. Kjo politikë ishte e mbështetur edhe nga çarqet nacional-shoviniste brenda shtetit jugosllav i cili kishte nisur teposhtën drejtë shkatërrimit.
Akademikë famëkeq serb nuk e harruan detyrën e paraardhësve në shërbim të gjenocidit antishqiptar dhe pa nxitim ripërsëriten memorandumin serb për zhdukjen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike në Kosovë, ashtu siç kishin bërë me 770 fshatra në Nish, Toplicë, Vranjë, Medvexhë një shekull pa ndërprerë. Ky memorandum nuk u bekua nga kisha ortodokse serbe e mbytur në urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve autokton, kulturës e dokeve të tyre që jetonin mijëra vjet në tokat e tyre. Kjo detyrë kriminale iu ngarkua qeverisë shoviniste serbe, si pjellë e fobiste serbe ndaj shqiptarëve, e drejtuar nga kryekrimineli më i madh pas fashizmit, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në gjyqin e Hagës si kriminel lufte me pasoja vdekjen e gjysmë milioni njerëz.
Njëri nga aktet kriminale serbe ishte akti i helmimit të 8 mijë nxënësve shqiptarë në shkolla, kopshte fëmijësh si dhe punëtor në fabrika e uzina në vitin 1990. Me datat 21 e 23 mars të këtij viti ishte helmimi i një shkalle të gjerë në qytet kryesore të Kosovës. Siç do vërtetohet, helmimi i nxënësve shqiptarë u bë nga shërbimi sekrete ushtarak e policore serbe. Paraprakisht propaganda armiqësore serbe përmes kishës ortodokse serbe, mediave publike e private nxiti urrejtje luftënxitëse. Kjo parapërgatiti segregacionin, duke ndarë nxënësit serb e malazez në lokale tjera shkollore nga nxënësit shqiptarë.
Populli i Kosovës i pa armatosur, i varfëruar nga padrejtësia në shtetin e sllavëve, ishte i vendosur në realizimin e përcaktimit kombëtar për liri e barazi me kombet tjera. Qëndresa e paparë në përballimin e pasojave të helmimit ishte një tregues se kombi shqiptar di të vepron edhe ndaj provokimeve të rënda. Kurse Prof. Dr. Masllum Belegu i cili si specialist u përball me të helmuarit në spitalin e Prishtinës, për mjetet e informimit tha: “Ky është helmim masovik, helmimi masovik është baras me luftën. Unë nuk kam mbërri të shoh diçka të tillë”. (youtube.com/watch?v=7mzxXjLQJiI). Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti:” Akti i helmimit është i tmerrshëm”. (Rilindja, 23 mars 1990). Diplomati i njohur austriak Alber Rohan do deklaron: “ Gjatë viteve të 90-ta, autoritetet serbe vazhduan të diskriminonin kosovarët duke i përjashtuar nga të gjitha sistemet administrative, shëndetësore e arsimore forcat jugosllave dëbuan mbi 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre drejt vendeve fqinje. Pas kësaj NATO vendosi të ndërhyjë ushtarakisht ndaj Jugosllavisë”. (Bota Pres- 03.02.2018).
Murgesha nga Kroacia e cila kishte shërbyer në Binç të Kosovës, shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990 ku mes tjerash thuhet: “Njerëzit sillnin djemtë e vajzat e veta në dëshpërim të vërtetë, sepse spitali nuk deshi t’ua pranonte fëmijët. Është e tmerrshme se si vuajnë ata njerëz të rinj. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot janë derdhur”.
Gazeta e njohur austriake “Der Standard” Me 21 e 22 prill 1990 në artikullin e saj anlitik mes tjerash rreth helmimit shkruan: “ Për pak kohë 4000 nxënës shqiptarë u ballafaquan me helmim, shpjegoi Xhemajli, dhe shkaktari deri sot nuk u zbulua. Mjekët në Prishtinë janë të bindur nga faktet, se kemi të bëjmë me një helmim të rëndë nga gazrat psikotoksike me të cilët duhej të ballafaqoheshin. Deri më tani tre fëmijë u shtruan për shërim në Zvicër”. Argument rreth prodhimit të helmit sarin në Jugosllavi i cili u përdor në Kosovë është dokumenti nga Stipe Mesiq, Lider i DPK-së dhënë gazetës kroate “Slobodna Dalmacia. “Dokumentet për APJ-në i dërgova më 1991 në Pentagon. Informatë, se APJ (Armata Popullore Jugosllave) prodhon gazin helmues sarin dhe bashkëpunon me irakianet e dërgova në Pentagon, ngaqë konsideroja se aktiviteti i tillë është rrezik për mbarë bashkësinë ndërkombëtare” Nga Suedia Goran Vasenius rreth helmimit shkuan një libër. Mes tjerash citojmë: “Me të dëgjuar se çfarë në të vërtetë po ndodhë me helmimin e fëmijëve të Kosovës, unë jam tmerruar prej atij realiteti. Librin e kam shkruar që bota të kuptojë realitetin se cfarë po ndodh në Kosovë, kam formuar një ekip të përbashkët europian, për viktimat e helmimeve të viteve 90-ta, për të demantuar propagandën e Millosheviqit. Dhe më vjen mirë që libri im zgjoi nga gjumi botën që ishte verbuar nga propaganda e Millosheviqit” (zëri.info – 14 janar 2016 )
Propaganda serbo jugosllave ishte shumë e fuqishme krahasuar me mundësitë e nxjerrjes së vërtetës para opinionit botëror lidhur me shtypjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Kjo makineri propagandistike komuniste e nacional shoviniste antinjerëzore kishte aleat kryesor Akademinë e Shkencave Serbe, Kishën Ortodokse Serbe, Komitetin Qendror Federativ, Republikan, Komitetin Krahinor të Kosovës. Vepra antinjerëzore e saj u vërtetua me gjithë konglomeratin e saj të ndotur antinjerëzore e shkatërrues me rastin e helmimeve. Mjekësia serbe vepronte si dorë e zgjatur e krimit, ku mjekët serb nuk pranuan dhënien e ndihmës pacientëve shqiptarë. Diçka e tillë nuk është regjistruar ndonjëherë në historinë e mjekësisë njerëzore në thyerjen e Betimit të Hipokratit, ashtu siç ndodhi me mjekët serb në Kosovë.
A po harrohet ky akt kriminal serb?
Deri më tani nuk është e njohur se Kosova ka dërguar ndonjë ankesë kundër Serbisë rreth aktit kriminal të saj. As nga dëshmitarët e thirrur në gjykimet e Hagës nuk u shtrua ky argument i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Ja deklarata e Dr.Besnik Bardhi, organizator i simpoziumit “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore” me 9 qershor 1990 në Zagreb. “Unë u kam shkruar letër të hapur presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaqi dhe kryetarit të Parlamentit, ku kam kërkuar (është e botuar) që ti bashkëngjitet dosja e helmimeve, të merret parasysh dokumentacioni i helmimit të fëmijëve në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë”. ( Buimi: Emisioni RUBIKON, Adriatik Kelmendi KTV – emisioni, helmimet në Kosovë)
Krahas punës edukativo-arsimore mësuesëve/eve iu shtua detyra e mbrojtjes së nxënësve dhe shkollës shqipe në vitet në vazhdim. Shumë prej tyre ishin të helmuar edhe pse helmi ishte efektiv kryesisht tek të rejat me organizëm të ndjeshëm. Represioni kundër mësuesve ishte i madh dhe me pasoja të rënda: vrasje, rrahje, arrestime, maltretime nga më të ndryshmet. Periudha e viteve nëntëdhjeta është sa e vështirë aq e lavdishme, andaj e meriton tretmanin e merituar nga qeveria dhe shoqëria kosovare sot.