E hënë 9 janar 2017. Ndodhemi midis 66 dhe 67 -St, në 5 Avenue, në zemër të Manhattani-t. Janë qindra shqiptarë që janë solidarizuar për të protestuar ndaj arrestimit të padrejtë të ish liderit të UÇK dhe ish Kryeministrit të Kosovës Z. Ramush Haradinaj. Vendi ku janë mbledhur shqiptarët për të treguar shqetësimin e tyre paqësor ndodhet përballë Konsullatës së Misionit Serb në New York. Një grup organizatash dhe shoqatash jo qeveritare shqiptaro – amerikane së bashku me Federatën Panshqiptare “Vatra” kanë ngritur zërin e tyre për lirimin e menjëhershëm të Z. Ramush Haradinaj nga qeveria franceze.
Një protestë e tillë kryesuar nga Federata “Vatra”u zhvillua nga komuniteti shqiptar edhe në Washington D.C përballë Ambasadës Franceze etj.
Protestat filluan sot në orën 11 AM paradite e vazhduan deri në ora 1 PM të drekës, protestën në New York e kryesoi Shoqata “Albanian American Community” dhe pas saj janë Federata Panshqiptare “Vatra”, Albanian American Association Ana e Malit, “Albanian American Council”, “Dibra Community Organization”, “Rrënjët Shqiptare”, Foundation Plave Guci, “Rugova Association”, “Sons and Daughters of Albania in America”, Albanian Open Hand Association, The Women’s Organization “Hope & Peace”, etj.
Sot shqiptarët ndodhen përpara një skandali dipllomatik e politik, ku lideri i Kosovës ish udhëheqësi i UÇK ndodhet i arrestuar që nga e mërkura e kaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit – Francë, me një urdhër të kaluar të qeverisë serbe. Z. Haradianj ka vizituar edhe më parë Francën dhe nuk është ndaluar nga policia vendase. Eshtë lënë i lirë si i pafajshëm dy herë nga Gjyakata Ndërkombëtare e Hagës si i pafajshëm, ndërsa sot pikërisht në këtë kohë ndodh ky arrestim i tij?
Nuk dua ti paragjykoj situatat, por më duket se historia po përsëritet e njëjtë si, në momentin kur vite më parë më datë 23 janar 1916 xhandërmaria malezeze urdhëruar nga qeveria e vendit vrasin heroin e kombit Isa Boletini vetë i tetë. Ndërsa ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë franceze. Konsulli francez Bikok, “i afron” ndihmë Isa Boletinit duke i thënë se ai me trimat e tij mund të shkojnë në ambasadën franceze ku mund të marin vizë për një vend neutral, ndërkohë që me bujarinë e tyre Anglezët e ftojnë Boletinin dhe patriotët e tjerë, për ti marrë në mbrojtje. Por nisur nga Ligjet e Maleve Boletini preferon mikun që i hapi derën i pari. Dhe kështu ndodhi tragjedia e vrasjes së Isa Boletinit me djemtë, nipat dhe luftëtarët e tjerë të lirisë, se “miku që i hapi derën i pari” i preu në besë.
Personalisht si brez i tretë e familjes së Boletinëve në Kosovë, këtë ngjarje dhe të tjera për heroizmat e Bacës Isë e luftëtarëve të tij mi ka treguar gjyshja ime Hajrije Boletini Dajçi dhe daja i babait tim ish Prefekt në Fier Tafil Boletini, i cili edhe ky vinte shpesh në shtëpinë tonë në Tiranë e që ka qenë dëshmimtar okular i asaj ngjarje të rëndë.
Sot protestuesit përballë konsullatës serbe dhe asaj franceze në New York valëvitën me krenari flamujt shqiptarë, amerikanë, flamurin e Kosovës, dhe flamurin e Shqipërisë Etnike me dy figurat – legjenda të Pavarësisë Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Në banderolat që ata mbanin nëpër duar, shkruhej se lideri historik i Kosovës Ramush Haradinaj është një Hero, e duhet të lirohet sa më parë nga autoritetet franceze. Mes qindra pjesëmarrësve të binte në sy portreti i Heroit Ramush Haradinaj dhe shpalosja e tre flamujve të mëdhenj me shqiponjën dy krenare në mes dhe një tjetër flamur i madh që u shpalos në sheshin përpara konsullatës ai i Shqipërisë Etnike.
Gjatë kësaj proteste paqësore tubimin e hapi një nga organizatorët kryesorë Assamblyman Mark Gjonaj, veprimtari i njohur i çështjes shqiptare kombëtare Z. Harry Bajraktari, Presidenti i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi. Në emër të organizatës së gruas “Hope & Peace”, përshëndeti Znj, Mimoza Dajçi, e cila e ndjente si obligim shpirtëror pjesëmarrjen e saj në këtë protestë, pasi në dejet e saj ka gjak nga familja e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Gjithashtu vlen për tu theksuar prania e kësaj organizate në këtë tubim, si e vetmja OJQ gruaje shqiptare – amerikane që përkrahu pa asnjë lëkundje Çështjen Haradinaj në SHBA për lirimin e tij.
Në parrullat që hodhi Z. Mark Gjonaj dhe Z. Harry Bajraktari ishin: “We never forget serbia committed genocide against albanians”, “Freedom for the Hero Ramush Haradinaj”, “Ramush Haradinaj është Hero”, “France must free Haradinaj now”, “Drejtësi dhe Paqe”, etj.
Moti tepër i keq, me temperatura nën zero, e përsëri rradhët e protestuesve sa vinin e shtoheshin, asaj ju bashkangjitën edhe kalimtarët e rastit, kureshtarë dhe turistë të ndryshëm. Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Nuk munguan këngët patriotike. Këngëtarët Albërie Hadërgjonaj dhe Meda Përgjegjaj, kënduan këngë kushtuar vatanit dhe heronjve të kombit. Thirrjet me artopalant të Z. Mark Gjonaj, Z. Harry Bajraktari, Marko Kepi, Znj. Dajci, Albërie Hadërgjonaj etj, flinsnin për paqe, drejtësi dhe për lirimin e menjëhershëm të Heroit të kombit Ramush Haradinaj. Gjithashtu Z. Gjonaj në fjalën e tij preku genocidin serb në Kosove nga makineria serbe mbi popullin e pafajshëm të Kosovës, të zhdukurit dhe dhunën ndaj femrës shqiptare gjatë periudhës 1998 -1999 në Kosovë etj.
Pas Konsullatës Serbe, protestuesit shoqëruar me disa autobusa u nisen drejt Kosnsullates Franceze po ne Manhattan, ku edhe aty kënduan këngë patrotike. Z, Mark Gjonaj mbajti përsëri fjalën e rastit e bëri thirrje që protesta të vazhdonte në mënyrë paqësore dhe thirrje për lirimin e Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Edhe në sheshin përpara Konsullatës Franceze u shpalosën flamujt shqiptarë, amerikanë dhe të Shqipërisë Etnike.
Assamblyman Z. Mark Gjonaj së bashku me Z. Harry Bajraktari e me disa veprimtarë të spikatur të komunitetit shqiptar Sony Vataj, Meda Përgjegjaj, Albërie Hadërgjonaj, Mimoza Dajçi dhe telekronistin Skënder Pali, ju drejtua Konsullit Francez me një Peticion firmosur nga shumë OJQ dhe organizata të ndryshme jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë për lirimin e menjëhershëm të ish Kryeministrit të Kosovës Z. Ramush Haradinaj. Ky tubim paqësor u përcoll nga stacione televizive amerikane dhe shqiptare, si dhe nga TV – Alba Life me operator Z. Skënder Pali.
Të pranishëm sot në protestë gjithashtu ishin gazetari dhe aktivisti i palodhur i diasporës Z. Beqir Sina, Gjekë Gjonlekaj, Ferro Gjonbalaj, Esad Rizai, Haxhi Dauti, Skënder Kodra, Hilmi Berisha, Roza Gjonaj, Sony Vataj, Ilir Fundo, Natalia Herndandez, Ukë Lushi, Florian Krasniqi, Valon Nikçi, Dia Saraçi, Ismer Mjeku, Vera Mjeku, etj.
Protesta në mbrojtje të Z. Ramush Haradinaj sot në Manhattan – New York, kaloi e qetë paqësore dhe konform ligjeve dhe rregullave amerikane.