Artan Nati/
Thënia “The buck stops here” ishte një citat në tryezën e Truman-it në Zyrën Ovale, që tregonte se ai pranonte përgjegjësinë përfundimtare për veprimet dhe vendimet e marra nga qeveria e tij. Kryeministri ynë ndoshta nuk e ka dëgjuar kurrë, por kjo nuk e përjashton atë nga e vërteta e saj..”Fraza passing the buck” rrjedh nga shprehja zhargon “pass the buck” që do të thotë e kundërta e “The Buck Stops Here”, pasi ia kalon përgjegjësinë dikujt tjetër. Në lojën e pokerit do të thoshte “heqja e fajit” ose heqja e përgjegjësisë”The Buck Stops Here” është më shumë se thjesht një frazë; është një filozofi që mishëron përgjegjshmërinë, udhëheqjen dhe rritjen personale. Ajo nuk presupozon që ta lëshë anijen në det të hapur siç vepron kryeministri jonë. Çmimi që paguan një lider i madh (në shpirt jo në gjatësi) është përgjegjshmëria edhe për dështimet. A mund të thuhet e njëjta gjë për situatën e krijuar në Shqipëri,ku nuk bëhet fjalë për dështime të vogla,por për korrupsion masiv të zv kryeministrit dhe shumë ministrave të tjerë dhe duket sikur ky është vetëm fillimi. Duket sikur kryeministri ynë është krejt i shkëputur nga përgjegjësia dhe vepron si të ishte Zeusi dhe lëshon vetëm kritika duke thënë se përgjegjësia është individuale. Po si mund të jetë përgjegjësia individuale kur ne flasim për një kabinet të përzgjedhur nga vetë kryeministri dhe ai është i vetmi që vendos për gjithçka në PS. Nuk ka në Shqipëri parti politike,ka vetëm kryetarokraci dhe përrallat që na tregon kryeministri tregojnë se ai është frikacak dhe jeton në panik”Një udhëheqës i mirë merr pak më shumë se pjesa e tij e fajit, pak më pak se pjesa e tij e kredisë.” Kjo deklaratë nga Arnold H. Glasow thekson rëndësinë e pranimit të përgjegjësive nga udhëheqësit kur gjërat shkojnë keq dhe t’u japin kredi të tjerëve kur gjërat shkojnë mirë.Qeveria do të krijojë mendimin se është çdo moment në aksion ,duke na treguar për turizmin dhe bizneset e reja të krijuara,për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga korrupsioni masiv i inceneratorëve dhe bashkëpunimi me krimin në vend,ndësa kryeministri thotë se përgjegjësit do të ndëshkohen dhe ai nuk ka pëgjegjësi..Si mund të ketë kaq shumë gënjeshtra publike, si jetojnë gënjeshtarët me veten e tyre dhe pse mbështetësit e gënjeshtarëve tanë publikë janë të gatshëm t’i anashkalojnë të gjitha. Një shpjegim është se besnikëria gjithashtu ka rëndësi, dhe kur përballen me një zgjedhje midis gënjeshtrës dhe tradhëtisë, shumë njerëz e konsiderojnë gënjeshtrën opsionin më të drejtë. Mbështetësit e qeverisë i mbyllin sytë para fakteve duke përfituar nga përçarja e opozitës dhe apatia e saj.
Politikanët që refuzojnë të gënjejnë dhe të shfrytëzojnë injorancën publike janë sistematikisht në disavantazh në krahasim me politikanët e paskrupullt dhe fitojnë shumë pak në zgjedhje për shkak të saj. Ironikisht, po të njëjtët votues që urrejnë politikanët e pandershëm shpërblejnë rregullisht mashtrimin duke bërë një punë të tmerrshme për të shoshitur gënjeshtrat nga e vërteta,veçanërisht kur gënjeshtrat përforcojnë paragjykimet e tyre. “Mënyra e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari është të shikosh njerëzit që ai ka rreth tij.” thotë Makiaveli. Ky citim nxjerr në pah idenë se një udhëheqës që e rrethon veten me individë të korruptuar mund ta bëjë këtë qëllimisht, sepse ata gjejnë të tjerë që janë të gatshëm të jenë bashkëfajtorë në veprimet e tyre. Kush e rrethon kryeministrin tonë?Pse u zëvendësua Shkëlqim Cani nga Arben Ahmetaj? Një gjë duket e qartë që shumica e atyre që e rrethonin janë në burg ,kanë marrë arratinë ose janë të akuzuar nga drejtësia e re,e drejtuar nga USA. Konkluzioni duket i qartë dhe është e tepërt të analizohet ndërsa shpjegimi që bën kryeministri tregon më qartë situatën në të cilën ai ndodhet. Situata në të cilën ndodhemi,në një vend normal demokratik,do të kishte dorëheqje të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja.Por situata duket e pashpresë. Prandaj Charles de Gaulle thotë se: “Kam arritur në përfundimin se politika është një çështje shumë serioze për t’u lënë në dorë politikanëve.” Deklarata e De Gaulle nxjerr në pah idenë se politika ndikon në jetën e të gjithëve dhe ndikimi i saj shtrihet përtej sferës së zyrtarëve të zgjedhur dhe politikëbërësve. Lënia e politikës ekskluzivisht tek politikanët mund të çojë në një shkëputje midis qeverisë dhe njerëzve të cilës i shërben, duke rezultuar potencialisht në vendime që nuk pasqyrojnë saktësisht nevojat dhe dëshirat e popullatës më të gjerë. Mosbindja civile bëhet detyrë e shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose kur shteti është i korruptuar.Mosbindja civile nuk është problemi i shoqërisë tonë. Problemi ynë është bindja civile. Problemi ynë është se ne si shqëri i bindemi diktateve të liderëve dhe prandaj shumë qytetarë janë vrarë,burgosur apo emigrojnë për shkak të kësaj bindjeje të verbër. Në këtë kontekst, De Gaulle inkurajon pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset politike. Ai mbron që individët të edukohen rreth çështjeve politike, të shprehin mendimet e tyre dhe t’i mbajnë përfaqësuesit e zgjedhur përgjegjës për veprimet e tyre. Citati sugjeron që një demokraci e shëndetshme lulëzon kur qytetarët e saj janë të informuar, të angazhuar dhe të përfshirë në formësimin e kursit të vendit në vend që të mbështeten pasivisht te politikanët për të marrë të gjitha vendimet.