“Besoj që këtë herë me plot të drejtë mund të ndjehemi mirë për faktin që ishte sa një mundësi për të shprehur mendimet tona aq edhe një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë. Jemi respektuar posaçërisht. Unë këtu bëj një krahasim me dy vjet më parë kur unë isha në OKB këtu në Nju York, sapo ishte formuar qeveria. Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme”, është shprehur kryeministri, Edi Rama,i cili ka bërë një bilanc takimeve që zhvilloi Nju York, në kuadër të asambalesë së OKB-së. Rama shpjegon gjatë kësaj interviste përse në fjalën e mbajtur në OKB këmbënguli për njohjen e Kosovës.
“Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë”, deklaron Rama.
Rama flet edhe për takimet me diasporën shqiptare dhe propozim për mbajtjen e një samiti.
“Ne jemi angazhuar prej më shumë se një viti në një projekt bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit dhe pjesë e këtij projekti është edhe Diaspora. Gjatë këtij viti kemi punuar për të identifikuar një qasje të re ndaj diasporës duke konsideruar edhe opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë, gjë për të cilën kemi bërë dhe një anketë shumë profesionale me e diasporën shqiptare në Amerikë. Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën”, përfundon kryeministri Rama.
Viktori says
Nji bilanc deshtues tue u bazue ne kriterin qe vet Zn. Rama percakton. Rama deklaron se i ka duert te hapuna per Diasporen Shqiptare si ne Evrope ashtu edhe ne Amerike. Kerkon nderveprim (dhe investime) pa caktue kondita se kush mund te marrin pjese ne samitin i ardhshem ne Tirane. Pra konditat eksistuese nuk perputhen me deklaratat e Kryeministrit. Investuesi Shqiptar, ose ndervepruesi, qe jeton ne Belgjike, ne Gjermani apo ne Itali, per shembull, ka mundsi me investue ose nderveprue tue pas perkrahjen e Konsulates Shqiptare. At perkrahje, sa do qe kishte disa mungesa, e ka pas edhe Diaspora Shiptaro-Amerikane ne kohen e qeverisies e Sali Berishes. Por sa e mori ne dore qeverine, kryeministri i ri, Edi Rama, e anuloi sherbimin konsular ne Amerike. Drejta te barabarta me kondita jo te barabarta mund te ekzistoin vetem ne nji fantazi politike oligarke.
Diaspora Shqiptare nuk mund te jtoin plosish e kenaqune ne Amerike, si na keshillon Rama me ba, pa ju pergjegj thirrjes e popullit Shqiptare me te cillin asht pjestare e pa ndashme. Per ket arsye asht themelue Vatra e Fan Nolit e Faik Konices ne nji koh legjendare, kur Shqipnia, si Shtet, ishte hala nji anderr dhe as Rama as baba i tij nuk ishin lind hala per me na mesue se si me ken Shqiptar.