NGA BEQIR SINA, Dibra e Madhe/
DIBER : Kryeqyteti i Shqipërisë,Tirana dhe Dibra e Madhe me rrethinë, për një javë u shëndërruan në destinacion kryesor të disa historianëve dhe studiuesve të ardhur nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, për t’u bërë pjesë e shënimit të 100 vjetorit të Kryengritjes së Shtatorit të vitit 1913, të njohur si : “Kryengritja Dibrane 1913″. Historianët dhe studiuesit e tubuar në Dibër të Madhe, së bashku me qytetar të Dibrës e rrethinës, së saj, përfaqësuesve të pushtetit lokal nga Peshkopia dhe Dibra e Madhe, dhe një grup i dibranëve – familje të vjetra dibrane që jetojnë prej vitesh në Tiranë, dibranë nga Shtetet e Bashkuara(përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, së bashku me veprimtarin e dalluar të këtij komuniteti zotin Rrape Ruci – i cili njëhereshit, është edhe president i Insitutit Amerikano-Shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me seli në State Island, ishin pjesë e simposiumit kushtuar kësaj ngjarje të madhe historike, që u mbajt në Hotelin Uraniku në qendër të qytetit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kreu i Këshillit Bashkiak, të Tiranës, zoti Njazi Kosovrasti, Gëzim Ostreni, kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, zoti Ilir Krosi, Kastriot Haxhirexha, Bashkim Mashkulli, kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, në Tiranë, zoti Saimir Shatku, zoti Tefik Jegeni, kryetari i shoqatës së Intelektualve dibranë zoti Fatos Daci, zoti Mexhit Capa, kryemyftiu i Dibrës Ramazan Hasa, profesorë, studies dhe historian të tjerë, të shquar nga qyteti i Dibrës, si dhe televizioni MTV2 dhe media lokale.
Pas prezantimit të historianëve dhe mysafirëve të nderuar, mbajtësve të kumetesave, moderatori i saj Ylli Mirzo ia dha fjalën përshëndetëse kryetarit të Komunës së Dibrës, zotit Ruzhdi Lata, i cili mes tjerash theksoi: “Kryengritja Dibrane ishte kryengritja shqiptare që erdhi pas atyre padrejtësive që iu bënë kombit tonë në atë kohë. Kjo kryengritje, është ngjarja më e rëndësishme dhe më e madhe e kësaj treve, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme historinë tonë, kombëtare, ajo është një kryengritje e cila u udhëhoq nga burrat më të mirë të Dibrës, të cilët bënë sakrificën më sublime për vatanin edhe nderin e familjes, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre, për dinjitetin dhe qënien e tyre në këto troje. Duke e përkujtuar këtë ngjarje, kreu i Dibranëve, zoti Lata, vlerësoi lart kontributin e të gjithë historianëve shqiptarë, e sidomos atyre dibran të cilët po japin një kontribut të paçmuar, në studimin e tyre rreth kësaj kryengritje, e cila ishte nga më të fuqishmet e asaj kohe për t’ju kundërvënë pushtuesve Serbë .Kryengritja e Dibrane, sipas tij është lufta e shqiptarve në fillim shekullin njëzet, për bashkimin kombëtar”- theksoi kryetari i komunës së Dibrës në cilësinë e mikëpritësit të kësaj konference.
Konferenca shkencore kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes se Shtatorit të vitit 1913, e njohur si : “Kryengritja Dibrane 1913″ që zhvilloi punimet nën kujdesin e komunës së Dibrës së Madhe, kryetarit të saj zotit Ruzhdi Lata, e parë në të gjitha trajtesat e saj si ngjarja më e madhe historike e Dibrës, e cila hodhi mjaft dritë në ngjarjet e shtatorit të 1913, duke sjellë fakte e argumente të reja nga hulumtimet e shumta të studiuesve, historianeve dhe gjurmuesve të shumtë, pjesëmarrës në këtë Konferencë shkencore, që u mbajt në Hotel Uraniku në Dibër të Madhe.
Kjo konferencë që kishte mbledhur në një vend me rëndësi gjeo-politike shumë të rëndësishme të asaj kohe, studiues, gjurmues e hulumtues këta nga Shkupi, Tirana dhe Prishtina, me kumtesat që u paraqiten në këtë Konferencë, thanë se :”Kjo ishte kryengritje dhe lufta e parë e shqiptarëve për të mbrojtur dhe çliruar territoret e okupuara nga ushtria dhe hordhitë serbe, të asaj kohe. Kryengritje e shtatorit 1913, sipas tyre ishte lufta e parë e shqiptarëve për territoret që mbetën jashtë Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe pas konferencave ndërkombëtare, e sidomos pas vendimeve të Konferencës së njohur të Londrës, që rezultoi me copëtimin e trojeve shqiptare dhe aneksimin e pushtimin nga ushtria serbe.
Në 100 vjetorin e Kryengritjes së Shtatorit 1913, ose të njohur si “Kryengritja Dibrane 1913”, pjesëmarrësit e Konferencës shkencore vlerësuan se Kryengritja Dibrane ishte goditje e fuqishme dhe e parë e armatosur e shqiptarëve ndaj pushtuesit të ri serb, që kishte okupuar tashmë trojet e banuara me shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, ku edhe filloi të rritej rezistenca nga pushtuesve të egër, që sa kalonte koha represioni, dhuna dhe krimet ishin gjithnjë e më të egra, ndaj rezistenca shtohej paralelisht me dhunën dhe terrorin që serbët e ushtronin ndaj popullatës së Dibrës, Strugës, Ohrit dhe rajoneve tjera përfshirë edhe Kosovën. Megjithëse, thanë oratorët ajo asnjëherë gjatë këtyre 100 vjetëve, nuk u vlerësua ashtu si e meritonte të trajtohej ajo, madje u tha se kjo kryengritje në kohën e komunizmit u quajt edhe “nxituar” dhe e pa menduar mirë.
Për këtë qëllim zbardhjen e saj të vërtet nga studiues dhe historian të njohur, pikërisht në këtë 100-vjetor të rezistencës së dibranëve kundër serbëve dhe i eksodit të tyre drejt Tiranës, fillimisht u përkujtuan këto ditë gjatë një konference shkencore që u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, organizuar prej Unionit të Krijuesve dhe Gazetarëve Dibranë, me president Fatos Dacin dhe dje gjatë pasditës së shtunë në Dibër të Madhe, organizuar nga Komuna e Dibrës, dhe përkujdesjen e madhe të kryetarit të saj zotit Ruzhdi Lata.Koferenca shkencore, e Dibrës me trajtesat e saj erdhi me fakte dhe dokumente të reja për këtë eveniment të rëndësishëm historik. Në këtë konferencë u mbajtën 5 trajtesa të ndryshme nga njëra tjetëra dhe të pa paraqitura më parë. Në këtë konferencë fillimisht u paraqitë profesori i universitetit të Prishtinës, Prof Dr. Mahmut Hysa, me trajtesën “Mbi kryengritjen dibrane dhe jehonën që pati ajo rreth e përqark Dibrës”. Më pas referuan zëvendës drejtori i Arkivit të Maqedonisë, zoti Qerim Lita, historiani i njohur nga Shqipëria, Uran Butka, studiesi dibran Agron Tufa, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve te Komunizmit, kërkoi që kryengritja e shtatorit të zen vend në historinë e kombit shqiptar si një ngjarje e rëndësishme njëherazi edhe më tragjike e qëndresës së popullit shqiptar, për të hedhur poshtë robërinë serbo-malazeze dhe për të realizuar bashkimin me shtetin e pavarur shqiptar. Më pas me trajtesat e tyre interesante erdhën dhe historiani prof. Gafur Zoto, dhe juristi Saimir Shatku, i cili është kryetar Shoqatës Bashkësia Dibrane, i nismës qytetare, intelektualësh dhe familjesh dibrane me banim në Tiranë.
Dhe në fund Konferenca kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Shtatorit të vitit 1913, të njohur si : “Kryengritja Dibrane 1913″, u përmbyll me një darkë gala – ku morën pjesë më shumë se 300 vetë e sposorizuar financierisht nga veprimtari i njohur dibran në Amerikë, zoti Ylber Piku, një tjetër personalitet i njohur i diasporës shqiptare në SHBA, që do të evidentohej jo vetëm si pjesëmarrës aktiv, së bashku me bashkëshorten, dhe familjen e tij, por dhe si organizator e sponsor kryesor i këtyre dy aktivitetve në Tiranë dhe Dibër të Madhe.
Në këtë Konfrencë trajtuesit e saj kërkuan që këto trajtesa të botohen në një libër të veçantë, mbasi ato për shkak të kohës së limtiuar nuk u lexuan të plota, dhe në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe, u propozua që të ngrihet një obeliskë kushtuar Kryengritjes Dibrane të viti 1913. .
Ndërsa, të gjithë mysafirët nga Tirana, sot gjatë ditës së diel vizituan qendrën e qytetit të Dibrës së Madhe dhe disa monumentet kulturoro-historike të kësaj ane, dhe familjet dibrane.