Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj shpallë listën e zyrtarëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e cila organizoi Kuvendin me 27 Prill 2013. Pas konsultimesh, dr. Bucaj publikon përmes Gazetës Dielli listën e zyrtarëve.
Zyrtarët e kryesisë janë:
President : Gjon Bucaj
Viecepresidents: Agim Rexhaj, Asllan Bushati
Secretar: Nazo Veliu
Assistant Secretar: Chris Kirka
Treasurer: Marjan Cubi
President of Vatra Foundation, Inc. Dr. Nexhat Kalici
President of Vatra Educational Foundation Prof. Mithat Gashi
Editor of the newspaper “Dielli” Dalip Greca
Mondi Rakaj says
Urime Kryesise se re! Duke patur parasysh se une isha nje nga 3 Drejtuesit e Kuvendit, ju sqaroj se, ne baze te shenimeve te mija ce kam mbajtur Nen Kryetari I dyte eshte votuar me vota unanimisht nga kuvendi, ce Nen Kryetari I dyte te zgjidhet nga deget e tjera te Amerikes dhe jo nga New Yorku.
Ne baze te informacionit, Z. Buqaj, nuk ka kene I informuar per kete vendim te Kuvendit, se ne ate kohe kur eshte marre vendimi unanim ka qene jashte Sallet.
Z. Bushati ishte dashte ta informonte Kryetarin e sapo zgjedhur , dhe mos ta pranonte rrolin e Nen Kryetarit te dyte, duke patur parasysh vendimin e Kuvendit.
Shpresojme ce ky gabim te korrigjohet sa me pare.
Ju Pershendes
Mondi Rakaj
Nje nga 3 Drejtues I Kuvendit 2013
Sekretar / Dega e Michiganit
Gjon Buçaj says
I dashtun Mondi,
të falënderoj për urimet dhe çmoj kontributin me punën në Kuvend dhe në degë. Jam në dijeni të shumë diskutimeve dhe propozimeve që janë ba në Kuvend. Asht folë për kanunoren dhe per strukturen e Vatrës. Por due të ju kujtoj se në fund u pajtuen të gjithë delegatët që kryetari i posa zgjedhun të emnonte zyrtarët, dhe unë kërkova të më lejohet kohë për nji javë deri më 10 dit, për të komunikue listën. Për shkak të zgjatjes së konsultimevet, jam vonue dhe kërkoj ndjesë të gjithë antarëvet dhe lexuesëvet. Ka shumë propozime që duhet të jenë parasyshë gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në kanunore, të cilat do të formulohen nga ekspertë ligjorë, linguistikë dhe njoftës të historisë së Vatrës. Ky do të jetë nji proces që do të zgjasi deri në kuvendin e ardhshëm. Pra, emnimi i zyrtarëvet asht ba simbas vendimit të fundit të Kuvendit, të aprovuem nga të gjithë delegatët, tue përfshi edhe vatranin e respektuem që pat propozue nenkryetar nga degët dhe “Public Relations” e të tjerë. Vendimi i mbramë e suprimon vendimin e maparshëm mbi të njajtin subjekt.
Une nuk pretendoj te kem ba zgjedhjen ma te mire per zyrtaret e kryesise, por e kam ba në pajtim të plotë me vendimin e Kuvendit dhe me premtimin e secilit prej tyne se do të bashkëpunojnë me perkushtim të sinqertë me kryetarin, me zyrtarët tjerë, me degët dhe me të gjithë antarët, për të mirën e Vatrës.
Të siguroj se e çmoj vrejtjen tande jo vetëm në parim, por për ma tepër pse më dha rastin e spjegimit të këtij fakti, që shpresoj se do të çmohet si i tillë nga ti, ashtu edhe nga Simon Qafa dhe nga ndokush tjetër që nuk a ka pasë të kjartë.
Përshëndetje të përzemërta,kryetari,
Gjon Buçaj.
skenderi says
I nderuar Zotri Rakaj,
Uroj suksese deges se Michigan-it. Kuptoj leshimin qe u be ne kuvend, mendimi im esht se me Zotri Bucaj’n ne krye te Vatres kemi mundesi te bejm nje avancim ne rendesine e Vatres per komunitetin, po edhe te shendrojm Vatren ne nje subject active ne mbrojtjen e denje dhe serioze te interesit kombetar dhe pacenueshmirine e saj. Sot kemi me vete SHBA-TE shtetin me demokratik ne kete universe, mikun me te mire te shqiptarve ne gjith historine e SHQIPTARIT prandaj skemi nevoje te ngushtohemi te artikulojme ate qe per disa kombe esht normale, interesi kombetar dhe afrimin ne te gjitha sferat me vendet tjera Europiane.
Deri tani vatra ka qene ne defansive dhe pjese e politikes ditore te disa partive, tani me Zotri Bucaj kryetarin e respektuar na hapet mundesija qe Vatra te jete artikulluese e qarte e progresit me te shpejte kombetar . Poashtu te nderuarit Zotri Agim Rexha dhe Zotri Bushati do te jene krahe te rendesishem dhe plot energji te zotri kryetarit. Mendoj se Vatra ne dy vitet e ardhshme do te mesoj shum nga anetaret e saj. Prandaj zotri Rakaj ju lus qe keto dy vite te jemi nje te gjithe dhe ndihmojme Kryetarin ne suksesin me te rendesishem: qe edhe ne te jemi reference e respektuar nderkombetare ne ceshtjen tone kombetare. Kjo vatres i mungon qe nga koha e Nolit dhe Konices.
plot respekt
Skender Murtezani, MD
kryetar i deges Queens NY
Luvigj Sterbyci says
Pershendetje o Vatran,une due nga te gjithe Vatranet qe Vatra te mos tjetersohet,dhe le te jete pikrishte po Vatra qe te na mbledhin nen emmrellen e saj se emiri Vater eshte shum domethenes dhe si i tille duhet qe kjo Vater ta mbaj gjithmon zjarrin ndezur per fe dhe atdhe,pra qe te gjithe ne te japim kontributet tona,por dhe drejtuesit e qendres te Vatres duhet qe ta nigjojne zanin e Vatranve te degve te ndryshme,kur behet fjale per te permirsuar ecurin e Vatres dhe shtimin e antarsise ne rradhet e Federates Pan Vatra.
Te sa po zgjellurve ju uroj pune te mbare dhe suksese qe te gjithve,L,S,MI,ANTAR I VATRES DEGA Michgan.