Gjatё Meshёs sё Papa Françeskut nё Vatikan – 5 qershor 2016 – poeti shqiptar Visar Zhiti shkon nё kёrkim tё “pёllumbit tё bardhё” tё fёmijёrisё sё birit Atjon. I kthyer nё Tiranё nga Milano pёr pushimet e Krishtlinjes, Atjoni nё njё aksident me motor ndërron jetë. Ёshtё 19 vjeç dhe studjon nё Universitetin Katolik. Rreth orёs pesё e ëma Eda telefonon nё Milano: “Atjoni… jo, jo…”. “Je e sigurtё? Do tё jetё duke fjetur. Do tё shohёsh se do tё mjaftojё njё pёrkёdheli pёr ta zgjuar”, i pёrgjigjen.
Sapo kishte hyrё nё vitin e dytё tё Filozofisё, pёrveçse shkrues esesh politike (mbi pёrmbajtjen e disa diskutimeve jo nё dobi tё qeverisё, ndokush shtrembёronte buzёt me qё i ati atёherё ishte ministёr i Kulturёs), Atjoni ishte edhe piktor. por “miqtё e çizmes”* do ta zbulojnё vetёm gjatё funeralit.
Pikёrisht njё vizatim të Atjonit mban edhe ballina e librit “Nata ёshtё atdheu im”, përmbledhja më e re me vargje e Visar Zitit, (Botimet “Pazzini”, 100 f. euro – 12), pёrkthyer nga Elio Miracco; me parathёnie nga Ennio Grassi. “Po ku ёshtё pёllumbi yt, Bir,/ pёllumbi i bardhё i fёminisё tёnde?” ngulmon poeti. “E nuk doje tё rriteshe,/ se ashtu as pёllumbat/ nuk trёmbeshin prej teje…”
Kaloi pothuaj njё vit e gjysmё nga ikja e Atjonit në Qiell dhe Visari – mbasi la detyrёn e ministrit tё Kulturёs nё Shqipёri dhe shkon si ambasador pranё Selisё sё Shenjtё – vëzhgon pёrqark nё kёrkim tё çfardo shenji tё pranisё sё djalit. Shenja qё mundohet t’i gjejё dhe në natё: poeti arrin ose beson se mund ta bёjё, të lexojë madje dhe terrin. Si nё njё partiturё, libri nis me njё lentissimo (Marr dorёn e butё tё kёsaj mbrёmjeje,/ e ledhatoj, pastaj e hap pёr tё parё fatin”), pёr tё ndryshuar kohёn nё njё stringendo/ (“Do tё doja qё shpirti im/ tё dilte nga kraharori e tё vinte te ju/ si njё pelerinё e padukshme t’ju mbёshtillte,/ ku pёrsipёr tё ndiheshin fjalёt e mia/ si njё shi i magjepsur.”), pёr t’u mbyllur me njё doppio movimento (“E gjithё kjo ditё vetёm pёr tё kujtuar…/ Por tmerri ёshtё mё i madh, nuk e nxё kjo ditё,/ del pёrtej [….] Po unё dua ditёn time tё harresёs…/ “Si penё qё do tё doja tё shkruaj u bё lamtumira,/si çelёs i shtёpisё tёnde qoftё ora e kthimit,/ e ke varur nё qafё si njё fёmijё, / qё mos tё tё humbё gjatё lojёs, se e gjithё lojё qenkёrka, Bir.”)
Na vijnё nё mёndje dy poetё tё tjerё, tё goditur nё tё njёjtёn mёnyrё: Giosuè Carducci (Rima tё rejapёr Danten, tre vjeç) dhe Giuseppe Ungaretti (Dhimbja pёr Antonetto-n, nёntё).
E, nё tё njёjtёn kohё – na vjen të ripёrshkojmë biografinё e Visar Zhitit – njё histori dramatike, por me njё fund tё gёzueshëm. Se në fakt poeti, i burgosur pёr njё pёrmbledhje poezish Rapsodia e jetёs sё trёndafilёve– si i ati, aktor teatri e komediograf – mbas tetё vitesh burgimi nё kampet e punёs (miniera bakri e fabrika tullash), me rёnien e diktaturёs komuniste, rifitoi lirinё. Pastaj boton nja dhjetё libra (poezi, narrativё dhe eseistikё), duke u konsideruar si një lloj Ismail Kadareje tjetër, zgjidhet deputet nё Parlamentin shqiptar, kalon në karrierёn diplomatike (Itali, Shteti i Vatikanit, tani nё ambasadё në Washington) deri më tani . Por gjithshka shëmbet me ikjen e birit tё vetёm.
Po gjurma qё lë poeti me penёn e tij, zgjat njё stinё (si ajo mbi dёborё) e me kalimin e kohёs shkrihet nё kujtime ose shenjohet pёrjetё? Këtë pyetje të Anila K. zbulojmë se Visar Zhiti ia lë përgjigjen së ardhmes.
Marrё nga “Corriere della Sera”, 19 Qershor 2018
E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika
______________
*) Miqtë e çizmes ka kupimin e miqve të ngushtë, që janë bashkë si dhuratat që futen në çizmen e festës së Epifanisë (shën. përkthyesit)
***
VAZHDIMI IM PËR DY POETËT
Nga Eugjen Merlika
Sebastiano Grasso është poet dhe gazetar i njohur italian, kritik arti në gazetën më të madhe “Corriere della Sera”, ndërkohë dhe President i PEN Clubit italian që nga viti 2007, pas shkrimtarëve të njohur botërorë si Alberto Moravia, Mario Luzi, etj.
Ai u laureua për Letërsi Moderne në Modena, Siçili, nga dhe është dhe vetë, por që nga viti 1971 jeton në Milano. Përveç disa librave me përkthime nga frengjishtja dhe spanjishtja, herët ka botuar përmbledhjet me vargje “Orizzonti lontani” (“Horizonte të largëta”), “Plaquette” (“Plaquette”), “Poesie fuori stagione” (“Poezi jashtë stine”), “Il giuoco della memoria” (“Loja e kujtesës”), “Pour Marie-Hélène” (“Për Marie-Helenën”), “Il poeta e il fantasma”(“Poeti dhe fantazma”).
Dhe pas një heshtje që zgjati 20 vjet, pati një shpërthim të ri dhe boton rresht librat e tij me poezi dashurie dhe përkthehet në shumë gjuhë, në Spanjë me parathënien e nobelistit José Saramago, në Rusi me të poetit Evgjeni Jevtueshenko, në Siri me të Adonisit, poetit më të madh arab sot, në Poloni, në Suedi me hyrje nga poeti Jesper Svenbro, antar i akademisë suedeze (që jep dhe çmimin “Nobel”), etj.
Ndërkaq ai ka marë disa çmime letrare si “LericiPea” (së bashku me amerikanin e “Beat generation”, Lawrence Ferlinghetti, që më pas po ky çmim do t’i jepej dhe Ismail Kadaresë. Një nga librat e tij të fundit, “Tu, in agguato sotto le palpebre” (“Ti, në grackën nën qepalla”), botuar në Itali më 2009, u përkthye dhe në gjuhën shqipe dhe u botua në 2011 nga “Uegen” në Tiranë dhe u nderua në Tetovë në 2014 me çmimin “Naim Frashëri në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë. Si përkthyes në këtë takim kishte marë studentin Atjon Zhiti.
Visar Zhiti, mbas tragjedisë me të birin e vetëm, Atjonin, student i ndritur i Universitetit Katolik tё Milanos, e tejkaloi heshtjen letrare me botime që lidheshin me djalin e tij duke sjellë ndjesi aq sa intime, po aq dhe përgjithësuese. Së fundmi në Itali iu botua pёrmbledhja me poezi, “Nata ёshtё atdheu im”. Titulli ёshtё simbolik dhe tronditës njëherësh dhe zbulon procesin e brёndshёm shpirtёror tejet tё vёshtirё tё poetit nё kёta vite. Janё vite tё njё pёshtjellimi shpirtёror krejtёsisht tё pazakontё, tё pakrahasueshme as me periudhёn e zezё tё arrestimit e të burgimit tё gjatё tё shkrimtarit nё kohёn e diktaturёs.
Po kështu dhe për bashkёshorten e tij, Edën, ka qёnё njё pёrmbysje me rropamё e njё bote qё ishte ndёrtuar, duke patur si ëndërr rritjen dhe brumosjen e atij djali të jashtazakonshëm, shpalosjen e dhuntive të tij për një të ardhme më të bukur.
Zakonisht tё tilla gjёndje shpirtёrore, mbas cunamit tё dёshpёrimit, rrisin vepra tё mёdha, do tё thosha tё jashtzakonёshme nё gjinitё e tyre. Mendoj se njё e tillё ёshtё kjo pёrmbledhje e vogёl poezish, qё kanё nё qendёr tё tyre Qiellin, yllësitë, hapёsirёn e pafund tё kёrkimit tё njё shenje tё prekshme vazhdimёsie tё jetёs së përtejme. Nuk ёshtё njё kёrkim, frut i dёshpёrimit asgjёsues, por i njё bindjeje tё rrёnjosur tashmё nga metamorfoza shpirtёrore e autorit qё ndjen “Njё dhёmbje… si ajo nё trupin / e sё Shenjtёs Mari, / kur po lindёte Jezusin./ Dhe unё jam pёrballё kёsaj dhёmbjeje / si njё tjetёr kryq i gjallё, / teksa muzgu pёshpёrit: Bir!”.
Autori e ka gjetur tё vёrtetёn e amshuar e ngushëllohet me ngjajshmёrinё e dhimbjeve me ato tё Shёn Mёrisё para Kryqit me Birin e saj, qё ёshtё pёrmbledhja mё e pёrkryer e dhimbjes njerёzore e hyjnore. Por dhimbja e tij nuk mbetet nё kornizёn e tragjedisё familjare, ajo i kalon caqet e kataklizmёs vetiake, e si shprehje e misionit tё pёrhershёm qytetar tё artistit, rrok problemet e pёrjetёshme, por veçanёrisht tё kohёs sё tij, nё tё cilёn poeti pohon: “Po ecёn historia, jo kundёrhistoria si pёrbindёsh!”
Fakti qё poeti kthehet, pëveç të tjerash dhe nё misionin e tij historik tё padisё tё sё keqes njerёzore, nё tё gjitha shfaqjet e saj, qё e hedh vёshtrimin rreth e pёrqark globit, na forcon idenё se roli i tij vazhdon tё jetё i njё rёndёsie tё dorёs sё parё, se prej tij, mund e duhet tё presim tё tjera kryevepra.
Fakti qё gazeta mё e njohur e Italisё, njё Vend qё e njeh mirё shkrimtarin tonё, nёpёrmjet botimit tё veprave tё tij si nё poezi ashtu edhe nё prozё, nxjerr njё shkrim tё kritikut tё saj letrar, Sebastiano Grasso, kushtuar librit tё fundit tё Visar Zhitit, ёshtё njё sukses i padiskutueshёm e shumё fjalёmirё jo vetёm pёr Visarin tonë, tashmё t’afirmuar plotёsisht nё panoramёn letrare, jo vetëm shqiptare, por edhe më gjerë, por pёr gjithё letёrsinё tonё.
Dëshirojmё me gjithё zemёr qё Visar Zhiti, i cili pёrbёn njё krenari tё kulturёs e tё kombit tonё, tё vazhdojё tё ecё nё rrugёn e tij krijuese, duke na dhёnё vepra, pёr tё cilat kemi ende shumё nevojё si shoqёri e si komb.