NE DITEN E KUJTESES EUROPIANE TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT/
NGA GJON KAÇAJ*/
Ne Foto:- Familja Mirakaj kaloi 45 vjet në kampet e internimit/
Të përndjekurit politik të Shqipërisë, kanë një etalon përfaqësimi, Simon Mirakën. Shëndetpakët energjik, i vuajtur, tolerant, por gjithmonë i vendosur dhe plot besim se do ta fitojë betejën me kuçedrën e kuqe, falë guximit, ndershmërisë, intelektit e traditës familjare të një breznie e një geni të pastër me moralin e fisnikrisë, që s’arritën ta manipulojnë kurrë zullumqarët partiakë. Djaloshi 15 vjeçar, më i vogli i familjes Mirakaj, në internim i përgjigjej çdo 12 orë gardianit në apel: Këtu jam!Dhe kjo u përsërit për 45 vjet. Madje edhe në qershor të vitit 1989 atij ia përsëritën denimin edhe 5 vjecarin pasardhes-5 vite të tjera internim, packa se u mbeti vendimi në letër Komisionit të dëbim internimeve sepse u përmbys e theu qafën diktatura komuniste.
Po përse u dënua ky fëmijë, që u burrërua kampeve të internimit? Sepse dyshohej se 10 vite të shkuara, pra kur ishte vetëm 5 vjeç, kishte propoganduar për prishjen e marrdhënieve Sovjeto -Shqiptare, ndërkohë, që ato marrdhënie kishte kohë që ishin çare dhe propaganda e kuqe, dhe vetë antarët e komitetit Qendror dhe të byrosë politike i shanin botërisht.
Eh ! Ata “burrat” me pantallona të shkurtëra vuanin në kampet e internimeve në Gjazë, Plug, Çermë, Grabian, Savër, e Gradishtë të Lushnjes, dhe në mesin e tyre zgjidheshin e arrestoheshin, si të rrezikshëm, djemtë e nacionalizmit shqiptar.
Kur mendoj për ish të përndjekurit, ndalem dhe veçoj bashkvuejtsin Simon Mirakaj, gjithëmonë stabil e i pa manipulueshëm nga intrigantët politik që s’arriten ta triblojnë politikisht, mbase mund të shprehem lirshëm si ish koleg pune mbas viteve 1990 edhe si të vetem të pa infiltruar në drejtimin e institucioneve të përndjekurëve politik. Figura e tij më shëmbëllen si drangue në përballje me kulçedrën ashtu si e përshkruen Fishta në kangën e 16-të,Kulçedra.
Populli shqiptar duhet të mos harrojë, por të kujtojë krimet e komunizmit. Sa shqiptarë u vranë në kufi në kërkim të lirisë? Qeveria komuniste ngrinte edhe kurthe e mashtronte si Amnistia e vitit 1987, që gjoja u riktheu lirinë, por kjo ishte tjetër gënjeshtër mashtruse- kishin ngritë një kurth tjetër,-kishin prodhuar ne makinën e tyre të propogandës mashtruse një dekret special për ndalimin e vrasjeve në kufi duke e etikitue ikjen si kalim të paligjshëm të kufinit e jo tradhti Kombtare, duke parashikuar një dënim deri me 5000 lekë! Sa u mashtruan nga ky dekret?!
Té shumté ishin ata qé u besuan edhe… e pësuen. Kush ka pasë fatin të lexoi librin: “Unë vi nga Shkodra” shkruar nga shkodrani Luigj Çekaj me banim në Nju-Jork do t’më kuptojë lehtësisht përse shkrova diçka për nënat shami zeza.Ne ate liber gjene shume tragjedi qe u ndodhen nga kalimet ne kufi. Ngushllime të gjithë nënave që humbën djemët në kufi të tradhtuem nga dekreti për ndalimin e vrasjeve në kufi të firmosur nga d.v. Ramiz Alia.
Mbas amnistisë në vitin 1987,shtatë tiranës të liruem nga Spaçi e Qafë Bari udhtuen me tren nga Tirana në Elbasan dhe pastaj me autobusë në Prrenjas drejt kufinit në Rrajcë-Skenderbe me qëllim të kalonin kufirin nga piramida nr.40, të ndarë në dy grupe.
Kujtim Xhaja dhe Ilir Serjani të parët dhe pesë të tjerët mbasi do kalonin të parët,të cilin mbasi thyen klonin mbas mesnate duke u zvarris barkas e kame-dorë takuen pa dije telin ngjyrë bari të alarmit që sinjalizonte grupet e gatshme kufitare.
Njësiti i parë me qenin e kufinit ndaluen në errsirë Ilir Serianin .
Sapo i vunë tyten e automatikut të skuqun nga të shtënat në ajër i dhanë dy mundësi.
Do vdiste nga plumbat apo donte të vdiste nga qeni.
-E due vdekjen nga qeni,- thirri Iliri,me qellim që shokët të fitonin kohë për të shpëtue.
Përzieria e copave të mishit me zhelet e shkyeme të njoma me gjak shtonin ulurima me nji tërbim të paimagjinuar arrinin deri në qiell.
Kujtim Xhaja, i strukun në errësirë, me nji thikë të vogël lëshohet me dhimbje në shpirt mbi qenin, që hakrrohej mbi shokune tij të shtrirë për vdekje.Edhe atë e coptuen breshëritë pa i kursye plumbat.
Zëri i nënave ka mbetë i murosun në gjokset e sejcilës.Ato kanë përjetuar tek shuhej për jetë shpresa, se nji ditë do të baheshin fatlume.
Nga 15 Gushti 1989 deri me 16 Shtator 1990 në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe po luhej tragjedia makabre e instaluar nga profesionistë me përvojë 45 vjeçare të sigurimsave të diktatorit të maskuar Ramiz Alia.
Si në të gjitha zonat kufitare të Shqiperisë, në bregun e Bunës ekzekutuen Dodë Franin 24 vjeç e Gjon Kumbullakun 26 Vjeç!
Kryefjala ishte çasti kur dy kufomat e coptuara u ekspozuen para materrnitetit në Shkodër sikur paralajmronin nënat se fëmijët që do lindni do të kenë këtë fat.
Tregojne se nga tmerri që u panë sytë, njëra nga nënat e humbi fëminë!
Ndue Narkaj 23 vjeç, mbasi kalon kufirin në Stare e qëllojnë me breshëri kufitarët,dhe mbasi e tërheqin kufomën nga andej kufinit e zhveshin dhe i heqin orën e dorës pastaj i vënë zjarrin pyllit duke djegë nje hektar dhe si humanistë, familjes i dorzojnë orën e dorës dhe xhaketë.
Mas dy vitesh nji km larg pyllit të djegur në mes dy shkëmbenjësh gjejnë të mbështjellë me plastikë gjysmën e kufomës së djegur, mbasi familjarët i kishin informue se djali i tyre jetonte në diasporë.
Po Pllumb Pllumbaj 19 vjeç i larguar nga internimi vritet në mes klonit dhe brezit të butë afër postës kufitare në Hot dhe mbahet tre ditë i lidhur me tela gjëmbash në nji pusete të hidrovori në ujë me urdhër të komandantit të postës kufitare,sot aktualisht shefi i emergjencave të Shqipërisë, ashtu si arriti në qeverisjen tjetër shefi i sigurisë në presidencë.
Sokol Veshti 21 vjeç mbasi e plagosin në tentativë për të kalu kufirin dorzohet, por e ekzekutojnë. Autori emërohet kryetar dege në vitin 2014! Sa pa Kujtesë jemi ne shqiptarët?!
Cili shtet i botës apo gjykatë mundë të barazojë viktimen me kriminelin.
Po në cilin shtet të botës krimineli lartësohet dhe viktima përçmohet?
Kjo nuk duhet të ndodhë në Shqipërin demokratike si aleate e Sh.B.A.-së,e inkuadruar në NATO,e me ngut për tu anëtarësue në Bashkimin Europian.
Jo, të paktën ndëgjoni zërin e poetit Havzi Nela. Nuke ndjeni rënkimin?:
Kur të mësoni se kam vdekë
Kurë të thoni”Ndjesë pasë,
A e dini se çfarë kam hjekë”
Unë poeti zemerzjarrtë…
…..Thoni, dritë ai kerkoi
E vetë dritë nuk pa me sy….
Ja çfarë përjetonte zëvends prokurori F.D malësori trim kur i uruem emërimin z.v. Prokuror i pergjithshëm:-E pranova emërimin me dhimbje ashtu si përjetova degradimin si k/ prokuror në Kukës,mbasi gjykuam dhe denuam me tetë vite heqje lirie poetin Havzi Nela.
Jam ndier i fyer kur i dhamë një denim të pa merituar, pa mbështetje ligjore.
Mbas analizës mujore më dhanë largimin dhe fletë emërimin zv/ komandant toge në postën kufitare në Pulaj të Velipojës.
S’më erdhi keq për zbritjen nga detyra, sa u indinjova mbasi u rigjykua poeti.
Denimi vdekje me litarë i nxituar……..
A thue prokurori në fjalë mbasi varja në litarë ishte publike dhe varrosja në nji shpatë mali i dhuroi kënaqsinë krytarit të gjykatës kushtetuese zotit Avdiu të firmosë çfuqizimin e ligjit për denime me vdekje ndonëse të detyruem nga nderkombtarët, a thue do tu rrëfen ndërkombtarëve gazetarët e gazetës “Koha Jonë” me të gjithë opozitarët që u bën thirrje të varfërve të djegin Shqiperinë për fajdet mbasi ata personalisht financuen të parët, duke tërheq mbas një muaj trefishi e shumës që kishin dorzu tek fajdet.
Ata sot janë të gjithë të pushtetshëm, kanë prona,gazeta, kanale televizivë etj….
Sot flitet për hapjen e dosjeve, të cilat dihet se janë manipuluar. Përse të hapen dosje të montueme fakirësh kur dosierët janë të montuar në pushtet.
*Autori është ish i bugosur politik, Ish Nënkryetar i të Burgosurve Politik të Shqipërisë,sot anëtar i degës së Vatrës në Detroit.