Nga Albert HABAZAJ*/ drejtor I Bibliotekes te Universitetit Pavaresia, Vlore/
Rasti fatlum e pruri që të merresha me mbledhjen e kujtimeve për Kujtim Peçin, me grumbullimin, sistemimin dhe përzgjedhjen e materialeve, dokumenteve e gjërave të tjera me vlerë që plotësonin sadopak portretin e tij me dritë. Ishte pikërisht besimi dhe dëshira e zonjës Lavdie Peçi (Nuraj), bashkëshorte fisnike e të paharruarit tonë Kujtim, që më vlerësoi dhe më dha mundësinë të realizoj me përkushtimin tim një borxh, ndoshta pengun e nderit për Kujtim Peçin mikun tim të vjetër, intelektualin e shquar erudit, veprimtarin e spikatur të Labërisë dhe njeriun e dashur e të kërkuar të shoqërisë. I shpreh mirënjohjen time të thellë e të pastër zonjës Lavdie dhe dy fëmijëve të saj e të Kujtimit: Matildës dhe Armandit për vlerësimin, që, në përgatitjen e kësaj monografie për njeriun e tyre më të shtrenjtë, jam përpjekur ta përdor si visar dhe të mos e shpërdoroj. Ndërsa shoku im i halleve dhe gëzimeve, qysh në vitet ’80 të shekullit të kaluar Bardhosh Nuraj, i cili është njëkohësisht edhe nip i Lados, meriton fjalët më të mira nga unë për përkushtimin e papërtuar që pati për ndërtimin e këtij libri. E gjej mundësinë që bashkë me Bardhon, Ladon e të afërmit e familjes së Kujtimit të falënderojmë të gjithë ata miq, shokë, kolegë e adhurues të Kujtim Peçit, që patën mirësinë e shkruan mbresat, mendimet e kujtimet e tyre, pa të cilët libri nuk do quhej libër. Nga pasuria e tij shpirtërore Lutfi Gjika më dhuroi me mirësi këshillimin e domosdoshëm, që ky libër të ndërtohet me shëndetin e vërtetë e të pastër për një nga miqtë e tij më të mirë, heroin e kësaj monografie, Kujtim Peçin tonë të paharruar, që jetoi në këtë planet 70 vjet, i lirë, si zogu në tramundanë…
Kujtim Peçi sa jetoi, jetoi i vërtetë, me dinjitet vetjak, familjar e shoqëror, me vlera morale të larta, që e zbukurojnë hijshëm personalitetin e tij, si rruaza të arta virtyti. Ai ishte i ditur dhe i guximshëm, saqë me lirinë e tij intelektuale ai u shndërrua në një model shkëlqyer për njerëzit e fjalës dhe të veprimit, i bindur në realizimin e lajtmotivit të tij: të përmirësohemi duke përparuar. Ka një shprehje Umberto Eko: “Të jesh i lirë do të thotë para së gjithash ta thuash të vërtetën. Vetëm e vërteta na bën të lirë”. Ndërsa shkrimtari dhe filozofi i njohur frëng Albert Kamy shkruante: “Të jesh i lirë nuk do të thotë të flasësh çka do, as të shtosh numrin e gazetave për plot skandale, as të vendosësh diktaturën e re në emër të një lirie të ardhshme, ku shumëzohet rrena, vazhdohet tirania, sepse ajo i shkatërron në mënyrë të pamëshirshme të gjitha vlerat”. Jo pa qëllim evidentova dy sentenca të dy mendimtarëve të njohur, sepse, të paktën që nga viti 1998 , kur bisedova për herë të parë me Kujtimin deri në vitin 2008, kur ai ishte mirë e pa shfaqje shqetësimesh shëndetësore, Kamy e Eko u bënë për ne shëruesit tanë të vlefshëm, që na furnizonin me ushqim shpirtëror “mendim Blo” thoshnim ne.
Kujtim Peçi është njeri i vërtetë, i lirë, dinjitoz, i pabujshëm për vlerat burimore dhe të fituara përgjatë 70 viteve, të cilat u bënë pjesë organike e qenies së tij. Na ka ikur një thesar. Shpirti i veprimit, mprehtësia dhe krenaria që ai mbartte e bënë të njohur në shoqëritë përkatëse ku punoi, sepse gëzonte respektin e të gjithëve për guximin, për ndershmërinë dhe për aftësitë profesionale. Vlerat e tij intelektuale rrezatojnë në arkivin e MEMORIES SË QYTETIT TË VLORËS DHE LABËRISË.
Ideali i tij i pastër, fisnikërisht qytetar çeli udhë për progresin dhe demokracinë, sepse Kujtimi e donte me gjithë forcën e shpirtit përparimin. Edhe ky libër është një homazh për të evokuar sadopak jetën dhe veprën e tij të mirë. Kujtim Peçi ka patur një veti që e ka karakterizuar tërë qenien e tij: Dashuria për atdheun, vendlindjen dhe profesionin. Ai nuk lindi profesor e shkencëtar, kjo e bëri të tillë. Fatlumsisht ndihem i nderuar që njoha dhe pata mik një njeri të mbushur me frymë dashamirësie, siç ishte dhe ngelet për mua Kujtim Peçi, i njohur dhe i vlerësuar nga shoqëria për pasurinë e Shpirtit të Bukur, të Mendimit të Kthjellët dhe të veprimit të Drejtë. Poeti Kits ka thënë: “Bukuria është e vërteta, e vërteta është bukuria”. Edhe bukuria e shpirtit të Kujtimit ndolli vetëm mirësi, harmoni, dituri dhe dashuri njerëzore. Sa i mirë qe! Sa shpejt që iku! Ah, more Kujtim! Le gjithë ato projekte të çmuara në mes. Ike…Na le…vetëm…U nxitove Kujtim, u nxitove…Na prishe punë, o mik i mirë! Po të paktën, na e le të drejtën për pemën e jetës dhe për të hyrë në Portat e Qytetit. Dhe kjo s’është pak. Është shumë. Të faleminderit!
Ishte pranvera e vitit 1998. Me një grup veprimtarësh idealistë, intelektualë të Labërisë mblidheshim shpesh herë e diskutonim me dëshirë, zjarr e shqetësim se çfarë duhej bërë për mbarëvajtjen e shoqërisë labe në kushtet e reja, në rezonancë me proceset demokratike, që na mbushnin me dritë besimi edhe për zhvillimin e trevës së Labërisë. Duhej riorganizuar Shoqata Atdhetare “Labëria” si kudo në Shqipëri, ku ka labër, edhe në Vlorë, aq më tepër që Vlora është zemra e kësaj treve me histori lavdi mbuluar për vete dhe për kombin.
Ishim një bërthamë entuziaste me burra me peshë, djem të mirë Labërie, si të paharruarit Kujtim Peçi, Njazi Hamzaraj, prof. Zeko Braho, Brahim Haxhiu, i biri i Osmën Haxhiut të epopesë së Njëzetës, Pelivan Bajrami, Idajet Jahaj, Serri Xhaferi, veterani Haki Gjondeda, Sejmen Gjokoli, muzikologu i paharruar Haxhi Dalipi, Mëno Gjoleka si nur, që i ndrittë kujtimi, Pirro Adem Xhaka, Tomor Lelo, prof. Bardhosh Gaçe, Hiqmet Mehmetaj, unë e plot e plot të tjerë që e donin dhe e duan Labërinë aq shumë sa s’e këmbejnë t’u falësh botën!
Diskutonim shpesh, sidomos te çerdhja ku na mblidhte arkeologu i përkushtuar Novruz Bajrami, për ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të traditave e zakoneve të nderuara të trevës labe si pjesë e pandarë e thesarit të madh të traditave mbarëkombëtare.
Mbaj mend që Kujtimi me atë qetësinë e tij gati olimpike na jepte mendime të vlefshme, me argumente për kontributet që intelektualët labër kanë e mund të japin në fushën e arsimit e kulturës, të dritës naimiane që ata ndezin në mbarë vendin e nëpër botë.
Më kujtohet që vinin shpesh në Vlorë Ibrahim Gani, Halil Qendro, Daut Gumeni, Lavdie Nanaj, Skënder Hasko, Lirim Deda, Pëllumb Tare, i paharruari Halo Abazi etj., nga Tirana, sepse donin Labërinë si mëmën e tyre, sikurse dhe ne të tjerët. Shpesh recitonim vargjet e bukura e të mahnitshme që Çajupi ka thurur për Labërinë. Kujtimi i kishte shumë për zemër. Atëherë dolën edhe disa shqetësime e probleme që mund të shkaktonin dhe tensione, sidomos lart, në qendër, në Tiranë për shoqatën. “Nuk duhet ta lëmë të degjenerojë shoqata “Labëria” në levën e partive që hipin e zbresin nga pushteti, – na thoshte Kujtimi me fjalën e tij të ndershme e me mend. -Partia jonë është Labëria, ç’duhet të bëjmë ta nderojmë Labërinë – dhe na kujtonte thënien e madhe të Xhon Kenedit para bashkatdhetarëve amerikanë, ditën e betimit si president më 1960: “Mos kërkoni nga atdheu juaj, por shikoni ç’mund të bëni ju për të”. Me këshillat e tij të matura, Kujtim Peçi më dukej si Nestori në legjendën homerike. Krijuam një respekt të vërtetë, të çiltër, aq më tepër kur miku i babait tim dhe miku im i vjetër Hiqmet Mehmetaj më prezantoi hollësisht me këtë shpuzë atdhetarie e diturie nga Kuçi i Vlorës dhe lidhjet miqësore që kishin…
Rrodhën zhvillimet dhe më 13 maj 1998 në pallatin e Kulturës “Labëria” në ora 1100 u zhvillua mbledhja e përgjithshme për krijimin e degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën me nismën e komisionit organizator, që përbëhej nga emrat e respektuar që përmenda më parë.
Mbas një takimi e diskutimi vërtet vëllazëror Vlora e Ismail Qemalit në kuvendin e saj zgjodhi kryesinë e re të degës së shoqatës “Labëria” për qytetin e Vlorës si dhe delegatët që do ta përfaqësonin në Kuvendin e Parë që u zhvillua në Tiranë më 5 qershor 1998.
Kryetari i degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën më zgjodhën mua, nën/kryetar Kujtim Peçin dhe sekretar Hiqmet Mehmetin. Ruaj mbresa të pashlyeshme me këta dy miq, se u ingranuan me shpirt për Labërinë, për të përçuar mesazhe humane labëve tanë, qytetari e vullnet, për t’i kthjelluar njerëzit se Labëria prodhon dashuri, jo urrejtje.
…Unë ika në Itali dhe u shkëputa nga njerëzit e mi e miqtë këtu, sepse duhet të punoja, të kërkoja ndryshim më të mirë të jetës. Familja kishte kërkesa…Megjithatë s’është e nevojshme të zgjatem për këto probleme këtu, por përveç të tjerave nga Italia ruaj si flori në shpirtin tim takimet me të ndriturit Nermin Vlora e Renzo Falaschi disa herë në Romë dhe në vilën e tyre. Mora bekimin e fisnikërisë së tyre dhe më 2002 kthehem përfundimisht në Vlorë dhe filloi punë në Bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”. Ritakova Kujtimin, rifilloi Biseda e Urtë me atë uragan mendimi që çlironte mirësi, mirësi, mirësi, si një burim i pashteruar asnjëherë. Kur kishte kohë të lirë vinte tek unë, te biblioteka e vogël (ish-mjekësorja), se aty afër kishte dhe shtëpinë, pinim nga një kafe e raki e bisedonim me kënaqësi e koha fluturonte pa e kuptuar. Më la dhe një libër në dorëshkrim për gjendjen e jashtme, parë me syrin e një vëzhguesi të hollë, me analiza deduktive, logjike gërshetuar dhe me mënyrën e arsyetimit të induksionit shkencor. M’i binte kapitull pas kapitulli materialet. Do t’i botojmë dhe ato se janë amaneti i tij.
Për herë të fundit, e kam takuar me prof. Spiro Caushin, te shtëpia e tij, kur qe sëmurë, para se të ikte. Tani Kujtim Peçi është përherë me ne.
KUJTIM PEÇI NË MEMORIEN TIME, nga Halil Bregasi
Rastësia, shpesh herë, çon në përmbushje detyrimi dhe, në ndonjë rast, është në madhështinë e mrekullisë.
E them këtë, sepse ishte rastësia në rastin konkret, që po çon në këtë shkrim, duke bërë që të kthehem deri 50 vjet prapa.
Ndodhesha në Bibliotekën e Universitetit “I.Qemali” Vlorë duke biseduar me njerin nga miqtë e mi më të mirë, (besoj se i tillë është edhe për shumë të tjerë, pasi karakterizohet nga virtyte të larta deri në lartësinë e fisnikërisë) zotin Albert Habazaj. Kishim disa probleme lidhur me promovimin e një libri (romani) që kisha botuar kohë më parë. Fjalë pas fjale, rrjedha e bisedës na degëndisi te shokët që nuk janë. Duke e përmendur edhe të ndierin Kujtim Peçi; Alberti nuk e dinte që unë e njihja apo kisha punuar me Kujtimin dhe më tregoi se ishte ngarkuar, si të them, në formën edhe të një amaneti, a si, por të përfundonte një libër me kujtime të të ndierit Kujtim.
Në çast fillova të tregoja duke e përshkruar Kujtimin ashtu si e njihja unë, gjë që Albertit i tërhoqi vëmendjen, andaj pyeti:
Ti e njihje Kujtimin?
Po, -i them, kemi punuar bashkë.
Dëshiron të japësh disa mbresa?
Në moment thashë po. M’u duk e lehtë, sikur thjeshtë do tregoja si e qysh ishim njohur, paçka se nga ana letrare mund të kishin edhe mangësi, gjë që, në ndonjë rast janë më të mira ashtu, thjesht.
Gati çdo ditë merrja lapsin dhe një fletore që e pata filluar me emrin e tij për të shkruar, dhe shkruaja e nuk i bashkoja dot dhe në ndonjë rast edhe e grisja fletën. Kështu, m’u kujtua ajo që kisha shkruar në romanin “Tre dasma në një”: “Të tregosh, duhet të kesh parë e dëgjuar; të shkruash atë që ke treguar, është e vështirë…”
Kjo po përsëritej për së dyti me mua tani që duhej të shkruaj ato që tregova me gojë para z. Albert Abazit në atë takim.
Rrjedha e jetës së një njeriu është gati e njëjtë me rrjedhën e ujit. Buron diku (lind), formon rrëketë vogla (pra edhe në fëmini lë gjurmë), formohen përrenjtë (jeta merr drejtim e zhvillim), ata formojnë lumin që derdhet në det (pra njeriu aftësohet për ta drejtuar jetën); Por deti është i madh, ka dallgë të vogla por edhe të mëdha (pra jeta futet në dallgët e saj).
Në se këto burime, këto rrëke, përrenj lumenj, nuk vërehen, nuk shënohen diku e nuk emërtohen, atëherë ky proces (pra jeta e njeriut) ngelet e panjohur nga askush ashtu si burimi i tharë.
Nisur nga ky këndvështrim, shkruarja e një monografie, një memoriali apo lënia e një libri kujtimesh, është domosdoshmëri, në mënyrë që ai burim të mos thahet se është burim jete, të mos harrohet asnjëherë se ka lënë prapa një tragë, rrëkeje, përroi a lumi.
Është arsyeja më bindëse për mua, për të përshëndetur iniciativën por edhe për të vlerësuar në maksimum punën e shkrimtarit që do e përgatisë këtë monografi.
Më bëhet shumë qejfi që do të shkruhet një e tillë edhe për një nga miqtë e shokët e mi të punës, për z. Kujtim Peçi.
Ishte viti 1960. Në një grup studentësh të Shkollës së Lartë të Nëndetëseve, shkuam për ti vizituar e takuar studentët ushtarakë të inxhinierisë. Grupi jonë i vogël nga tre vitet studimi. Na pritën 3-4 veta në hollin e katit të parë. Ndërtesa e shkollës së inxhinierisë ishte me arkitekturë të veçantë. Vetëm si ndërtesë ia vlente ta shikoje, e jo më të takoje edhe bashkatdhetar. Duke biseduar e duke parë stendat e reliket që ishin varur nëpër muret, të tërhiqte vëmendjen stenda e të dalluarve. Disi në mes e pak sipër, në mos gaboj, në rreshtin e parë, ishte fotografia e Kujtim Peçit. Unë në atë kohë isha i dalluar vet dhe e kisha fotografinë time ashtu si po shikoja atë të Kujtimit, dhe kjo për arsye se unë isha i dalluar vetëm brenda grupit shqiptar të asaj shkolle, ndërsa Kujtimi ishte i dalluar i gjithë Shkollës së Lartë të Inxhinierisë, ku kishte studentë nga shumë shtete. Ndjeva bashkë me shokët një krenari që një shqiptar dallohej mes gjithë atyre shtetasve të tjerë. Vonë, kur isha në Pashaliman e kam mësuar faktin që ai kishte mbaruar me Medalje të Artë.
Në vitin 1961 filluam mësimet në Shkollën e Lartë të Flotës në Pashaliman. Ndjenim ndryshimin drastik të jetës studentore. I vetmi ngushëllim ngelej takimi, bisedimi e lojërat me oficerët e rinj të brigadës së nëndetëseve, të cilët kishin studiuar po në Bashkimin Sovjetik. Në kohë e pushimit shkonim në territorin e Br.ND, dhe luanim e bisedonim me kuadrot atje. Vetëm Kujtimi nuk vinte për të luajtur. Jo atë do e shikoje me dosje nënsqetull, nga ndërtesa në nëndetëse e kthim. Të gjithë thoshin: Ai është shumë i ngarkuar. Duhej të kontrolloheshin e të korrigjoheshin instruksionet e aparaturave deri në imtësi duke iu përshtatur kushteve e nivelit të marinarëve shqiptarë. Nëndetësja funksionin nëse elektriciteti është në parametrat e duhura, ndryshe??? Për këtë Kujtimi përgjigjej direkt, ndaj dhe punonte pa pushim dhe orar. Jo vetëm që pa elektricitet nëndetësja është e vdekur, por sovjetikët kishin lënë dhe disa defekte që duheshin riparuar, dhe Kujtimi në gojën e shokëve të tij e kishte realizuar plotësisht qëllimin e detyrën.
Në vitin 1965 do ritakohesha me Kujtimin. Kisha shkuar në Pashaliman me Katerin Silurues që komandoja, vajta në Uzinën e riparimit të anijeve për të bërë riparimin e atij mjeti. Aty ishte dhe një ND, që riparohej nga specialistë kinezë. Kujtimi vinte shpesh, takohej me ne (ishte dhe anije Dragamine e vogël për riparim) dhe merrej me problemet që u kishin dalë atyre të ND. Të gjithë e njihnin për më të aftin në njohjen e teknikës së ND . Por koha kur do e njihja direkt, jo më me të thënat e të tjerëve, ishte koha kur shërbyem të dy në shtabin e BUD-it Vlorë. Fillimisht na lidhi problemi i sigurimit të kuadrove nënoficer dhe të specialistëve punëtorë për ofiçinën e bazës. Kam njohur një Kujtim fjalëpak. Fliste kur duhej dhe aq sa duhej. Nuk merrej me llafe e përgojime për askënd. Shumë i përkushtuar për punën e në këtë kontekst, për atë nuk kishte mik e miqësi në marrjen në punë të dikujt. Më lehtësohej shumë puna pasi e bisedoja me Kujtimin. Ai ishte i prerë dhe shumë herë më mbronte në mbledhjet e emërtesës sidomos kur bëhej fjalë për specialistët, punëtor apo nënoficer. Fjala e tij ishte vendim, sepse ai para se të fliste e kishte analizuar në të gjitha drejtimet, pra ai fliste pasi ishte përgatitur dhe nuk vinte kurrë në diskutime pa u përgatitur. Kur e kujtoj sot, habitem që ai nuk më erdhi asnjëherë për të siguruar ndonjë vend për miq, gjë që ishte normale për mua. Me atë bisedoje qetësisht, sepse ai të dëgjonte duke të parë drejt e në sy, nuk të ndërpriste dhe nuk të kundërshtonte prerë, por, mendohej dhe të jepte një përgjigje më tepër në formë sqarimi për të kuptuar pse ai nuk ishte dakord, apo pse ishte dakord. Kujtimi nuk të falte kur vinte puna tek përgatitja nga ana speciale. Një herë në vit merrnim në provim për të ngritur shkallën e kualifikimit të punëtorëve, sepse kjo lidhej me shtesën e rrogës së punëtorit. Nuk kaloje dot te Kujtimi në se nuk ishe i aftë për atë nivel kategorie që do ta mbroje.
Kujtimi, shokët i kishte të gjithë njëlloj, nuk mbështetej në grupime. Normalisht, kur venim bashkë diku për kontroll, pinim dhe ndonjë kafe. Ai dorën e kishte tek xhepi i tij, nuk pranonte qerasje të pamerituar. Më kujtohet kur merrnim në provim punëtorët e ofiçinës, venim për kafe dhe unë në formë shakaje i thosha: Aaa sot e kam unë radhën. Ti e pate dje. Kështu shpesh herë nuk i linim të tjerët, që në rastin konkret ishin vartësit tanë, të paguanin.
Ndoshta, memoria ngec në ndonjë rast dhe mund të kalojnë momente të pa evidentuara, se jeta e gjatë dhe nuk di të zgjedhësh çfarë të shkruash e çfarë të lësh, si p.sh. unë lashë takimet në Shkollën e Specialiteteve, kur ata vinin për punë praktike në laboratorët tanë. Ka shumë për të shkruar, por të mos bëhem përsëritës i mërzitshëm e kam vlerësuar personin si njeri me cilësitë më të mira e virtyte të larta.
Kujtoj me shumë mall e respekt. Ishte ky mall e respekt që më uli të hedh sado pak radhë në kujtim të Kujtim Peçit.
FLOTA SHQIPTARE HUMBI KËSHILLTARIN E DUHUR, nga Hamdi Miftar Selimaj
Kujtim Peçi ishte një person me kulturë shoqërore të mirë dhe me një kulturë profesionale të saktë.
Kujtimin e kam njohur kur isha detar në marinën luftarake detare; një person mjaft autoritar dhe po kështu dhe shoqëror.
Në atë kohë të viteve 1965 unë isha në marinë, ku shërbeva mjaft kohë në brigadën e N/Detseve të flotës luftarake detare si elektricist në N/Detsen e parë me komandant Aleko Pojanin dhe komisar Mejdi Gaçen. Në shkollën e instruksionit në marinë, dolëm në provim me komision nga flota. Në komisionin e zgjedhjes së marinarëve për N/Detset ish dhe Ing. Flamurtar i Brigadës, Kujtim Peçi.
Sigurisht ne si dhe me arsimin përkatës elektrik na morën duke u arsyetuar në bazë të leksioneve të dhëna dhe të shkruara nga Kujtimi dhe shokë të tjerë të Brigadës. Kujtimi ish për degën elektrike të kanalizimit të N/Detseve në bazë të teksteve të shkruar dhe aprovuar nga ministria dhe komanda e flotës. Në leksionet e Kujtimit shquhej shumë inteligjenca dhe saktësia e leksioneve në mënyrën e të kuptuarit dhe më tepër adaptimi i tyre në gjuhën shqipe dhe mënyra e interpretimit dhe konceptimit të shumë fakteve që determinonin në kontekstin e terminologjisë teknike, me shumë profesionalizëm dhe ide praktike në realizime praktike (flasim në realizimin faktik në kanalizimin e N/Detseve).
Në aspektin shoqëror, kulturor, popullor apo atë inteligjent në ambiente shoqërore, ai ish një person interesant në mënyrën e ndërhyrjes dhe interpretimit të çështjeve dhe zgjidhjes që u jepte problemeve. Gjithmonë i vëmendshëm dhe i depërtueshëm në probleme të ndryshme dhe që i zgjidhte çdo problem me një devocion të rrallë dhe në format krahasuese.
Kam parasysh sidomos në problemet teknike dhe ato të lundrimeve ku ai jepte një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtim teknik dhe me një eksperiencë të saktë dhe zbatim korrekt të detyrave të ngarkuara nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes. Vdekja e Kujtimit specialistët dhe inxhinierët kanë humbur atë njeri të talentuar, sidomos për flotën, po kështu një këshilltar shoqëror që me veprimet e tij në ambiente dhe shoqëri do të mbahet mënd nga shumë njerëz që kanë qënë afër dhe që kanë punuar me të.
Unë sidomos që e kam njohur nga afër më bën jashtëzakonisht përshtypje personi i tij dhe di të ruaj një kujtim të pazëvendësuar për një person si Kujtim Peçi.
Ngushëlloj familjen dhe të afërmit e Kujtimit, gjithë shokët e shoqet që kanë punuar dhe jetuar me të.
I paharruar kujtimi i tij!
INTERMEXO SHKENCORE NË UNIVERSITETIN “Ismail Qemali” TË VLORËS
ING. Naval Kujtim Peçi
Universiteti Teknologjik
“Ismail Qemal Vlora”
Lënda: Kërkesë për gradën shkencore “Doktor i shkencave”
Komisionit të kualifikimit shkencor
Ministrit të Arsimit dhe Shkencës
Tiranë
Kujtim Hariz Peçi datëlindjes 8.03.1939, vendlindja Kuç rrethi Vlorë.
Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E.Xherxhinski” St. Petërburg të Rusisë në vitet 1955-1960, me medalje ari dhe diplomë të shkëlqyeshëm (Nr i diplomës 040018).
1960-1983 K/inxhinier i bazës Luftarake të Nëndetëseve Pashaliman dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.
1983-1988 K/inxhinier i Marinës (Sazan, Vlorë, Pashaliman, Palermo) dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.
1988-1992 Shef i katedrës së lëndëve në Akademinë e Detarisë Vlorë.
1992-1994 i liruar nga ushtria me reformën e vitit 1992.
1994-1996 Pedagog i jashtëm në Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali” Vlorë.
1996-1998 Pedagog efektiv dhe dekan i Fakultetit të Marinës në U.T.V ‘Ismail Qemali”.
Studime dhe botime shkencore
Studimi: “Ndikimi i teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” realizuar në vitin 1959 dhe botuar në Buletinin tekniko-Shkencor të Universitetit të St. Petërburg (Leningrad).
Studimi: “Të dhënat e anijes amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të anijeve”. Botuar në vitin 1960 në buletinin shkencor të universiteteve të St. Petërburg.
Studimi teorik, realizimi në laborator dhe realizimi në praktikë “Balancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve”-1961.
Përpilimi i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve (1974-1975), miratimi i tyre dhe përdorimi në praktikë nga kantieri i riparimit të anijeve Pashaliman.
Hartimi i tekstit me tre volume “Teoria, Konstruksionet dhe Drejtimi i nëndetëseve”:
Pjesa e parë –Bazat e Teorisë së nëndetëses.
Pjesa e dytë- Konstruksioni i nëndetëses.
Pjesa e tretë- Teoria e drejtimit të nëndetëses.
Teksti është shtypur në formë dispense në tre volume dhe me targën”Për përdorim të brendshëm”.
Studimi: “Projektimi, prodhimi dhe eksperimentimi i baterive akumulatore të nëndetëseve” i realizuar në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe në uzinën e prodhimit të baterive Berat (1977-1982).
Studimi teorik dhe realizimi në praktikë “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari” (1981). Ky studim është i filmuar dhe i fotografuar sepse në realizimin e tij mori pjesë ish K/Ministri Adi Çarçani, ish-ministri i mbrojtjes Kadri Hazbiu dhe shumë të tjerë që e shoqëronin.
1981 –Regjistrimi në Ministrinë e Mbrojtjes për gradën “Kandidat i Shkencave”.
Tema: “Metodika e llogaritjes të thellësisë aktuale të nëndetëseve dhe disa probleme të perspektivës”.
Provime të dhëna:
Gjuha Ruse -10 (dhjetë)
Filozofia M.L -8 (tetë)
Specialiteti -10 (dhjetë)
Në vitin 1983 tema ishte e përfunduar, por për arsye se Universiteti i Tiranës nuk kishte mundësi për të krijuar komision, ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk kishte të drejtë ligjore, mbrojtja u realizua në komisionin shkencor të komandës së FLD, me qëllim që të dhënat dhe konkluzionet e saj të përdoreshin (Kryetar i komisionit Ing Viktor Pashko).
Në vitin 1988 në Ministrinë e Mbrojtjes u shtrua problemi i nxjerrjes nga thellësia (66 m) e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacionin bregdetar në ishullin e Sazanit. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes u caktua grupi i studimit me përbërje:
Kryetar Kujtim Peçi (K/inxhinier i BUD-it Vlorë)
Ing. Petrit Hekurani (zv/K/ing i BUD –it Vlorë)
Ing. Ilir Mati (i institutit të projt. Usht. N.6)
K/Inxhinieri i Telekomit Shqiptar (pa emër)
Dy pedagogë të Fak, Elektrik (Rryma të dobëta) të U.T (pa emër)
U krye studimi dhe u realizua në praktikë.
Teksti i botuar “Bazat e drejtimit të anijes” 1994.
Duke qenë shef i katedrës së lëndëve teknike në Akademinë e Detarisë Vlorë jepja lëndët “Teoria e Anijes” dhe “Bazat e Drejtimit të Anijes”.
Në këto kushte shkrova (në bashkëpunim me Lutfi Gjikën tekstin “Bazat e Drejtimit të Anijes”.
1994-1997 kam shkruar tekstin “Teknologjia e konstruksioneve navale”. Këtë lëndë për herë të parë në UTV e dhashë unë, dhe një vit më pas mbi bazën e tekstit tim që akoma është në dorëshkrim, këtë lëndë e jep pedagogu Xhemil Qorduka.
1997-1999 teksti i shkruar “Projektimi i Anijeve” i pabotuar në dorëshkrim” Këtë lëndë vazhdoj ta jap unë.
Studimi shkencor “Teoria e probabilitetit dhe teknologjia navale”.
Për vlerësimin e veprimtarisë time paraqes:
Tekstin e botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes”.
Teoria e propabiliteteve në teknologjinë navale.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI TEKNOLOGJIK
“ISMAIL QEMAL VLORA”
Vlorë 24. 06. 1999
LËNDA: Vlerësim për veprimtarinë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi
Z. Kujtim Peçi është emëruar pedagog i jashtëm i degës së Inxhinierisë navale qysh në krijimin e Universitetit tonë (1994) dhe më vonë efektiv e dekan i fakultetit të marinës deri në daljen në pension (tani pedagog i jashtëm).
Përfundimi me rezultate të shkëlqyera i studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Navale “Xherxhinski” në Peterburg të Rusisë, përvoja e madhe 25-vjeçare në Kantierin Detar si dhe ajo pedagogjike në Akademinë e Detarisë në Vlorë bën të mundur që z. Kujtim, si intelektual i formuar, të japë një kontribut shumë të rëndësishëm për hapjen e konsolidimin e degës së Inxhinierisë Navale e vetme e këtij lloji në vendin tonë.
Nëpërmjet teksteve të botuara e atyre në dorëshkrim, cilësisë së lartë të përgatitjes së leksioneve si dhe mbajtja me nivel e tyre në auditor z. Kujtim është bërë shembull për një brez të tërë inxhinierësh të rinj, pedagogë të Departamentit përkatës, si dhe udhëheqës për veprimtarinë shkencore të tyre.
Nisur nga kontributi i tij shkencor e pedagogjik nga vlera e botimeve dhe dorëshkrimeve, si dhe roli frymëzues në forcimin e stafit të ri pedagogjik të U.T.V mendojmë se Z. Kujtim e meriton plotësisht ti akordohet grada shkencore “Doktor i Shkencave”.
Rektor
Dr. Bilal Shkurtaj [sot Prof. Dr.]
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AKADEMIA U. “SKËNDERBEJ”
FAKULTETI I DETARISË
Vlorë, 24. 06. 1999
LËNDA: Vlerësim i veprimtarisë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi
Z. Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E. Xherxhinski” St. Peterburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm.
Hapja e Akademisë së Detarisë (sot Fakulteti i Detarisë) në vitin 1961 është vepër e atyre kuadrove të shquar me nivel të lartë intelektual e të përkushtuar. Një nga ata është edhe Z. Kujtim i cili edhe pse ka mbajtur detyra të larta në Flotën Ushtarake detare, nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Detarisë e cila ishte e vetmja Qendër Shkencore e Flotës.
Kontributi i saj ka qenë i gjithanshëm, por më tepër ka spikatur puna sistematike krijuese shkencore për ngritjen në një nivel gjithnjë e më të lartë programet mësimore. Duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me bazën, studimet e tij kanë qenë të kuptueshme e të zbatueshme në jetë. Me punën e tij sistematike, niveli shkencor i së cilës ka qenë gjithnjë në rritje, z. Kujtim ka imponuar respekt tek kolegët e tij intelektual.
Përvoja shumëvjeçare ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së shumë problemeve të vështira me të cilat është përballur Flota jonë Luftarake Detare.
Përpilimi i leksioneve, dispensave dhe botimi i teksteve ishte kontribut i drejtpërdrejtë për F.Detarisë. Teksti i botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes” ishte për mendimin tonë kryevepër e krijimtarisë së z. Kujtim Peçi.
Në vitet 1988-1992 ka ushtruar detyrën e lartë të Shefit të Katedrës së Lëndëve Teknike. Edhe pas shkëputjes nga A. Detare bashkëpunimi i tij ka qenë i vazhdueshëm.
Për nivelin e tij shkencor, e pedagogjik, për punën e tij krijuese dhe botimet, Komisioni i Punës Shkencave të Fakultetit të detarisë jep mendimin e tij unanim se z. Kujtim Peçi i plotëson të gjitha kushtet për t’ju dhënë grada shkencore “Doktor i Shkencave”.
Komandanti i Fakultetit të Detarisë
Kapiten i Rangut të II
Kristaq Gerveni
Oponencë e studimit shkencor
“Teoria e Probabilitetit dhe Teknologjia Navale”
e autorit Kujtim Peçi
Pas një pune sistematike e këmbëngulëse, autori na paraqitet me një studim serioz në një prej fushave më interesante të shkencës në atë të zbatimit të metodës matematikore, por kësaj radhe në Teknologjinë e Konstruksioneve Navale, e cila përbën një vijimësi në fushën e studimeve në vendin tonë.
Përvoja e gjatë mbi 30-vjeçare në njohjen e teknologjisë navale, pasioni për studim të vazhdueshëm, zotërimi i gjuhëve të huaja e shfrytëzimi i një literature të bollshme kanë bërë të mundur që autori të flasë me kompetencë të plotë për zbatimin e teorisë së probabiliteteve në teknologjinë e konstruksioneve navale.
Lehtësia me të cilën ai operon në të 14 paragrafet, saktësia e interpretimit të formulave dhe zbatimit të tyre në shembuj konkret flet për një njohje të plotë nga ana e autorit të bazave të teorisë së probabiliteteve.
Nëpërmjet një pune këmbëngulëse është arritur që studimi të ketë një strukturë mjaft kompakte e me një vijë të qartë metodike e cila lejon që vlerat e këtij studimi të shfrytëzohen edhe si një material mësimor për fakultetin përkatës.
Kështu tema të tilla si:
Kuptimi për cilësinë dhe gabimet
Burimet e gabimeve në konstruksionet navale
Përdorimi i hallkave dimensionale gjatë prodhimit të elementeve konstruktiv naval
Vendosja e shmangieve rezultante të lejuar dhe të mundshme në përmasat e konstruksioneve navale dhe mundësia e korrigjimeve të tyre, etj…
i krijojnë mundësinë lexuesit që ka kulturën e nevojshme matematike, të hyj me lehtësi dhe qartësi në shtrimin e problemit, të njihet me zbatime konkrete të elementeve teorike si dhe të përgatitet për gjetjen e shembujve analoge.
Në një lidhje të brendshme logjike dhe nëpërmjet shembujve sinjifikativ autori ka arritur që nëpërmjet paragrafëve të tillë si:
Teknologjia e konstruksioneve navale dhe matematika statistikore.
Kushtet e zbatimit të statistikës matematikore në teknologjinë navale.
Karakteristikat kryesore numerike të ligjeve të shpërndarjes së madhësive të vrojtuara etj…
ta përgatisin lexuesin që nga moria e problemeve që ndeshen në praktikën e ndërtimit të anijeve, të mund të fokusohet në disa drejtime kryesore të cilat mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet trajtimeve matematikore.
Dihet s’rritja e cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, ka qenë dhe mbetet nja nga problemet kryesore të teknologjisë së konstruksioneve navale. Kryerja me cilësi të lartë e të gjitha punimeve është burimi i parë për uljen kostos së ndërtimit të anijeve dhe të jetëgjatësisë së shfrytëzimit të tyre. Kërkesat për cilësinë e punimeve janë të formuluara në formë standardesh edhe në regjistrat detare që ka çdo vend. Këtë përvojë autori e ka shfrytëzuar me pjekuri duke treguar se shkalla e përputhjes së detaleve dhe nyjeve reale të prodhuar me parametrat e tyre të përcaktuar në vizatimet e punës, vlerësohet me madhësinë e gabimeve, të cilat ai duke u mbështetur në teorinë e probabiliteteve është përpjekur ti klasifikojë si dhe të trajtojë rrugën e llogaritjes së tyre.
Na duket shumë me vend klasifikimi i gabimeve i dhënë nga autori ku ai rreshton:
Gabimet gjeometrike, d.m.th gabimet në formën dhe dimensionet e konstruksioneve të ndryshme të anijes
Gabime të vijueshmërisë konstruktive, d.m.th gabime në ndërtimin e brendshëm të elementeve të ndryshëm konstruktiv.
Gabime fiziko-metalurgjike që lidhen me strukturën e materialeve
Gabime në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes
Në këtë punim ai është përqendruar në shfrytëzimin e gabimeve në dimensionet e konstruksioneve të ndryshme për të cilat ka sistemuar edhe burimet nga shkaktohen këto gabime duke bërë një klasifikim shkencor të tyre.
Mendoj se një nga vlerat e këtij punimi qëndron pikërisht në përpjekjet e suksesshme të autorit që duke u mbështetur në njohjen e një numri të madh dukurish nga praktika të arrijë të krijojë një renditje sistematike të atyre që në teknikë quhen gabime.
Teknologjia e konstruksioneve navale, si fushë që studion metodat dhe mjetet për ndërtimin e anijeve të reja, duhet të përfshijë dhe të studiojë dhe ligjësitë dhe fenomenet përgjithësuese në të gjitha proceset teknologjike. Ligjësitë e njohura sidomos ato që argumentohen me aparatin e nevojshëm matematik, që pasqyron lidhjen sasiore të fenomeneve, krijon mundësi të shumta dhe të bazuara, për të gjykuar dhe vlerësuar objektivisht karakterin e proceseve të veçanta teknologjike. Ja pse autori e ndjen si përgjegjësi profesionale të lerë një trashëgimi brezave që do vijnë në vendin tonë pikërisht në këtë fushë të rëndësishme e të pashkelura në literaturën tonë të teknologjisë navale.
Duke patur parasysh faktin që statistika matematike krijon mundësinë për të gjykuar për ligjësitë e çdo procesi teknologjik mbi bazën e përpunimit të një sasie të caktuar të vrojtimeve dhe të dhënave eksperimentale, autori është kujdesur të evidentojë kushtet në të cilat është e mundshme të zbatohet kjo metodë në fushën e teknologjisë navale.
Kështu për “metodën me zgjedhje” kushti i parë është sasia e mjaftueshme e vrojtimeve, kushti i dytë është rastësia dhe pavarësia e matjeve, kushti i tretë është zgjedhja e dukurive që duhet vrojtuar dhe gabimi i tyre jo sipas karakteristikave të jashtëm, por mbi bazën e përmbajtjes ë dukurisë, kushti i katërt është stabiliteti i procesit teknologjik në të cilin realizohet e njëjta radhë e operacioneve të punës përdor të njëjtat pajisje dhe realizohet e njëjta metodë e matjeve.
Evidentimi i tyre dhe sqarimi nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga fusha e teknologjisë navale e bënë këtë metodë mjaft të kapshme e të kuptueshme për specialistët navalë. Pikërisht metoda e përdorur nga autori gjatë gjithë punimit nëpërmjet konkretizimit të ideve me një masë mjaft të madhe shembujsh e bën atë të kapshëm me vlerë aplikative gjë që përbën një nga anët më pozitive të tij.
Njohja e thellë e literaturës si dhe përvoja e gjatë në fushën e riparimit të anijeve në vendin tonë kanë lejuar autorin të qëmtojë disa nga problemet më të përdorshme në teknologjinë navale në vendin tonë. Kështu autori ka trajtuar në mënyrë të plotë me shembuj argumentues probleme të tilla si:
Metodika e përpunimit të rezultateve të vrojtimeve për gjetjen e ligjit të shpërndarjes të madhësive të vrojtuara
Metodika e gjetjes së vartësisë në teknologjinë e konstruksioneve navale
Saktësia e realizimit të punimeve në pllaz dhe të matjeve në elementet konstruktiv navale
Saktësia e drejtimit, prerjen dhe përkuljen së elementeve prej pjastre të anijes
Të gjitha këto probleme janë analizuar dhe argumentuar nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga praktika e zbatimeve të teknologjisë navale në vendin tonë duke përdorur për zgjidhjen e tyre një burim formash e metodash të teorisë së probabilitetit.
Është për tu theksuar se një ndër tiparet më të qenësishme të të gjithë studimit është qartësia e formulimit të problemeve, paraqitja e të dhënave, përpunimi i tyre mbi bazën e formulave të statistikës matematikore dhe interpretimi i përfundimeve të gjetura. I parë në këtë këndvështrim studimi shërben si një material orientues për përllogaritjet e gabimeve e të gjitha rasteve që përmenden në shembujt e shqyrtuar si dhe në rastet analoge.
Një punë lavdëruese është bërë për pasurimin e studimit nëpërmjet ilustrimit të grafikëve, tabelave, figurave, etj…
Të 19 shembujt si dhe pjesa tjetër e materialit teorik janë argumentuar me mbi 43 tabela me vlera të matura, janë interpretuar mbi 23 grafike dhe 29 figura të ilustruar.
E gjitha kjo punë voluminoze e koncentruar në rreth 125 faqe daktilografike përbën një vlerë të madhe jo vetëm për literaturën teorike e kësaj lënde në U.T.V si dhe shembuj demonstrues në lëndën e matematikës së aplikuar në degën e Inxhinierisë Navale e Navigacionit.
Mendoj se në një përpunim të mundshëm të studimit në të ardhmen, autori do të ketë si pikësynim që krahas freskimit me shembuj e zbatime të literaturës bashkëkohore, do të strukturoj edhe më mirë materialin në kapituj që do të përmbledh lëndë përkatëse mbasi kjo e fokuson dhe e orienton me mirë lexuesin. Jam i bindur se gjatë ribotimit do të korrigjohen edhe fjalë apo shprehje që ka karakter didaktik si dhe, ndonjë lapsus që mund të ketë shpëtuar.
Si përfundim nisur nga tematika bashkëkohore që është kapur nga autori, puna e madhe vrojtuese e shkencore që është bërë për zgjedhjen dhe përpunimin e materialit faktik, metodika e përdorur për të krijuar një linjë në vazhdimësi gjatë gjithë studimit, gjuha e thjeshtë dhe e qartë e përshkrimit të dukurive si dhe vlera që përbën vetë studimi për plotësimin e literaturës si specialist dhe asaj mësimore, mendoj se përbën një vlerë të konsiderueshme të denjë për ti dhënë autorit të saj gradën shkencore Doktor i Shkencave.
Prof. Dr. Spiro CAUSHI
Vlorë, më, 12. 05. 2000
Diskutim mbi temën
“Teoria e probabiliteteve dhe teknologjia navale”
Paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi
Zoti Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale
“F. E. Xherxhinski” St. Petrburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm. Ai është një studiues që e ka nisur punën e tij qysh në vitin 1959, kur ende ishte student me studimin “Ndikimi i Teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” të botuar në Buletinin Tekniko-Shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas një viti në 1960 ka botuar studimin “Të dhënat e anijes Amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të Anijeve” botuar në buletinin shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe sa fillon punë si inxhinier naval kryen studimin teorik “Ballancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve (1961)” realizuar në laborator dhe të zbatuar në praktikë. Ing. Kujtim Peçi gjatë viteve 1974-1975 është përpilues i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve të përdoruar nga kantieri i riparimit të anijeve në Pashaliman. Krahas punës studimore projektuese dhe zbatuese z. Kujtim Peçi harton tekstin me tre volume “Teoria, konstruksionet dhe riparimi i nëndetëseve”.
Në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe uzinën e prodhimit të baterive në Berat gjatë viteve 1977-1982 përfundon studimin “Projektimi, prodhimi dhe eksperimentimi i baterive akumulatore”, ndërsa në vitin 1981 realizon në praktikë studimin teorik “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari”. Vlen të theksoj që ky studim i karakterit të detarisë gjatë atyre viteve pati një vlerësim të veçantë jo vetëm në instancat shtetërore, por edhe në ato shkencore.
Si një studiues pasionant në fushën e Ing. Navale në kërkim të gradës “Kandidat i Shkencave” ai në vitin 1981 është paraqitur dhe ka prezantuar në Ministrinë e Mbrojtjes temën “Metodika e llogaritjes së thellësive aktuale të nëndetëses dhe disa probleme të perspektivës” me udhëheqës Prof. Dr. Fehmi Shehu.
Gjithashtu në vitin 1988 është po ai që kryeson grupin e punës me pjesëmarrje nga F.D (Vlorë), Instituti i Projektimit Ushtarak NRG, Telekomit shqiptar dhe Fakultetit Elektrik të Universitetit të Tiranës të formuar nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer studimin mbi nxjerrjen nga thellësia 66 m e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacion bregdetar në ishullin e Sazanit.
Gjatë gjithë kohës në punën e tij studimore, projektuese, zbatuese e organizatave një kontribut të madh ka dhënë edhe si pedagog në Akademinë e Marinës të hapur qysh në vitin 1961. Në stafin e pedagogëve të këtij fakulteti ai dalloi për përgatitjen e tij me nivel të lartë dh përfshihet si mësimdhënës i një numri të konsiderueshëm lëndësh.
Me gjithë funksionet e larta që ka mbajtur në Flotën Ushtarake Detare ai nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Marinës si e vetmja qendër shkencore e flotës. Si inxhinier me vizion të gjerë z. Kujtim Peçi ka spikatur me punën e tij sistematike, krijuese dhe shkencore për ngritjen dhe përmirësimin me nivel të lartë të programeve mësimore. Merita kryesore e punës shkencore të z. Kujtim Peçi qëndron në lidhjen e vazhdueshme me bazën për zbatimin në praktikë të veprave shkencore. Përvoja shumë vjeçare e tij ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së mjaft problemeve të vështira me të cilat është ballafaquar Flota Ushtarake Detare. Në fakultetin e detarisë z. Kujtim Peçi ka përgatitur leksione, dispensa dhe ka hartuar tekste me cilësi të lartë dhe bashkëkohore si për shembull “Bazat e Drejtimit të Anijes” që është një nga botimet më të arrira të krijimtarisë së tij.
Për katër vjet rresht (1988-1992) ai ka ushtruar detyrën e shefit të katedrës së lëndëve teknike. Më pas edhe pse u shkëput nga Akademia e Detarisë bashkëpunimin me të nuk e ndërpreu asnjëherë. Me hapjen e degës së Inxhinierisë Navale në Universitetin teknologjik “Ismail Qemal Vlora” në vitin1994 z. Kujtim Peçi emërohet pedagog i jashtëm dhe nuk zgjat shumë dhe bëhet efektiv e më pas dekan i këtij fakulteti deri kur del në pension. Me përvojën e madhe shkencore e pedagogjike me formimin e lartë intelektual është dalluar në mbajtjen e leksioneve. Për komunikimin me pedagogët e rinj ai mbetet shembull jo vetëm për brezat me të cilët ai punoi e drejtoi por do të mbetet si model frymëzimi për brezat që e pasojnë.
Studimi i Ing. Kujtim Peçi mbi aplikimin e metodave matematikore në teknologjinë e konstruksioneve navale ka të bëjë me saktësimin e proceseve teknologjike navale, të cilat arrihen nëpërmjet përdorimit të metodave të statistikës matematikore. Për këtë autori i studimit ka punuar për një kohë relativisht të gjatë dhe ka shfrytëzuar mjaft mirë rezultatet e matjeve dhe të vrojtimeve të kryera në kantierin e riparimit të anijeve në Pashaliman.
Në këtë studim të përbërë nga tre kapituj së pari jepen qartë konsideracione të përgjithshme mbi saktësinë dhe cilësinë e punimeve në konstruksionet navale, së dyti shprehet lidhja midis matematikës stle dhe statistikore dhe teknologjisë së konstruksioneve navale dhe së treti pasqyrohet aplikimi i metodave të matematikës statistikore në analizën e saktësisë së punimeve teknologjike navale.
Autori i studimit z. Kujtim Peçi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, i cili ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore të teknologjisë navale. Në saj të aftësive të tij profesionale ai është përpjekur gjatë punës së tij të kryej matje dhe vrojtime të shumta ti përpunoj ato nga pikëpamja e matematikës statistikore me synim uljen e kostos së ndërtimit të anijes dhe të arrijë siguri të lartë në jetëgjatësinë e shfrytëzimit të anijes, pra kërkesa për cilësinë e punimeve është shprehur në formë standardesh dhe krijohet një dokumentacion i saktë me zgjedhjet teknike më optimale të detarisë.
Në procesin e prodhimit të konstruksioneve navale është e kuptueshme se lindin gabime të formave më të ndryshme, të cilat autori i ndan dhe në veçanti ai analizon gabimin në formën dhe dimensionet e konstruksionve të ndryshme të anijes (gabimet gjeometrike) sikurse trajton gabimin në ndërtimin e brendshëm konstruktiv të elementeve të ndryshëm (gabimin e vijueshmërisë konstruktive) dhe gabimin fiziko-metalurgjik që shfaqet në strukturën e proceseve të lidhjes midis elementeve konstruktiv etj. Dhe ai që ndodh në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes.
Autori i studimit është njohës shumë i mirë në shqyrtimin e gabimeve në dimensionet konstruktive dhe përcakton me kompetencë burimet e këtyre gabimeve të cilat nisin që në procesin e prodhimit, pas procesit të montimit nga deformacionet dhe ato metrollogjike. Autori ka meritë të veçantë në paraqitjen e detyruar të këtyre gabimeve dhe spjegon e duke kryer një numër të mjaftueshëm matjesh realizon përpunimin e tyre duke ndërtuar histograma për të parë se cila nga të dhënat është dominonte. Është për tu përmendur e autori i studimit z. Kujtim Peçi duke e njohur me hollësi statistikën matematikore ai përdor si kriter shpërndarjen normale të Gausit kur gabimet e matjeve të ndryshme janë të rastit.
Një punë të thelluar shkencërisht ai ka bërë për përcaktimin e gabimeve të rastit gjatë matjeve dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar kurbën e shpërndarjes normale dhe krahas saj ka ndërtuar edhe kurbën e shpërndarjes së vlerave të matura.
Me hollësi është përcaktuar gjithashtu origjina e gabimeve të matjeve duke i veçuar të përgjithshmet nga ato specifiket që hasen gjatë prodhimit dhe montimit të konstruksioneve navale. Për këtë janë marrë shembuj të shpërndarjes së gabim absolut dhe relativ.
Në këtë studim autori ka sjellë një numër të konsiderueshëm shembujsh që kanë vlerë jo vetëm nga metodika e përpunimit statistikor të tyre por edhe nga larmia e problemeve që hasen në konstruksionet navale.
Studimi i z. Kujtim Peçi që përfshin një periudhë disa vjeçare është gjithashtu një këmbëngulje e fortë e tepër serioze për përgatitjen e një materiali bazë dhe të plotë me të dhëna të zgjidhura nga ana matematikore.
Ai me përvojën e madhe të punës në fushën e konstruksioneve navale me kryerjen e këtij studimi të plotë dhe të saktë tregon e është një studiues serioz, kompetent me vlera të mëdha për shkencën shqiptare në përgjithësi dhe për atë të detarisë në veçanti.
Duke përfunduar shprehem edhe njëherë se studimi i z. Kujtim Peçi për nga vlerat e tij si nga Ana teorike dhe praktike është plotësisht i vlefshëm.
Jam i bindur se juria e ngritur për të mbrojtur disertacionin e paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi me temë:
“Teoria e Probabiliteteve dhe Teknologjia e Konstruksioneve Navale” do ta vlerësojë atë maksimalisht.
Ju faleminderit
Dr. Kajtaz ALIKAJ [sot Prof. As. Dr.]
ELEGJI PËR MEDALJEN E ARTË
Nga Albert R. HABAZAJ
në nderim të kujtimit të Kujtim H. Peçit –
Me mendje të prishur, dora më dridhet,
më prishet shkrimi, shikimi më erret,
për kujtim të Kujtimit energjia më mblidhet,
pika e nxehtë e lotit në letër më derdhet.
Nga më vjen kjo energji e më bëhet flakë,
për zjarrin e respektit që bëhet uragan,
në këto vargje për Kujtim Peçin e madh,
vetja si një Kujtim Peç i vogël më ngjan.
Sa një vogëlan si ai të jem unë,
do të ndihem mirë për të lënë një gjurmë,
nga që ai shpirt drite na fali aq shumë,
me vullnet hyjnor, Kujtimi, pa zhurmë.
Po si na iku Kujtim Peçi nëpër duar?
Pyesin dhe Zotin, as ai nuk beson.
Tempullin e Dijes e ka turbulluar
dhe Engjëjt e Mirë tmerrësisht pikëllon.
Trupi i Kujtimit ka shkuar me peshë
në Parajsën e Diturisë dhe Adhurimit,
Dhe atje, si gurrë, për Atdhe e Shkencë
çuditërisht do të burojë kultura e Kujtimit
*) autor i monografisë “Intelekual i shquar erudit Kujtim Peçi”
Dhe Matilda*) dhe Armandi**) me Lavdien,***)
me Lavdien stoike, si shkrepse e pishtarit,
bashkë me ne të tjerët do të ndihen
se veç Kujtimi s’ka të bëjë me varrin.
Më fal, Kujtim, o vëllai im i ditur!
Për ç’ka kemi folur e ç’po shkruaj, më fal,
Me librat e mençur që ke përgatitur
ne do t’i themi vdekjes tënde: Ndal!
Ndal e zmbrapsu, këtu s’ke punë
ti, mostër e zezë nuk na e merr dot,
Kujtim Peçi la për brezat gjurmë,
për zemrat tona – përmallim e lot.
*) **) ***) – vajza, djali dhe bashkëshortja e Kujtim Peçit
ylion.elia says
kam 60 vjet qe e kam njohur te ndjerin Kujtim Peci
1.ne shkollen skenderbe viti 1952
2 leningrad . Ne “vishe ucilishe im xherxhinski”
3 I shelqyer ne mesime.mbaroi me medalje simbolike ARI
4. kryeinxhinjer ne fote
5. student pas universitar ne kursin e larte te ek politike
te cilin e mbaroi me perfundime te shkelqyera.Fati e solli qe un shoku i tij te isha edhe pedagogu itij,por,kjo nuk ndikoi ne rezultatin perfundimtare.Ai ishte shoku im i mire por qe nuk i lejonte vehtes asnje privilegj
6. E propozuam per pedagog por ,na hasi shara ne gozhde me Mehmet Shehun,atkohe edhe minister mbrojtje,icili refuzoi duke shtuar:jini ne vehte te humbasim nje inxhinjer te talentuar per ta bere pedagog……?
7. shkurt nuk na ndezi
8. kujtimi ishte shume intelegjent,zemermire,i arsyeshem indershem
dhe sigurisht atdhetar
9……..me ka mare malli per kujton…….
Ing. A.Gjyshja says
Shume burre serioz dhe i mire ka qene Kujtimi. Kam njohur dhe vellane e motren e tij qe punonin ne Pasha Liman. Me vellene e tij benim shume shaka sidomos Ing. Bilbil Shele qe ishte ndoshta njeriu psikologjikisht me i afte ne detyren e Inxhinierit Nenujes. I vellai i Kujtimit, Shpresimi beqar i vonuar kur e kam njohur vete, kishte nje lloj zyre elektricisti ne te cilen ai dhe B. Shele kishin vene nje harte te Ballkanit me kufij te ndryshuar te Shqiperise qe fillonin nga Gjiu i Artes ne Jug e Deri ne Danub ne veri. Kjo sipas tyre ishte Shqiperia e vertete. Kryeqytet sigurisht qe ishte Kuci i Vlores i cili ne kohen e miqesise me Bashkimin Sovjetik i coi fshatce nje leter shokut Stalin duke ju ankuar se pse ju dha Dukatit qe kishte qene me Ballin Kombetar, autobuz i kuq; ndersa Kucit qe beri luften i dhane nje jeshil. U be shume kohe dhe nuk e mbaj mire por me duket se Kuci porositi nje autobuz te kuq qe duhet te ecte persegjeri me qellim qe te gjithe pasagjeret ta quanin veten se ishin ne vendet e para.
Per arsye te mosperputhjes se gjeresise se rruges me gjeresine e ketij autobuzi ky autobuz nuk u prodhua kurre. Tani larg shakave per Kujtimin me duhet te them se ai ishte shume njeri serioz dhe i permbajtur.
Ishte eprori im ne Brigaden e Nendeteseve dhe natyrisht me i vjeter se une. Nuk na afronte shume ne te rinjeve qe edhe duhet thene qe ishim pak ndryshe nga brezi i tij. Pastaj ai u transferua kurse ne ngelem atje. Ai meriton fjalet me te mira si kuader i Brigades se Nendeteseve (Rep. 4220) e me gjere. Historia e asaj brigade eshte historia e njerezve qe sherbyen atje.
Nuk mendoj se te gjithe atje mendonin se po i sherbenin Partise se Punes aq me teper inxhinieret qe ishin me ne gjendje te benin diferencen midis teknikes tone e teknikes se “kundershtareve” tane te asaj kohe sic ishte NATO. Akoma une nuk heq nga mendja varkat e drurit me rrema qe perdornin bocmanet tane ne ate kohe.
Por per sa ju takon njerezve une jam i bindur qe nqse vertete ne sulmoheshim ne ate kohe, te gjithe ne do sakrifikoheshim atje pa u menduar perse duhej te vdisnim kur vdekja ishte aq e qarte dhe lufta jone nuk do bente diference.
.. Ne fund te kesaj nderhyrje te shkurter dua te them se krahasuar me menyren se si ka shkruar Z. Habazaj mua, do me pelqente nje menyre tjeter te shkruari te nje libri biografik per te ndjerin K.Peci .