Nga Zhani Lito/*
Kontributi i Imzot Nolit per kulturen Shqiptare:
1- Pranvere 1922, Kristo Kirka dhe Noli jane Deputete te Parlamentit Shqiptar dhe qendrojne se bashku ne nje hotel ne Tirane. Kirka kujton se ne nje mengjez Noli ishte cuar shume i gezuar dhe ne humor, keshtu qe e pyeti Nolin pse ishte kaq i gezuar?
Noli ju pergjigj: ” mbreme perfundova se perkthyeri nga Anglishtja, poemen ‘Korbi” te shkrimtarit amerikan Edgar Poe”. Kirka vazhdoi, ” por kjo nuk eshte hera e pare qe perkthen literature te huaj ne Shqip, por ama kete here je shume me i lumtur, pse? Noli buzeqeshi dhe ju pergjigj, ” sepse tingullon shume me bukur ne Shqip….. Sidomos pjesa kur Korbi thote Kurre me (never more), kurrrrreeeee mmmeeee tingullon si Korbi.
2- Imzot Noli eshte mik ne shtepine e Kristo Kirkes
28 Nentor 1923, dita e Pamvaresise. “Ate nate nuk do ta harroj kurre, – rrefente nene Athinaja. Une ndenja ne dhomen e madhe te miqve, midis burrave. Mbaj mend qe ishin At Vasil Marku, krushku Petro Harizi dhe zoterinjte Kole Rodhe, Tefik Panariti, Loni Kristo, Hasan Bitincka, Thoma Orollogai, Kol Tromara, Faslli Frasheri, Sami Koprencka e te tjere. Te gjithe gatimet i beri nikoqirja Niqi. Hiresija e tij hante nga pak por I provonte te tera dhe shprehte kenaqesine e gatimit Korcar. Tek provoj byrekun, tha me Shaka: ” si byrekun I Kolonjes” Qeshen te gjithe. – E ku e ke provuar ti byrekun e Kolonjes!, e ngacmoj Kristoja. – “Ne Amerike, tha Noli”…..
Muhabeti ishte i shtruar e me sere, po me teper degjohej fjala e Imzot Nolit, fjale qe hynte ne zemer e ste shqitej Kurre. Kur e degjoja, thosha me vets: ” Zoti I madh ka zbritur ne shtepine tone vete Krishtin!” – Libri Kristo Kirka faqe 150
3- Vitet e 1930’s, ishin mbushur me ngjarje te rendesishme per Nolin dhe Kirken.
Kristo Kirka ishte kthyer familjarisht ne Shqiperi dhe kishte permbushur disa sherbime patriotike si qeveritar ne Himare dhe Bilisht. Noli, tani ne Amerike, kishte bere paqe me Zogun dhe nuk e kritikonte me.Patriarkana e Stambollit kishte njohur Kishen Orthodhokse Shqiptare si Autoqefale ne 1937. Si rrjedhim, me 1938, Mbreti Zog dergon ne Amerike K Kirken dhe Aqif Permetin me mision special, ti mbushnin mendjen Nolit to kthehej ne Shqiperi dhe te behej Kryepeshkopi i Shqiperise dhe te kryesonte inisiativen per te krijuar nje Universitet ne Tirane. Per fatin e keq kombetar, Shqiperija u pushtua disa muaj me vone nga Italia dhe filloj Lufta e II Boterore.
4- Gjate vitit 1946, Kristo Kirka ishte arrestuar dhe burgosur nga regjimi komunist. Familja Kirka nepermjet kunatit ne Worcester, MA – Dhimiter Harizi i kerkon Nolit te nderhyje prane Qeverise komuniste qe t’ja lehtesonin denimin.
Me poshte leterkembimi I Nolit
me kunatin e Kirkes:
I dashur Tako:
Sipas letres suaj, shkrova menjehere atje ku duhet per ceshtjen e Zotit Kirka. Kam shprese qe lutja ime T’i hynje ne Pune dhe t’ia lehtesojne gjendjen.
Me bekim prej zemre, mbetem
Uronjesi juaj me Krishtin
Peshkop F.S. Noli
Per fat te keq Qeverija Komuniste nuk mori fare parasysh kerkesen e Nolit dhe veprimtarine patriotike te Kirkes. Kristoja dha shpirt ne Burgun e Burrelit me 1955.Kujtimet e K Kirkes mbi Nolin pershkruajne shume bukur Nolin si intelektual, poliglot, fetar, patriot, udheheqes, dhe mik te shtrenjte.I perjetshem qofte kujtimi I Nolit!
* Katedralja Orthodhokse e Shen Gjergjid, Boston – 22 Nentor 2015 – Simpozium per 50 Vjetorin e Vdekjes te Imzot Nolit – Biblioteka F S Noli(Ky ishet vetem nje ekstrat i kumteses, e mbajtur ne shqip dhe anglisht)
Jakov from Israel says
Ka shume te lindur pas viteve ’90 qe nuk dijne asgje per shtetin diktatorjal komunist pas 1944 me Qoftelargun ne krye .Eshte detyra jone konstante dhe e mediave te flasin perdite per kete teme .Ne nuk duhet kurresesi te harrojme krimet e komunizmit qe vrane pikerisht ata qe u perpoqen me shume per ta krijuar dhe mbrojtur kombin –gjitha plejaden e patrioteve shqiptar .Diktatori sipoas urdhrave e keshillave te Stalinit beri te njejten gje si ai .madje me keqduke i persekutuar atdhetaret edhe jasht vendit me agjentet sekret te tij .Mallkuar qofte ai rregjim fashist pas ’44 dhe kreu i tij .Qofte kujtimi i tij i qelbur edhe me Ferrin e Dantes –i mallkuar ne jete te jeteve .Shqiptaret e sotme e kane harruar historine me qellim sepse nje pjese madhe e administrates publike dhe qeveritare ,jane familjare te atyre qeneve te terbuar qe e cuan kombin ne katastrofe te pariparueshme .Sot Shqiperia akoma vuan pasojat e hidhra te nje politike denigruese antishqiptare e antikombetare te te mallkuarit -ju shofte edhe emri.