Ramiz LUSHAJ/
1./
Kumanovë dardane e shqiptarit rrënjas,/
Leka i Madh:/
Sot a linde Adem Jasharë…?/
Apo i kie në genet e gjakut,/
Në istikame brigjeve të Vardarit./
Në Lagjen e Trimave,/
Në kokrrën e shkreptimave…/
Kumanovë, kallxomë në Besë të Zotit,/
Kush u kallë në flakë/
Kush mori plagë/
Në kit’ 9 maj, në ditë të sodit?!/
Europa e Bashkuar…?!/
Marrëveshja e Ohrit…?/
Andrra Shqiptare e Bashkimit…?!/
Rrgallja e Maqedonisë drejt shkatërrrimit…?!
2.
Kumanova dardane e Gjergj Kastriotit:
Nuk po të shoh nga tymi i barotit
Nga pika e lotit.
E bana fjalën time shigjetë e hark’për sllavët
A të duhet me të derdh gjak në prag…
Me i mbrojt tokat, djepet, plagët, varret…
Vij aty, si dikur të parët e mi:
Në Shtimje, Slivovë, Karadak.
Sot po i flas në gjunjë lutjeje,
Me fjalë gjaku…
Ashtit të trollit,
Palcës së kombit,
Mos ia ktheni Kumanovës shpinën
Si ,dikur, në Shkupin kryengritës, Hasan Prishtinës.
Vlora e Flamurit Kombëtar Shqiptar,
Pa Kumanovë, Preshevë, Podgoricë, Rrozhajë…
Gjithnji do të ketë 2015,
Gjithnji do të ketë 9 Maj…
Kole Juncaj says
Te lumte pena,goja e zemra baca Ramiz.
Rasim says
Me keto vargje zjarri per atdhene, me ktheve nga mosha 90 ne moshen 20. Ne shqiptaret jemi kocke mijera vjecare dhe nuk vdesim kurre. Te faleminderit Rasim Bebo USA.