Nga Nue OROSHI-Shpeshherë kumtet e dheut kanë qenë lajme apo njoftime për situatat që kanë ndodhur në popullin shqiptar.Kumtin e dheut shpeshherë e ka dhënë poeti gjatë vargjeve,shkrimtari gjatë shkrimit të romanit, e shqiptari përmes këngës majekrahut kur ja thoshte në shtatë e shtatëdhjetë.Kumti i dheut sidomos është dhënë edhe si alarm apo kushtrim kur është munduar që të bëhet tjetërsimi i Arbdheut nëpër periudha të ndryshme historike.Edhe sot kur kahjet dhe premisat e orjentimit politik shqiptar kanë marrë tatëpjetën dhe nuk dihet se kah do të shkojnë dhe kah do të orjentohën.Dhe këto orjentime politike mbrenda shqiptare i ngjajnë atij ujit të rrëmbyeshëm i cili gjatë ujitjes së frytit bimor ka dalur nga shtegu dhe ecë i shpërqendruar pa e ditur se çfarë orjentimi është duke marrë.Shpeshherë gjatë historsë tonë kur kemi pasur këso situata të mjegullta intelektualët të përkrahur nga idealistët atdhetarë e kanë dhënë kumtinë e dheut për shpëtimin e Arbdheut.Shumë e lehtë është që ky kumt i dheut të ipet kur ka të bëj më shpëtimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj pavarsisht se nga kanë ardhur.Ata shpeshherë janë kthyer me turp nga trojet shqiptare,por e keqja më e madhe qëndron në faktin se pushtuesit gjetën dhe po gjejnë argatët e tyre që për interesa të përfitimeve materiale janë në gjendje të shesin çdo pjesë të atdheut. Edhe sot kur jemi afër një përplasje të re botërore nuk dihet saktë se cilën anë do marrin shqiptarët.A do të jenë në anën e shpëtimtarëve të kombit shqiptar apo do të lakojnë rrugën dhe do ti shëndrrojnë trojet Arberore në troje të përplasjeve të fuqive botërore pa e pritur fare as dhënien e kumtit të dheut që e shkruan poeti, as mesazhin e romanit që e shkruan shkrimtari, e as kushtrimin e intelektualëve të atdheut për ta shpëtuar vendin e Arbër dheut.E derisa e shkruaj këtë shkrim më bie ndërmend edhe tjetërsimi i Arberdheut.A thua sa shqiptar e ndiejnë vetën Arbëror në këtë kohë të tjetërsimit historik që po tjetërsohemi para syve tanë.Kush është duke e trazuar rrugën e shkapërderdhjës kombëtare vëtem për të fituar një koc më shumë për ta hedhur tërë orjentimin e shqiptarëve në humnerë e në lumë.E meqenëse kemi mungesë të organizimit kolektiv prapë atëherë duhet të dalin edhe iniciativa individuale që ti mbrojmë vlerat kombëtare.Këtu dëshiroj të potencoj dy vlera individuale të cilatë duhet të sherbejn si modelë për veprim të përbashkët shoqëror në trojet shqiptare.Njëra është vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Skenderaj.Prapë Drenica nuk dëshiron të dorzohet por një djalë i Prekajve nga Prekazi kishte sjellur këtë monument të Prijesit të Arbrëisë.Vërtetë ishin të pakoordinuar por edhe një veprimtarë nga Llapi në majet e bjeshkëve të Llapit kishte sjellë katër metra të gjatë shpatën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.I ceka këto dy raste individuale për të bërëë me dije opinionin gjithëshqiptar se Arbëroret nuk do të tjetërsohen, por do të qëndrojnë fortë karrshi tregtarëve të flamujve që shiten e blehën sa herë t´iu afrohet një fotele, apo sa herë ta kenë një përfitim personal, duke harruar faktin se tjetërsimi i Arbërisë do t´iu kthehët bumerangë këtyre plangprishësve të shqiptarisë.E sot kumti i dheut per lojën që i bëhet tjetërsimit të atdheut duhet të na mbaj fortë të lidhur për njëri-tjetrin për të mos u shkapërderdhur si ato grimcat të cilat pas çdo shpërthimi shkojnë aq larg sa që është e vështirë ti bësh bashkë dhe ti orjentosh në drejtiminë e duhur.