Parafjala e Ditarit/
“Gjithë atyre që dhanë mundin, gjakun dhe jetën e tyre për liri e pavarësi të Kosovës”. I.Gashi/
Nga Ismail GASHI/Pas Demonstratave të 1981, shtypjes me dhunë të kërkesave shqiptare nga pushteti serbë. Pranvera e Madhe Shqiptare 1981, sikur pushoi së vepruari. Megjithatë, ringjallja, zgjerimi e këmbëngulësia shqiptare në kërkesa, masovizimi e përfshirja e gjithë hapësirës shqiptare moiri rrugën e pavarësimit, më 1988, kur politika serbe në hakmarrje të ngjrjeve te 1968, planifikonte pezullimin e autonomisë së Kosovës, përmes akteve ligjore e “shprehjes së lire” të popullit, filluan Kuvendimet Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutën e 1974. Këto kuvendime mundësuan e formësuan kontakte me masat popullore, hapen rrugë që edhe në këto rrethana të niset fjala dhe mendimi i lirë demokratik i masës së shtypur shqiptare. Në këto tubime nëpër gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë, për herë të parë u ringjall si feniksi shpërthimi e forcës akumuluese e cila shqetësoi politikën serbe. Shqiptarët pas shumë përpjekjeve për liri në tetor-nëntor 1988 me Grevat e Minatorëve si dhe demonstratat e janar-shkurt dhe të nëntorit 1989 dhe janar-shkurt 1990 u shprehen dhe dolën hapur kundër ndryshime që rrezikonin autonominë e Kosovës.