Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Po fijat bora me të ftohtë si në Dhjetor ’90. As në kit’ 25 vjetor vjeshtak të Rënies së Murit të Berlinit nuk janë shkrirë akujt e Luftës së Ftohtë. Po vjen mot i keq. Perdja e Hekurt po kërkon rulin e vet. Sa ma shpejt?!…
Papa Françesku e dha gjatë tetorit 2014 sinjalin përseritës e pa terma ndërmjetës: Lufta e Tretë Botërore ka nisur…! Ka me na prek. Jo si me 7 prill ’39 me qëndresë në vetmi, po në bashkari me të tjerët. Jena në NATO. Shyqyr Zotit!
Në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, u dogj Flamuri i NATO-s. Flamuri Ynë. E dogjën serbët në stadium ku ishte edhe kryeministri i Serbisë aty. Nuk ishte rastësi. Jo. Ishte demonstrim force, urrejte, luftënxitje.
14 tetori 2014 në Beograd nuk ishte një ndeshje futbolli për Eleminatoret e Francë 2016, po një demonstrim force, urrejte, luftënxitje për Luftën e Tretë Botërore.
Ata kujtojnë se janë në atmosferën e Luftës së Parë Ballkanike, të nisur në Tetor 1912 kundër Shqipërisë që po kërkonte Pavarësinë e saj, një shtet sovran. Ata i kanë kapur ethet e luftës së pritshme. Serbët e duan Luftën e Tretë. Shqipërinë e Kosovën i kanë në shenjestër të parët…
2.Bota nuk duhet të harrojnë vizitën e Sulltan Mehmed Rashid V në Kosovë në qershorin e vitit 1911 që po vinte nga Stambolli në vendin e Betejës së Fushë-Kosovës (1389). Pa hy’ shumë në histori, Perandoria Otomane e Lindjes në bashkëpornësi edhe të Perëndimit, e kapur nga Rusët, e lidhur me Serbët e Malazezët, po donte me e mbajt ma fort Perandorinë Otomane deri në katër vilajetet shqiptare, edhe pas ngritjes së Flamurit të Skenderbeut me 6 prill 1911 në kala të Deçiçit nga Dedë Gjo’ Luli me hotjanë e Malësinë e Madhe.
Pak’kush e din’ se si iku Putini – diplomati funksionar, sigurimsi rus, nga ambasada Ruse në RDGJ kur ra Muri i Berlinit më 1989. Po shumkush e kupton se pse erdhi Putini në Beograd më 16 tetor 2014 pikërisht në 70 vjetorin e çlirimit të Beogradit, në 25 vjetorin e Murit të Berlinit, dy ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri (!)
Sulltani Otoman Rashid V me vizitën e vitit 1911-tës kërkonte me pas një “mur” kufi me mbretëritë e Serbisë e të Malit të Zi. Edhe Sulltan Putini i Parë i Rusisë po lyp “mure” të rinj në Beograd. Po don me e tërhjek Serbinë drejt Moskës, larg Nato-s e BE.. Serbia po don me e ripërserit Jugosllavinë e Parë ose të Dytë. Ajo nuk don me ndejt as Jugosllavi e Tretë si në kohën e Millosheviçit. As në kufijtë e një republikë serbe, të shettit të sotëm serb?!
Presidenti serb, Nikoliç, një ditës pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd dhe një ditë para ardhjes së Putinit në Beograd, doli me deklaraten publike:”Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve”.
Kjo deklaratë ishte vazhdimësi e platformave serbe kundërshqiptare dhe mesazh për Putinin. Një rrenë e mëdhe pasi realiteti ishte ndryshe, terror banë vet serbët në stadium e jashtë tij. Ishte presion edhe ndaj UEFA-s e mikut të tyre të mirë, Platinit të keq.
3.
Me gjykimin e padrejtë ndaj Shqipërisë UEFA mund të jetë gjithçka po jo një Ligë Europiane e Futbollit. Ajo nuk e paska selinë në Beograd.
Bota nuk duhet të harrojnë se Serbëve në Sarajevë, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 28 qershor 2014, banë festime madhështore. Foli edhe vet Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, përuruan statujën e serbit Gavrillo Princip, vrasësit të Arkidukës austriak Franz Ferdinand në Sarajevë. Kur një aktor i veshur si Princip qëlloi dy herë në ajër, serbët i quajtën sikur u qëlluan NATO dhe BE.
Serbia e donte për shovinizmin e saj ndeshjen Serbi-Shqipëri për ta ngrit ma lart nacionalizmin shoven serb ndaj shqiptarëve në Ballkan. Ndaj një pankartë e quajtën Flamur Kombëtar Shqiptar (!) kur Kushtetuta e Shqipërisë, si e çdo vendi tjetër, e përcakton saktë Flamurin tonë zyrtar, me të gjithë elementët e tij. Sigurisht nuk ishte ai në Beograd. Ata u ndalën tejet gjatë ndaj një harte të Shqipërisë Etnike, Natyrale, Reale, ndërkohë që jo vetëm Luginën e Preshevës (Kosova Lindore), po edhe Sanxhakun – Tregu i Ri janë territore shqiptare, ashtu sikurse edhe territore të tjera shqiptare nën Malin e Zi e Maqedoni. Serbët duan ta ringrejnë “Serbinë e Madhe”, si gjithnjë me territore shqiptare. Ata ia kanë nis këto dy vite me synimin për të ringrit “Jugosllavinë e Katërt” me Federatën G-6, një “Komonuelth Ballkanik” nën Serbi.
Zakonisht sporti i ikë politikës dhe politika e ndjek sportin. Po, kësaj here, politika e oktapodue ndeshjen Serbi-Shqipëri në forma e mënyrat e saj ma të këqija, tue përfshi edhe UEFA-n e pavarur. Politika u ba top e topi u ba glob.
Serbia nuk luajti me Shqipërinë në stadiumin e Beogradit po në arenën globale demonstroi dicka apo shumçka nga “parathania” e Luftës së Tretë Botërore.
Në kit’ ndeshje nuk humbi Shqipëria. Ende nuk ka fitue as Serbia. As aleatët e saj. Me kit’ ndeshje po humb Europa euro-atlantike e jo vetëm ajo. Po humb UEFA (!). Po humbim të gjithë në të nesërmen tonë të përbashkët, në kit’ kohë e botë globale.
Pra, nuk humbëm ne, Shqipëria Natyrale 3 me 0, po Serbia e Madhe tregoi si 100 vjet ma parë me Princip se ende po lufton pa asnjë princip për të ardhë Lufta e Tretë Botërore?!
Ta ndalim shovinizmin serb e sllav, fashizmin e sotëm të Europës e botës!
Tiranë, 24 tetor 2014
Maksim Shaholli says
Sot ndihem i plagosur,por jo i gjunjèzuar!Kjo meriton tè quhet tè paktèn si humbja e drejtèsisè!Njè rastèsi qè edhe Franca,si Organizatore Euro2016 duhej tè ishte te i njèjti grup me Shqipèrinè dhe Serbinè?Nuk e di pèrse shpesh kèto kohèt e fundit mè vjen né mèndje libri i Kadare-sè “DIMRI I VETMISE Sé MADHE” EDHE PSE NUK E KAMè LEXUAR
Viktori says
Mos te kishte than Edi Rama se vllau i vet e ka telekomandue dronin Shqipnia do te ishte ne nji pozite ma te mire se sa asht per me kundershtue denimin e rand qe i dha UEFA. Droni nuk ka pas fuqin me e majt bandoleren ne naltsi te duhun per me u duke mire per nji kohe mjaft te gjat. Faktikisht hupi naltesi shpeit mbasi duel ne dukje deri sa nji lojtar serb mujti me e kap me dore. Pra si ka mujt droni me u nise prej nivelit rrugore jashta stadionit dhe me marr naltsine e duhun per me kapercue murin e stadionit deri sa nuk kishte fuqi te mjaftueshme per me mbajt bandoleren ne nji naltesi kostante? Po pse policia dhe sherbimet e sigurimit serb qe e kishin nen kontroll rrethanen e stadionit nuk e hetuene dronin dhe ata qe e nisen kur ishte hala jashta stadionit? Si do te kishte mujt delegacioni i federates shiptare i futbollit, qe Serbt e kishin fute ne nji tribune te mbyllun me xham, me e pas dronin me veti dhe me e lleshue ne air? Por qe na vien Rama ne ndime te Serbve. Edi i jone ia shpall botes se vllau i ti e kishte telekomandue dronin sikur te kishte ba nji akt heroik, tue ja vu barren ne shpind te Shqipnise. Rama bani autogol. Nonse denimet e UEFA-s kundra Shipnise jan pertei pergjethsinave qe kan shkaktue mos perfundimin e lojes, do te jet faji i Rames ne se Shqipnia nuk kualifikohen ne fazen perfundimtare e Kampionatit Evropian.