Nju Jork: U zhvillua Festivali i XXII-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – Shpaloset flamuri kuq e zi më i madh në Amerikë/
NGA BEQIR SINA, New York/
Lehman College, Bronx, NY : Për herë të 22-të, në komunitetin më të vjetër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, në New York, u zhvillua mbrëmë Fesitivali i XXII-të Shqiptar. Festivali u zhvillua përsëri në pallatin e kulturës – kampusin e kolegjit Lehman College, në Bronx, i organizuar nga Qendra Kluturore ” “Nëna Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Festivali u ndoqë nga më shumë se 3500 shikues. Në festival morën pjesë më shumë se 250 këngëtar, vallëtar dhe muzikanë, nga të gjitha trevat. FESTIVALI XXII SHQIPTAR! në New York, më i madhi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkauara të Amerikës, ka bashkuar disa mijëra shqiptarë, në pallatin e kulturës të kolegjit Lehman – Bronks – New York, të cilët si në një festë të madhe u mblodhën për të festuar, historinë, trashëgiminë tonë dhe kulturën tonë, në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!
Sipas, pjesmarrësve ky ka qenë festivali më i bukur i mbajtur ndonjëherë! i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendra Kulturore Nëna Tereze, më i miri, për të kremtuar, një përvjetor të veçantë, si 100 Vjetorin e Shtetit Shqiptarë.
Bashkëkombasit tanë – mërgimtarët tanë nga e ashtuquajtura zonat e “Tre – Shtetshit”, por, edhe ata që kishin ardhur nga shtet më larg, nga Toronto – Kanada, Detrioti, dhe Bostoni – u mblodhën së bashku të djelën në mbrëmje më 11 nëntorë në qytetin e bukur, të New Yorkut, në pallatin e kulturës Lehman College për të ndjekur FESTIVALIN E XXII SHQIPTAR! – ngjarjen më të madhe kulturore në diasporë.
Për më shumë se pesë dekada me radhë, sa ka edhe jetëgjatësi Kisha Katolike Shqiptare në SHBA, ka festuar 28 nëntorin dhe festa tjera kombëtare e fetare, dhe është bërë promotore e këtyre festave, por kësaj rradhe, për këshillin e kishës dhe komisionin organiziues të Festivalit të XXII Shqiptarë në New York, krye – Famullatrin e e saj, të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, për ta bërë këtë festiavl të ishte më i veçantë
Mbasi ata ia arritën qëllimit të bashkojnë me këngë, valle e melodi dhe kostumet folklorike të gjitha trojet tona etnike – duke na krjijuar Shqipërinë e Bashkuara, në festival u prezantua Shqipëria, Kosova, Presheva, Medvegja, Bujanovci, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe diasporës, të cilët, u bënë së bashku për këtë 100 vjetorë – në Festivalin e XXII Shqiptarë.
Salla ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, fëmijë të vegjël që mbanin veshur nga një fanelë ( T-shirt ) kuq e zi, ose kishin veshur një kostum kombëtar shqiptarë, një flamur shqiptarë dhe amerikan në medalionin në cep të xhaketës. Ndërkohë, që atmosfera ishte ndezur qysh heret jashtë, kompleksit të ndërtesave të kolegjit, nëpër vetura valvitej flamuri kombëtarë, ndërsa buçiste muzika shqiptare, dhe njerëzit i ishin drejtuar, sallës së madhe, të pallatit të kulturës në Lehman College, që të zënë vendet, për të përcjellur këtë ngjarje, e cila kësaj rradhe i cili i është dedikuar 28 nëntor 1912 – përvjetorit të 100- të, të Shqipërisë së Pavarur.
Në festival morën pjesë të ftuar nderi, i përnderëshmin Dom Viktor Dedaj, si dhe ardhur enkas nga Detroiti Dom Fran Kolaj famullitari i ri, në Kishën e Shën Palit në Rochester të Miçiganit, Kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, presidentia e shoqatës së gruas “Motrat Qiriazi” dr Ana Kohen, anëtari i sapo zgjedhur i Kuvendit të New Yorkut Mark Gjonaj, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Dr. Sulejman Çelaj, Marko Kepi nga Rrënjët Shqiptare e tjere.
Të pranishëm në Festivalin e 21-të Shqiptarë kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit shqiptar, konsulli Ymer Berisha nga Konsullata Përgjithëshme e Kosovës në Nju Jork, diplomatë dhe personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në Nju Jork, biznesmen, afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të komunitetit.
Festival Shqiptarë zhvillohet nën kujdesin e Qëndrës Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe ka këta organizatorë:
Kryetar i festivalit është Dom Pjetër Popaj, – Drejtori i Qendrës Nëna Terese, Mark K. Shkreli, Drejtor i Festivalit, Simon Vukel, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor Artistik, dhe regji Ludvig Çotaj dhe Ismer Mjeku, Drejtor i Skenës, Ludvig Çotaj, Skenografia, Fran Shala,Luigj Tinaj, Sokol Smalaj, Kreshnik Smalaj, Nick Gjokaj, dhe Gjeka Shala dhe Lisa Junçaj, Korrdinator i Mediave Simon Vukel, Koordinatore të reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj,Leonora Lulaj, Arjana Elezaj, dhe Margarita Kocovic.
Këshilli Drejtues i Festivalit:
Simon Vukel (Drejtor), Fran Çotaj, Ludvig Çotaj, Mark Shkreli dhe Ismer Mjeku. Anëtarë të Komisionit të Festivalit, Age Ivezaj, Angelina Nika, Agim Kola, Anton Dedvukaj, Elsa Lulaj, Gjon Çota, Lekë Lulaj, Lekë Përlleshi, Leonard Berishaj, Palok Rudaj, Prena Berisha, Sokol Smalaj dhe Vasel Smalaj, Gjergjë Paloka, Lizë Vuktilaj, Gjelosh Narkaj,
Festivalin e drejtuan konferencieret Etrita Ibroçi dhe Albert Popaj . Bekimi i festivalit dhe fjala hyrëse, u mbajtë nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare ‘ Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.Festivalin e 21-të Shqiptarë e shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik Edmond Xhani dhe anëtarët e grupit të tij: Edi Xhani – kitare solo, (drejtues artistik) ,Maks Vathi – klarinete / saksofon, Bardhyl Graba – keyboard, Artur Nuredini – drums, Zini Botova – kitare bass, Ilir Dangëllia organo, dhe Lavdërim Jani fisarmonikë.
Në fjalën tradicionale të përshëndetjes famullitari Dom Pjetër Popaj, dhe kryetar i këtij festivali shprehet se “Ndërsa kremtojmë këtë datë historike së bashku me këtë festival, përkujtojmë heroit tanë kombëtar që nuk kursyen jetën e tyre por derdhën gjakun për liri e pavarësi të popullit tonë të robëruar në 5 shekuj me rradhë. Të frymëzuar prej Kastrioit, ati të flamurit tonë kuq e zi, me shqiponjën dy krenare me 1912, – Ismail Qemali me ndihmësit Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin e Dom Nikoll Kaçorrin, përsëri ngritën këtë flamurë të valvisë i lirë në tokën Arbërore. “për këtë tha Dom Pjetri, sonte ne përkujtojmë këtë histori dinjitoze me shumë krenari se shqiptari më parë pranon vdekjen se robërin dhe se shqiptari nuk i shërben armikut por vetëm një Zotit në qiell dhe kombit të tij në tokë.
Sonte në nder të tyre, vijojë Dom Pjetër Popaj – ne festojmë së bashku, kulturën tonë, historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur që mbahet e paprekur gjatë shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm që dhan aq shumë në shekuj për të ruajtur identitetin tonë. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi e ri të gjithë këta fëmijë që megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ata thonë se jemi krenar që jemi shqiptarë, dhe kënodojnë e vallëzojnë si shqiptarë plot hare, gëzim e krenari. Dhe sonte duke vallëzuar dhe kënduar ata do të tregojnë se sa ata e duan kulturën tonë kombëtare.
Me këtë rastë tha famullitari i Kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj, “Falënderojmë Komitetin Organizativ të këtij festivali, i cili, ka punuar aq shumë për të bërë këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë ne. Zoti e Bekoftë Nënën Shqipëri, Kosovën, trojet e tjera shqiptare të okupueme, Shqiptarët kudo që gjenden, dhe Zoti e bekoftë Amerikën – Gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë , e kalofshi mirë këtë fistival !
Me daljen në skenë të gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve u shënua hapja e Festivalit XXII-të Shqiptarë, e cila u shoqërua me një pjesa nga drama “Nëntori i Dytë” kushtuar ngritjes së flamurit nga plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës – Ismail Bej – Qemali.
Aktori Agim Rugova luajti rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë gjatë skicës teatrale performuar për publikun e pranishëm. Në skenë ka performuar edhe aktori mga Kosova, Shaban Lajqi i cili luajti rolin e Ismail Qemalit dhe rapsodi Tom Gjergji i cili luajti rolin e Isa Boletinës dhe rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912. Kjo pjesë teatrale u shoqëruame një fragment poetik “Flamuri” nga Dritan Dragu dhe një këngë për shpalljen e Pavarësisë , kënduar nga Gëzim Nika – së bashku me një valle festive nga “Lulet e Festivalit” grupi i fëmijëve të “Rozafatit” .
Festavali XXII Shqiptarë, e ka përshendetur dhe shqiptari i parë në një post kaq të lart në historinë e emigracionit tonë në SHBA, zoti Mark Gjonaj, anëtari i Asamblesë së New Yorkut, Distrikti 80-të, Ky festival u mbyll me shpalsojen e një një flamuri të madh kuq e zi, më i madhi i shpalosur deri tani në Shtetet e Bashkuara nga shqiptarët, shoqëruar daljen “masive’ dhe solmne në skenën e festivalit të, të gjitha grupeve dhe këngëtarve.
Thanë për festivalin e XXII Shqiptarë
Dom Fran Kolaj duke folur për festivalin tha se ky festival kësaj radhe meqënse mbahet në kuadrin e akiviteve për nder të 100 vjetorit të shteti shqiptarë aludon në atë të “Bashkimit tonë kombëtar bashkimin e të gjitha trojeve tona etnike”. “Kjo është edhe dëshira e të gjithë shqiptarëve, theksojë Dom Fran Kolaj, duke shtuar se brenda dhe jashtë atdheut të tyre, shqiptarët duke festuar 22 vjetorin e festivalit dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e lusin Zotin që sa më parë të festojmë dhe Bashkimin tonë Kombëtarë.”
Mark Gjonaj thotë se ky është një festival që 22 vjet na bashkon ne si komunitet dhe dëshirojë që ky t’i paraprijë edhe bashkimit tonë kombëtar – mbasi ky i sivjetmi përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. “Kjo, tha ai na bënë të ndjehemi më kreanr që jemi shqiptarë sidomos kur jemi në SHBA, dhe të lutemi që Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti i bekoftë Shqiptarët. Ky njëqindvjetor nuk është vetëm festë por është edhe meditim për 100 vjetët e ardhëshme – që të realizojmë atë ëndrrën tonë shekullorë bashkimin tonë kombëtarë.”
Poeti Gjovalin Lumaj i cili ka bërë edhe montazhin muziko-letrar dhe tekstin e këngëve të festivalit – udhëheqës artitik i SHKA ” Kelmendi” tha se këtë festival do t’a përmblidhja me “dy fjalë” të mëdha:” Festivali vertetësisht i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festivali që i shpalosi të gjitha vlerat dhe dha mesazhet për nga ana e masivitetit paraqitjes në skenë të grupeve të ndryshme nga i gjithë vendi, krahinave ” dhe dukëshëm nga festivalet e tjera është dalluar për nga serioziteti dhe profesionalizimi për prezantimim e velerave tonë kombëtare të muzkiës, këngës dhe valles, dhe veshjeve të bukura folklorike nga më të mirta e mundëshme”.
Tomë Mrijaj, studiues dhe publicist, që ka ndjekur të 22 festivalet tha se ” Festivali i 22-të i radhës iu kushtua tërësisht 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe figurave të shquara të kombit tonë, të cilët u përkujtuan me shumë respekt, përmes këngëve popullore me përmbatje patriotike.”
Këtu sot gjithçka është një Shqipëri në miniaturë, duke filluar me skënën e Festivalit, punuar me modesti dhe që sillte me vete jehonën e ngjarjes së 28Nëntorit 1912, e cila sot i përngjante Ditës së Flamurit, shprehet Mrijaj. Duke shtuar se:” Nga ana e tjetër, rregjizori, ishte kujdesur që trupa teatrale të nxjerrë në pah për herë të parë (mbas 50 vitëve të lënë qëllimisht në harresë nga diktatura komuniste), burrin e madh të kombit tonë z/Kryeministri Imzot Nikollë Kaçorri, i luajtur me shumë pasion nga aktorët shqiptaro-amerikanë. Tematika ishte shumë e pasur me vallet nga gurra popullore, veshjet me plot larushi të stolisura nga të gjithë krahinat e trojeve etnike shqiptare, sfondi kuq e zi i flamurit të Gjergj Kastriotit, dominonte sallën e shfaqjes, tek mbahej me krenari simboli i rubës së kuqe me shkabën dykrenare në duar nga spektatorët në Neë York. Festivali nxorri edhe një herë në pah dashurinë e madhe, që ruajnë gjithnjë në zemër emigrantët këtu për trojet etnike shqiptare, me shpresën dhe besimin e patundur se ata do të bashkohen një ditë.” përfundojë zoti Mrijaj.