• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËRIA ETNIKE NË SKENËN E FESTIVALIT

December 5, 2012 by dgreca

Nga Danny Blloshmi/

Ende e ndjej brenda vetes atë mahnitje që më shkaktoi Festivali i 22-të Shqiptar i organizuar nga Qendra “Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me 11 nëntor në mjediset me akustikë të shkëlqyer të pallatit të Artve në një nga godinat e Lehman College në Bronx. Nuk e di se çfarë mund të ketë më tepër një shfaqje profesionistësh gjithëkombëtare se sa ai festival, ku e gjithë Shqipëria ishte në skenë. Më shumë se 250 artistë amatorë dhe profesionistë, këngëtarë dhe valltarë nga e gjithë Shqipëria natyrale, ishte pjesë e asaj sofre gjigande të folklorit shqiptarë që natën e 11 nëntorit na mrekulloi të gjithëve. Siç tregojnë emigrantët më të hershëm, ky festival, e ka zanafillën që në vitet ’70, kur nisi për të parën herë dhe vazhdon si një traditë e mirë, që përcjell këtu në atdheun e adaptuar tonin kulturën Kombëtare gjitëhshqiptare.

Ajo që të mbetet në mendje është jo vetëm pasioni për këngën dhe vallen shqiptare, jo vetëm pasuria e pashtershme e folklorit shqiptar, që si një gurrë e pashtershme derdhet përvit në atë skenë, por edhe mbizotërimi i skenës nga fëmijë të lindur këtu në SHBA, të cilët ndjehen të dashuruar pas kulturës të Kombit të tyre, që i ngazëllehen Flamurit Kombëtar kuq e zi, që iu përkëdhelen kostumet kombëtare me një dashuri të jashtzakonshme. Sa shumë kostume kombëtare që pamë në atë skenë të festivalit të Pavarësisë së 100-të të Shtetit shqiptar!

Kostumet e jugut dhe të veriut, të Malësisë dhe të Çamërisë, të lebërve dhe malësorëve, rugovasve dhe gjakovarëve, njëri më i bukur se sa tjetri u prezantuan në skenë e festivalit. Po sa u shkojnë të rinjëve ato veshje! Pa t’i shihje se si flladiteshin në skenë nën rrotullimin e valltarëve. Nuk e di por unë mbeta i dashuruar pas xhubletës së veriut dhe fustanellës së jugut, njëra magjike se tjetra, njëra më e lashta se tjetra; të dyja idetike shqiptare, të dyja plot mistere në simbolet zbukuruse dhe në atë fërshfërimën valëzore gjatë rrotullimit të valltarëve.

Xhubleta më duket si një veshje legjendë, plot mistere, që e shihja të veshur edhe tek vajzat e vogla edhe tek të rejat, edhe tek gratë artiste dhe secilave u jepte një pamje të zanave të legjendave.

Në mendjen time xhubleta , me atë formën e saj valë-valë, me atë fundin që zbret hijshëm në shtatin e bukurosheve shqiptare,që nis me një lloj ngushtësie e që vjen duke u zgjeruar në formën e një këmbane, të mrekullon. Veshja më tipike e femrave shqiptare në Shqipërinë e mbi e nën Drin, në Malësi, Kelmendin kreshnik, ndërsa ornamentet zbukuruse janë të papërshkrushme dhe vezulluese. Po ashtu të mrekullon dhe fustanella, që e shohim shpesh në trevat jugore,dhe që e shohim çdo vit në këtë festival, veçanërisht tek djemtë që kërcejnë vallet çame. Studiuesit kanë treguar se edhe kjo është veshje tipike shqiptare, që dikur gjendej në të gjitha trevat shqiptare në forma të ndryshme. Kam lexuar  se mjeshtëri i madh i fjalës shqipe, rizbuluesi I Flamurit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, bashkëthemelusi i Vatrës, Faik Konica, ua spjegonte me pasion amerikanëve magjinë e fustanellës shqiptare, madje edhe në emisione radiofonike, u tregonte se kjo veshje është tipike shqiptare, por është shëmtuar me variantin e adaptuar nga grekët, të cilët e kanë shkurtuar dhe po ashtu tentojnë ta paraqesin atë si veshje të tyre identifikuese.

Në Festivalin e 22, pjesmarrja ishte rreth tre mijë vetë, në skenë u ngjitën më shumë se 250 artistë, që kishin ardhe edhe nga Toronto e Kanadasë, Michigani e Bostoni, kënga dhe vallja iu kushtuan 100 vjetorit dhe kjo ishte e natyrshme sepse të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë në vendlindje apo në mërgim, kanë kohë që kanë nisur festën e shekullit të pavarësisë. E gjithë Shqipëria natyrale ishte në skenën e festivalit, ku u prezantuan të gjitha trevat, që nga Shqipëria amë(siç shprehen kosovarët), Kosova,  Malësia kreshnike, Ulqini piktoresk, Lugina e Preshevës – Medvegja- Bujanovci, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë. Duke ndjekur këtë festival, kushdo ndjenë krenari dhe brenda vetes i shpërthejnë vargjet: O sa mirë që jam shqiptar!

Në radhët e para të sallës së madhe, pranë skenës ishin ulur klerikë dhe drejtues të shoqatave të komunitetit shqiptar : dom Fran Kolaj, famullitari i Kishës së Shën Palit në Rochester të Miçiganit, Mark Gjonaj, shqiptari që hyri në histori si i pari shqiptar në Ansamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, dom Pjetër Popaj, i përnderëshmin Dom Viktor Dedaj, Kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, presidentja e shoqatës të grave “Motrat Qiriazi” dr Ana Kohen, zv/presidenti i Shoqatës së mjekëve shqiptaro-amerikanë, Dr. Sulejman Çelaj e të tjerë.

Festival Shqiptar ka për organizatore Qëndrën Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës. Në broshurën e përgatitur me profesionalizëm nga Ismer Mjeku, ku ka një parathënie për 100 vjetorin e Pavarësisë, të shkruar nga editori i gazetës më të vjetër të botës shqiptare, “Dielli”, Dalip Greca, janë paraqitur realizuesit e festivalit: Kryetar i festivalit është Dom Pjetër Popaj, – Drejtori i Qendrës Nëna Tereze, Mark K. Shkreli, Drejtor i Festivalit, Simon Vukel, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor Artistik, dhe regji Ludvig Çotaj dhe Ismer Mjeku, Drejtor i Skenës, Ludvig Çotaj, Skenografia, Fran Shala,Luigj Tinaj, Sokol Smalaj, Kreshnik Smalaj, Nick Gjokaj, dhe Gjeka Shala dhe Lisa Junçaj, Korrdinator i Mediave Simon Vukel, Koordinatore të reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj,Leonora Lulaj, Arjana Elezaj, dhe Margarita Koçoviç.

Këshilli Drejtues i Festivalit: Simon Vukel (Drejtor), Fran Çotaj, Ludvig Çotaj, Mark Shkreli dhe Ismer Mjeku. Anëtarë të Komisionit të Festivalit, Age Ivezaj, Angelina Nika, Agim Kola, Anton Dedvukaj, Elsa Lulaj, Gjon Çota, Lekë Lulaj, Lekë Përlleshi, Leonard Berishaj, Palok Rudaj, Prena Berisha, Sokol Smalaj dhe Vasel Smalaj, Gjergjë Paloka, Lizë Vuktilaj, Gjelosh Narkaj.

Këtë radh Festivalin e drejtuan Etrita Ibroçi dhe Albert Popaj, ndërsa bekimin dhe përshëndetjen për festivalistët dhe pjesmarërsit, e bëri famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.

Festivalit ia shtoi profesionalizmin Orkestra “Alba” në drejtimine  mjeshtrit Edi Xhani.Tashmë kjo orkestër është bërë e dashur për shqiptarët në të gjitha ngjarjete  rëndësishme të komunitetit, përfshi dhe 100 vjetorin e Vatrës organizuar me madhështi me 29 prill 2012.

Në fjalën përshëndetëse  Dom Pjetër Popaj solli atmosferën festive dhe historike njëkohësisht: Ndërsa kremtojmë këtë datë historike së bashku me këtë festival,tha ai, ne përkujtojmë heronjët tanë kombëtar, që nuk kursyen jetën e tyre por derdhën gjakun për liri e pavarësinë e popullit tonë të robëruar në 5 shekuj me radhë. Të frymëzuar prej Kastrioit, Atit të flamurit tonë kuq e zi, me shqiponjën dy krenare me 1912, – Ismail Qemali me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin e Dom Nikoll Kaçorrin, përsëri ngritën këtë flamurë të valvisë i lirë në tokën Arbërore.

Sonte, shtoi dom Pjetër Popaj, ne festojmë së bashku, kulturën tonë, historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur, që mbahet e paprekur gjatë shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm, të cilët dhanë aq shumë në shekuj për të ruajtur identitetin kombëtar. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi e rinj, të gjithë këta fëmijë, që megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ndjehen krenarë që janë shqiptarë, dhe këndojnë e vallëzojnë shqiptarisht plot hare, gëzim e krenari. Dhe sonte duke vallëzuar dhe kënduar ata do të tregojnë se sa e duan kulturën tonë kombëtare.

Në mbyllje, dom Pjetër Popaj tha: “Falënderojmë Komitetin Organizativ të këtij festivali, i cili, ka punuar aq shumë për ta bërë këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë ne. Zoti e Bekoftë Nënën Shqipëri, Kosovën, trojet e tjera shqiptare të okupueme, shqiptarët kudo që gjenden! Zoti e bekoftë Amerikën – Gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë !

Të gjitha grupet u shfaqën së bashku në çelje të festivalit dhe morën duartrokitjet e sallës. Fragmenti dramatik “Nëntori i dytë”, që evokon shpalljen e pavarësiësë më 28 nëntor 1912,  shënoi nisjen e kësaj maratone artistike që zgjati rreth katër orë. Aktori Agim Rugova në rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi, krijoi sfondin historik tek lexoi Deklaratën e Pavarësisë, ndërkohë që performuan edhe Shaban Lajçi në rolin e Ismail Qemalit dhe Tom Gjergji në rolin e Isa Boletinit.Atmosfera historike festive vazhdoi me një fragment poetik “Flamuri” nga Dritan Dragu dhe këngën për Pavarësinë , kënduar  bukur nga Gëzim Nika, që u pasua me një valle festive të interpretuar nga kërcimtarët e vegjël të “Rozafatit” . Mjeshtërisht u paraqitën valltarët e Detroitit dhe grupit “Bashkimi” të Bostonit, të drejtuar nga mjeshtrat e koreografisë, Brahaj dhe Papristo.Festivalin e ka përshëndetur z. Mark Gjonaj.

Realizuesit e kësaj mrekulli artistike kishin zgjedhur për mbyllje të festivalit

shpalsojen e një një flamuri të madh kuq e zi, ç’ka e ndezi atmosferën atdhetare në sallë. Pas mbylljes, festivalistët u çvendosën në sallën e Qendrës Kulturore artistike “Nëna Terezë”, pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, ku festa ka vijuar deri në mesnatë!(Botoi DIELLI ne numrin Special te 100 Vjetorit- 28 nentor 2012)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Danny Blloshmi, Festivali XXII

KURORA E FESTIVALIT TE XXII SHQIPTAR NE NEW YORK -100 VJET PAVARESI

November 12, 2012 by dgreca

Nju Jork: U zhvillua Festivali i XXII-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – Shpaloset flamuri kuq e zi më i madh në Amerikë/
 
 NGA BEQIR SINA, New York/
 
 Lehman College, Bronx, NY : Për herë të 22-të, në komunitetin më të vjetër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, në New York, u zhvillua mbrëmë Fesitivali i XXII-të Shqiptar. Festivali u zhvillua përsëri në pallatin e kulturës – kampusin e kolegjit Lehman College, në Bronx, i organizuar nga Qendra Kluturore ” “Nëna Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Festivali u ndoqë nga më shumë se 3500 shikues. Në festival morën pjesë më shumë se 250 këngëtar, vallëtar dhe muzikanë, nga të gjitha trevat.   FESTIVALI XXII SHQIPTAR! në New York, më i madhi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkauara të Amerikës, ka bashkuar disa mijëra shqiptarë, në pallatin e kulturës të kolegjit Lehman – Bronks – New York, të cilët si në një festë të madhe u mblodhën për të festuar, historinë,  trashëgiminë tonë dhe kulturën tonë, në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Sipas, pjesmarrësve ky ka qenë festivali më i bukur i mbajtur ndonjëherë!  i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendra Kulturore Nëna Tereze, më i miri, për të kremtuar, një përvjetor të veçantë, si 100 Vjetorin e Shtetit Shqiptarë. 

      Bashkëkombasit tanë – mërgimtarët tanë nga e ashtuquajtura zonat e “Tre – Shtetshit”, por, edhe ata që kishin ardhur nga shtet më larg, nga Toronto – Kanada, Detrioti, dhe Bostoni – u mblodhën së bashku të djelën në mbrëmje më 11 nëntorë në qytetin e bukur, të New Yorkut, në pallatin e kulturës Lehman College për të ndjekur FESTIVALIN E XXII SHQIPTAR! – ngjarjen më të madhe kulturore në diasporë. 
 Për më shumë se pesë dekada me radhë, sa ka edhe jetëgjatësi Kisha Katolike Shqiptare në SHBA, ka festuar 28 nëntorin dhe festa tjera kombëtare e fetare, dhe është bërë promotore e këtyre festave, por kësaj rradhe, për këshillin e kishës dhe komisionin organiziues të Festivalit të XXII Shqiptarë në New York, krye – Famullatrin e e saj, të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, për ta bërë këtë festiavl të ishte më i veçantë 
 Mbasi ata ia arritën qëllimit të bashkojnë me këngë, valle e melodi dhe kostumet folklorike të gjitha trojet tona etnike – duke na krjijuar Shqipërinë e Bashkuara, në festival u prezantua  Shqipëria, Kosova, Presheva, Medvegja, Bujanovci, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe diasporës, të cilët, u bënë së bashku për këtë 100 vjetorë –  në Festivalin e XXII Shqiptarë.
 Salla ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, fëmijë të vegjël që mbanin veshur nga një fanelë ( T-shirt ) kuq e zi, ose kishin veshur një kostum kombëtar shqiptarë, një flamur shqiptarë dhe amerikan në medalionin në cep të xhaketës. Ndërkohë, që atmosfera ishte ndezur qysh heret jashtë, kompleksit të ndërtesave të kolegjit, nëpër vetura valvitej flamuri kombëtarë, ndërsa buçiste muzika shqiptare, dhe njerëzit i ishin drejtuar, sallës së madhe, të pallatit të kulturës në Lehman College, që të zënë vendet, për të përcjellur këtë ngjarje, e cila kësaj rradhe  i cili i është dedikuar 28 nëntor 1912 – përvjetorit të 100- të, të Shqipërisë së Pavarur. 
 Në festival morën pjesë të ftuar nderi, i përnderëshmin Dom Viktor Dedaj, si dhe ardhur enkas nga Detroiti Dom Fran Kolaj famullitari i ri, në Kishën e Shën Palit në Rochester të Miçiganit, Kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, presidentia e shoqatës së gruas “Motrat Qiriazi” dr Ana Kohen, anëtari i sapo zgjedhur i Kuvendit të New Yorkut Mark Gjonaj, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Dr. Sulejman Çelaj, Marko Kepi nga Rrënjët Shqiptare e tjere.

Të pranishëm në Festivalin e 21-të Shqiptarë kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit shqiptar, konsulli Ymer Berisha nga Konsullata Përgjithëshme e Kosovës në Nju Jork, diplomatë dhe personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në Nju Jork, biznesmen, afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të komunitetit.
 Festival Shqiptarë zhvillohet nën kujdesin e Qëndrës Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe ka këta organizatorë:
  Kryetar i festivalit është Dom Pjetër Popaj, – Drejtori i Qendrës Nëna Terese, Mark K. Shkreli, Drejtor i Festivalit, Simon Vukel, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor Artistik, dhe regji Ludvig Çotaj dhe Ismer Mjeku, Drejtor i Skenës, Ludvig Çotaj, Skenografia, Fran Shala,Luigj Tinaj, Sokol Smalaj, Kreshnik Smalaj, Nick Gjokaj, dhe Gjeka Shala dhe Lisa Junçaj, Korrdinator i Mediave Simon Vukel, Koordinatore të reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj,Leonora Lulaj, Arjana Elezaj, dhe Margarita Kocovic.
 
Këshilli Drejtues i Festivalit:
 
Simon Vukel (Drejtor), Fran Çotaj, Ludvig Çotaj, Mark Shkreli dhe Ismer Mjeku. Anëtarë të Komisionit të Festivalit, Age Ivezaj, Angelina Nika, Agim Kola, Anton Dedvukaj, Elsa Lulaj, Gjon Çota, Lekë Lulaj, Lekë Përlleshi, Leonard Berishaj, Palok Rudaj, Prena Berisha, Sokol Smalaj dhe Vasel Smalaj, Gjergjë Paloka, Lizë Vuktilaj, Gjelosh Narkaj,
 Festivalin e drejtuan konferencieret Etrita Ibroçi dhe Albert Popaj . Bekimi i festivalit dhe fjala hyrëse, u mbajtë nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare ‘ Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.Festivalin e 21-të Shqiptarë e shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik Edmond Xhani dhe anëtarët e grupit të tij: Edi Xhani – kitare solo, (drejtues artistik) ,Maks Vathi – klarinete / saksofon, Bardhyl Graba – keyboard, Artur Nuredini – drums, Zini Botova – kitare bass, Ilir Dangëllia organo, dhe Lavdërim Jani fisarmonikë. 
 Në fjalën tradicionale të përshëndetjes famullitari Dom Pjetër Popaj, dhe kryetar i këtij festivali shprehet se “Ndërsa kremtojmë këtë datë historike së bashku me këtë festival, përkujtojmë heroit tanë kombëtar që nuk kursyen jetën e tyre por derdhën gjakun për liri e pavarësi të popullit tonë të robëruar në 5 shekuj me rradhë.        Të frymëzuar prej Kastrioit, ati të flamurit tonë kuq e zi, me shqiponjën dy krenare me 1912, – Ismail Qemali me ndihmësit Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin e Dom Nikoll Kaçorrin, përsëri ngritën këtë flamurë të valvisë i lirë në tokën Arbërore. “për këtë tha Dom Pjetri, sonte ne përkujtojmë këtë histori dinjitoze me shumë krenari se shqiptari më parë pranon vdekjen se robërin dhe se shqiptari nuk i shërben armikut por vetëm një Zotit në qiell dhe kombit të tij në tokë.      

Sonte në nder të tyre, vijojë Dom Pjetër Popaj – ne festojmë së bashku, kulturën tonë,  historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur që mbahet e paprekur gjatë shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm që dhan aq shumë në shekuj për të ruajtur identitetin tonë. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi e ri të gjithë këta fëmijë që megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ata thonë se jemi krenar që jemi shqiptarë, dhe kënodojnë e vallëzojnë si shqiptarë plot hare, gëzim e krenari. Dhe sonte duke vallëzuar dhe kënduar ata do të tregojnë se sa ata e duan kulturën tonë kombëtare.
     Me këtë rastë tha famullitari i Kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj, “Falënderojmë Komitetin Organizativ të këtij festivali, i cili, ka punuar aq shumë për të bërë këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë ne. Zoti e Bekoftë Nënën Shqipëri, Kosovën, trojet e tjera shqiptare të okupueme, Shqiptarët kudo që gjenden, dhe Zoti e bekoftë Amerikën – Gëzuar 100 vjetori i Pavarësisë , e kalofshi mirë këtë fistival !   

Me daljen në skenë të gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve u shënua hapja e Festivalit XXII-të Shqiptarë, e cila u shoqërua me një pjesa nga drama “Nëntori i Dytë” kushtuar ngritjes së flamurit nga plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës – Ismail Bej – Qemali.
Aktori Agim Rugova luajti rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë gjatë skicës teatrale performuar për publikun e pranishëm. Në skenë ka performuar edhe aktori mga Kosova, Shaban Lajqi i cili luajti rolin e Ismail Qemalit dhe rapsodi Tom Gjergji i cili luajti rolin e Isa Boletinës dhe rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912. Kjo pjesë teatrale u shoqëruame një fragment poetik “Flamuri” nga Dritan Dragu dhe një këngë për shpalljen e Pavarësisë , kënduar nga Gëzim Nika – së bashku me një valle festive nga “Lulet e Festivalit” grupi i fëmijëve të “Rozafatit” .
 Festavali XXII Shqiptarë, e ka përshendetur dhe shqiptari i parë në një post kaq të lart në historinë e emigracionit tonë në SHBA, zoti Mark Gjonaj, anëtari i Asamblesë së New Yorkut, Distrikti 80-të, Ky festival  u mbyll me shpalsojen e një një flamuri të madh kuq e zi, më i madhi i shpalosur deri tani në Shtetet e Bashkuara nga shqiptarët, shoqëruar daljen “masive’ dhe solmne në skenën e festivalit të, të gjitha grupeve dhe këngëtarve.
  
              Thanë për festivalin e XXII Shqiptarë
  
    Dom Fran Kolaj duke folur për festivalin tha se ky festival kësaj radhe meqënse mbahet në kuadrin e akiviteve për nder të 100 vjetorit të shteti shqiptarë aludon në atë të “Bashkimit tonë kombëtar bashkimin e të gjitha trojeve tona etnike”. “Kjo është edhe dëshira e të gjithë shqiptarëve, theksojë Dom Fran Kolaj, duke shtuar se brenda dhe jashtë atdheut të tyre, shqiptarët duke festuar 22 vjetorin e festivalit dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e lusin Zotin që sa më parë të festojmë dhe Bashkimin tonë Kombëtarë.”
 
    Mark Gjonaj thotë se ky është një festival që 22 vjet na bashkon ne si komunitet dhe dëshirojë që ky t’i paraprijë edhe bashkimit tonë kombëtar – mbasi ky i sivjetmi përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. “Kjo, tha ai na bënë të ndjehemi më kreanr që jemi shqiptarë sidomos kur jemi në SHBA, dhe të lutemi që Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti i bekoftë Shqiptarët. Ky njëqindvjetor nuk është vetëm festë por është edhe meditim për 100 vjetët e ardhëshme – që të realizojmë atë ëndrrën tonë shekullorë bashkimin tonë kombëtarë.”
 
     Poeti Gjovalin Lumaj i cili ka bërë edhe montazhin muziko-letrar dhe tekstin e këngëve të festivalit – udhëheqës artitik i SHKA ” Kelmendi” tha se këtë festival do t’a përmblidhja me “dy fjalë” të mëdha:” Festivali vertetësisht i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festivali që i shpalosi të gjitha vlerat dhe dha mesazhet për nga ana e masivitetit paraqitjes në skenë të grupeve të ndryshme nga i gjithë vendi, krahinave ” dhe dukëshëm nga festivalet e tjera është dalluar për nga serioziteti dhe profesionalizimi për prezantimim e velerave tonë kombëtare të muzkiës, këngës dhe valles, dhe veshjeve të bukura folklorike nga më të mirta e mundëshme”. 
     Tomë Mrijaj, studiues dhe publicist, që ka ndjekur të 22 festivalet tha se ” Festivali i 22-të i radhës iu kushtua tërësisht 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe figurave të shquara të kombit tonë, të cilët u përkujtuan me shumë respekt, përmes këngëve popullore me përmbatje patriotike.”  
     Këtu sot gjithçka është një Shqipëri në miniaturë, duke filluar me skënën e Festivalit, punuar me modesti dhe që sillte me vete jehonën e ngjarjes së 28Nëntorit 1912, e cila sot i përngjante Ditës së Flamurit, shprehet Mrijaj. Duke shtuar se:” Nga ana e tjetër, rregjizori, ishte kujdesur që trupa teatrale të nxjerrë në pah për herë të parë (mbas 50 vitëve të lënë qëllimisht në harresë nga diktatura komuniste), burrin e madh të kombit tonë z/Kryeministri Imzot Nikollë Kaçorri, i luajtur me shumë pasion nga aktorët shqiptaro-amerikanë. Tematika ishte shumë e pasur me vallet nga gurra popullore, veshjet me plot larushi të stolisura nga të gjithë krahinat e trojeve etnike shqiptare, sfondi kuq e zi i flamurit të Gjergj Kastriotit, dominonte sallën e shfaqjes, tek mbahej me krenari simboli i rubës së kuqe me shkabën dykrenare në duar nga spektatorët në Neë York. Festivali nxorri edhe një herë në pah dashurinë e madhe, që ruajnë gjithnjë në zemër emigrantët këtu për trojet etnike shqiptare, me shpresën dhe besimin e patundur se ata do të bashkohen një ditë.” përfundojë zoti Mrijaj.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Festivali XXII, ne New York, shqiptar

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT