-Kryeministri Kurti zhvilloi takim të përbashkët me Kancelaren Merkel, Presidentin Macron dhe Presidentin Vuçiç/
Bërdo, Slloveni, 6 Tetor 2021 – Gazeta DIELLI/
Në Bërdo, Slloveni, në margjina të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim shumëpalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjet ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.
Temë e bisedës ishin edhe liria e lëvizjes dhe njohja e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.