Skënder MULLIQI
Shtrohet pyetja se kush fitoi dhe kush humbi më marrveshjën për targat? Disa mendojnë së Beogradi është fitues, kurse një shumicë mendojnë së fitues në marrveshje doli Prishtina zyrtare. Kërcënimi në Veri më ushtri dhe mjete të rënda luftarake, dhe më barrikada nga ana e Serbisë, u bë edhe në kuader të propagandës së Vuqiqit, për ti frikësuar shqiptarët. Loja më zjarr e Serbisë, ishte fotografi e shovinizmit serbomadh. Një spektakël i tillë të demonstrimit të forcës në kufi më Kosovën, Vuqiq e bëri edhe për konsum të mbrëndshëm politike, së po i dobësohet pozicioni i tij. Ky diskurs politikë propagandistik së bashku më Rusinë, është paralajmërim së Serbia, nuk ka hequr dorë nga planet për Serbi të Madhe. Vuqiqi po i ngjallë forcat ultranacionaliste në Serbi. Këtë koncept politik e ka trashëguar nga Shesheli dhe Millosheviqi. Ne veri, u mundua ti jap zjarr gjendjës, për të krijuar edhe favore në terren, kur vjen koha e vazhdimit të bisedimeve.
Me marrveshjen e nënshkruar në Bruksel më ndërmjetësimin amerikan mendoj, se Kurti doli superior ndaj Vuqiqit, kur dihet së kryeministri i Kosovës, në këtë drejtim ka përkrahjën e Evropës dhe të Amerikës. Shumë është ndjersitur shovinisti Vuqiq këto ditë, madje edhe u sëmur nga humbja që e pësoi. Nuk i kan dalë hesapet siç i ka planifikuar me Kurtin. Lojërat karikaturiale të luftës në veri, bën që ai të dalë më shumë humbës, së sa fitues. Synimet e Kosovës u arritën më aplikimin e reciprocitetit, me statusin e njëjtë të tabelave RKS në Serbi, dhe në Kosovë. Drama në veri përfundoi më marrëveshje të nënshkruar nga ndërmjetësi amerikan, Eskobar. Më këtë marrveshje 6 mujore më shumë u plotësuan kërkesat e Kosovës së sa kërkesat e Serbisë.