Sikur historia të shkruhej ashtu siç ka ndodhur/
Shkruar nga Mërgim Korça/
Porsa e lexova titullin me të cilin emërtohej dekorimi i familjeve si edhe individëve shqiptarë të cilëve u vlerësohej skajshëm lart nga ana e Presidentit Nishani sakrifica si edhe ndihma e lart’e tyre dhënë hebrenjëve të strehuar përgjatë Luftës II-të Botërore në Shqipëri, më përshkoi një drithmë rrënqethëse gëzimi e përforcuar edhe nga fakti se jo vetëm që njérin nga kryefamiljarët e këtyre familjeve e kam patur në rrethin më të ngushtë të miqve të mij, porsé nga ana tjetër, edhe për faktin se përgjatë së gjithë periudhës diktatoriale komuniste, veç faktit se miku im vlerësohej lart si specialist aftësishë të posaçme në fushën e Tij si inxhenier, prapseprap kjo familje shikohej shtrembër si e deklasuar. Doemos pozicionimi i mbajtur nga Presidenti Nishani me këtë rast më dhá një farë shprese se Ai e kishte kuptuar më në fund qëndrimin e gabuar të ish historianëve tonë përgjatë periudhës thuajse gjysëm shekullore të diktaturës komuniste, që historín’e shkruar e kishin ndërtuar plot me heshtje si edhe shtrembërime rreth të vërtetave, vetëm e me vetëm t’i qëndronin besnikë vijës së partísë tyre !
Padyshim që në vijim, në qoftë se qëndrimi i Presidentit Nishani do të kishte qenë vërtet parimór, gjë që e përforconte edhe vetë motivacioni i shkruar se përse 35 familjeve të dekoruara me titullin NDERI I KOMBIT u jepej ky titull madhor : “Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri; për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe Besës si dhe për konsolidimin e harmo nisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë “ ! E doemos në vazhdim edhe vetë zënja në gojë e faktit se si Presidenti shfaqi edhe keqardhje shtetërore se si nuk mundën ta shpëtonin edhe albanologun e madh Norbert Jockl, në parím si edhe fillimisht … më gëzoi shumë. Mirëpo heshtja në vazhdim nga ana e Presidentit Nishani rreth interesimit të vetë K/Ministrit Mustafa Kruja që i telefonoi Kontit Ciano, (ministër i Punëve të Jashtëme të Italisë si edhe dhëndër i Mussolinit), për problemin e profesorit Jockl ku me ç’rast ai i tha se do t’i lutej Mussolinit t’i telefononte Hitlerit lidhur me të, ndikoi jo për mirë tek unë dhe enthuziazmi im ndaj Presidentit Nishani në vënd që të më rritej, erdhi duke u fashítur. Me pak fjalë kthesa që mendova se po fillonte nga ana e Presidentit Nishani që historianët ta ndiqnin nga ana e tyre që të vërtetat historike të thuheshin ashtu siç kishin qénë duke i lënë më një anë shtrembërimet ideollogjike, nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një iluzion i imi ! Nisur tashti nga kjo shpresë imja, e ngjallur në një farë mënyre nga nisma e Presidentit Nishani për t’i dekoruar familjet shqiptare që kishin shpëtuar Izraelitët banues në Shqipëri, po ia jap lexuesit të ndershëm të plotë kuadrin se si u zhvilluan asokohe ngjarjet dhe ky i fundit t’i gjykojë daç rrethanat si edhe situatat e të arrijë në përfundime të papríra nga ideologjí shtrembëruese të fakteve historike !
Im Atë, Xhevat Korça, porsa qé kthyer nga një inspektim i shkollave në Kosovë. Sapo erdhi i telefonoi mikut të families dhe kryeministrit të Shqipërisë, Mustafa Merlika Krujës duke e informuar se qé kthyer nga Kosova. Nuk u mbush një orë dhe veç kur bije zilja dhe në derë u shfaq kryeministri i cili, porsa hyri, kërkoi nga im Atë ç’dinte t’i thosh për hebrénjtë në Kosovë si edhe rrezikimin e deportimit të tyre nga ana e gjermanëve. (Dua të saktësoj se duhet të ketë qenë para mbarimit të vitit shkollor dhe nga veshja e t’im Eti si edhe e Mustafa Krujës, muaji prill ose maksimumi maj i vitit 1942).
Nga që im Atë nuk kish ndonjë informacion shkalle të gjerë veç rastit të një profesori hebré, mik i albanologut Norbert Jockl-it, të cilin im Atë kishte urdhëruar ta emëronin në arësim, atëbotë Mustafa Kruja i shpjegoi shkurtimisht se si një ditë më parë i kishte kërkuar audiencë Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë i cili i kishte paraqitur një listë prej mbi 320 familjesh hebréje, banuese në Kosovë, me të gjitha adresat e tyre të banimit duke i kërkuar kryeministrit sqarime rreth tyre. Mustafa Kruja e kishte marrë listën dhe i kishte thënë se do të merrte masa të menjëherëshme t’a sqaronte këtë informacion. Në fakt në Kosovë nuk kishte asokohe këmbë ushtari gjerman dhe kjo rrethanë i a lehtësonte dukshëm punën kryeministrit për t’i shpëtuar ata hebrénj nga masakra eventuale e mundëshme. I telefonoi pa vonesë ministrit të Punëve të Brëndëshme Mark Gjomarkajt duke e porositur t’a lajmëronte menjëherë edhe Engjëll Çobën, aso kohe Sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, e të vinin menjëherë në zyrën e Kryeministrit, për ku u nis edhe vetë ai me gjithë t’im Atë. Mbas disa ditëve mësova se Engjëll Çoba, në krye të një grupi prefektësh si edhe zv/prefektësh, ishte drejtuar për në Kosovë i ndjekur nga shumë autobuse të kompanisë S.A.T.A. dhe atje, në bazë listave emërore me gjithë adresat e sakta, i kishin paisur hebrénjtë me pasaporta shqiptare ku të quajturin David e kishin emërtuar në dokument Daut, kurse Mojsiun me emrin Mahmut e kështu me radhë duke i hipur në autobusa dhe nisur urgjentisht për në Shqipëri. Ndërkohë Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë ishte njoftuar se informatat e tija kishin qenë të pasakta e si duket të papërditësuara nga informatorët e tij. Përgjatë këtij konteksti e kam të drejtën të ngul këmbë që studjuesit e historisë t’i a gjejnë fillin urdhërit të Kryeministrit Mustafa Kruja lidhur me ato veprime pro-hebréje, sepse në arkiva do të ketë, pa as më të voglën mëdyshje, edhe urdhëra në vazhdim lidhur me problemin në fjalë. Cila arësyeja që un’e kam këtë bindje ? Sepse lidhur me atë ngjarje, ish Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri zoti Francesco Jacomoni, në faqet 288-289 të librit të tij titulluar : La Politica dell’Italia in Albania, (Politika e Italisë në Shqipëri-M.K.), me botues Cappelli Editore botuar më 31 Maj 1965, pohon tekstualisht : “Një demonstrim nga ana e Mustafa Krujës i asaj që ishte burrnía e tij, d.m.th. aftësia për t’i përballuar situatat me guxím si edhe zemërgjerësí, e pata pak kohë mbasi ai kishte marrë përsipër Kryesinë e Këshillit Ministrór. Ishte paraqitur tek ai Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë dhe i kishte dorëzuar një notë verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e mbi treqind familjeve hebréje që, refugjatë nga Jugosllavia, kishin gjetur strehim në Shqipëri, (se Kosova njihej si territor Shqiptar – M.K.) … Në Shqipëri në fakt nuk kishte asnjë këmbë ushtari gjerman që të mund t’i identifikonin … ramë në ujdí … Ata do të paiseshin me pasaporta shqiptare me emër fallso … Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me këto zhvillime, por privatisht u informua drejtori i përgjithshëm i çeshtjeve rezervate, Ministri Fuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjerë dhe në saje të tij mundësuam nëpërmjet përfaqësíve tona jashtë shtetit, t’i paisnim hebrénjtë gjermanë, bohémë, polakë, ungarezë dhe rumunë me pasaporta shqiptare. Atyre u krijohej mundësía t’u shmangeshin persekutimeve raciale duke i u drejtuar Shqipërisë.” Me kapitullimin e Italisë në Shtatorin e vitit 1943, edhe Shqipëria u shkel nga këmba e ushtrisë gjermane. Si formë kushtetuese drejtimi, vëndin tonë e drejtonte Këshilli i Lartë i Regjencës i përbërë nga katër Këshilltarë, e pastaj si aparat ekzekutiv qeverit’e ndërsjella. Në vazhdim, edhe Këshilli i Lartë i Regjencës i qëndroi vendosmërisht besnik pozicionímit të Qeverisë Mustafa Kruja ndaj hebrénjëve dhe kësisoji deri ditën që nga territori shqiptar u largua edhe këmba e ushtarit të fundit gjerman, hebrénjtë e strehuar në Shqipëri nuk i ngacmoi askush duke shpëtuar që të gjithë ! Edhe me kaq sa u paraqit deri këtu, besoj se asnjë njeri i drejtpeshuar dhe i ndershëm nuk e vé më në dyshim faktin se qé qëndrimi tejet njerëzor, i prerë dhe i guximshëm i qeverisë së kryesuar nga Mustafa Kruja, i ndjekur pastaj edhe nga qeveritë pasuese, përgjatë periudhës Regjencës, që dijtën të manovrojnë mes dallgëve të atyre rrethanave të caktuara historike dhe arritën të krijonin kushtet që mbas lufte të konsolidohej thënja : Vetëm në Shqipëri hebréjtë e strehuar atje, dolën nga Lufta e II-të Botërore, në numur më të madh nga ç’hynë ! E doemos, me këtë rast unë, marr lejen të shtroj një pyetje thjeshtë retorike : A mund të shpëtoheshin hebrénjtë në Shqipëri aq në mënyrë masive mos të kishte populli mbështetjen e qeverive respektive, fillo nga ajo e kryesuar nga Mustafa Merlika Kruja e pastaj edhe në vazhdim nga të gjitha qeverit’e tjera nën juridiksiónin e Regjencës ? Është fillimisht pozicionimi njerëzor e pastaj edhe i guximshëm i të gjith’atyre qeverive, që e kushtëzuan radhitjen e Popullit Shqiptar, aq të nderuar mes emrave të Murit Yad Vashemit !
E për t’i mbyllur edhe këto radhë që lexuesi eventual ta kuptojë plotësisht se jam krejtësisht i paanshëm tek i trajtoj problemet, por dua të vé në dukje edhe ta theksoj faktin se kur Qeverija e Mustafa Krujës mori masat që mori ndaj hebrenjëve banues në Kosovë, as në Kosovë e as në Shqipërinë Ëmë, nuk kishte këmbë ushtari Gjerman. Kurse në vazhdim, mbas kapitullimit të Italisë në muajin Shtator të vitit 1943, Gjermanía territorin Shqiptár pranoi ta quajë rrugë kalimi për tërheqjen e trupave të saja duke pranuar, nga ana tjetër, të mos ndërhynte në punët e brëndëshme të vëndit tonë. Pikërisht këta fakte nga njera anë u hedhin dritë zhvillimeve rreth hebrenjëve të strehuar në Shqipëri në vija të përgjithëshme por, nga ana tjetër, e shtrojnë gjithashtu për diskutim edhe pohimin e Presidentit Nishani, të përmëndur në fillimet e kësaj analize lidhur me motivacionin përse shpërndaheshin titujt NDERI I KOMBIT ku theksohet “: “Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri …”, ku unë nuk qëndroj dot pa i theksuar dy të vërteta që Presidenti Nishani nuk i përmënd, në një kohë që në faqet e historísë patjetër që duhen vënë në dukje !
Së pari, meritën e madhe që i takon Qeverisë kryesuar nga Mustafa Kruja lidhur me transferimin e gjith’atyre familjeve Izraelite nga Kosova në Shqipëri e duke i paisur edhe me letra njoftimi të kamufluara me këtë rast ku, doemos kjo meritë u takon pastaj në vazhdim edhe vetë Këshillit të Naltë të Regjencës si edhe qeverive nën juridiksiónin e Tij, që ato gjeneralitete i quajtën të mirëfilltë.
Së dyti, mos zënja në gojë e rrethanave lehtësuese që u krijuan në Shqipëri lidhur me shpëtimin e hebrenjëve ku Komanda Gjermane nuk ndërhynte në punët e brëndëshme të qeverive shqiptare, do apo nuk do Presidenti Nishani, ato janë të vërteta të cilave faqet e historisë nuk duhet t’u shmangen !
ARËSYEJA PSE U HARTUA KY SHKRIM : Fillimisht unë, si shum’i entuziazmúar lidhur me dekretin Presidencial ku, me aq sa mund të dalloja unë dora-dorës, ishte ndjekur një kriter i drejtë lidhur me shpërndarjen e titujve dhe jo si zakonisht, i ndikuar kryekëput nga ideollogjia e kaluar e trashëguar nga historianët e indoktrinuar ku këndvështrim bazë ishte ai sipas luftës së kllasave ! Mirëpo nga që në vazhdim e pashë se Presidenti Nishani nuk i kishte vënë vetes detyrë që t’u jepte një leksjon historianëve lidhur me shkrimin e historísë, e ndjeva për detyrë … në mënyrë modeste dhe aq sa mundesha unë të kontribuoja me përvojën time, (për të cilën nuk kam asnjë meritë personale), t’ia bëja sa më të qarta lexuesit eventual të këtyre radhëve zhvi-llimet e mirëfillta historike të ngjarjeve përgjatë shtegut të peripecíve të familjeve Izraelite, ndonëse duke u munduar të shtoj qoft’edhe një grimcë sado të vogël ngjarjesh edhe faktesh por doemos duke i hedhur dritë së përgjithëshmes që historía duhet vetëm e me vetëm të përfaqësojë ngjarjet e ngjara ashtu siç kanë ngjarë !
E përgjatë kësaj vazhde nuk kam se si mos të ndaloj e t’i them dy fjalë edhe lidhur me familjen e dekoruar Nosi, të Elbasanit, ku prapseprap sipas meje, së vërtetës i anashkalohet. Nuk kam asnjë vërejtje përkundrazi, lidhur me emrat e Stiliano-s, motrës tij Adelina-s si edhe djalit të tij Vasilit, (për emrin e Kelkira-s nuk dij se ç’të them se lidhur me dekorimin e familjes Nosi nuk e njoh-M.K.). Por ama nuk kam se si mos të ndalem e ta pohoj botërisht se në emërtimin e atyre që u akordohet titulli i lartë NDERI I KOMBIT lidhur me shpëtimin e hebrenjëve, nga ana e dekretuesit Presidentit Nishani, mungon emri i Lef Nosi-t. Ai si pjesëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ndonëse mbulonte atë post aq të lartë, e mori në shtëpinë e tij në Elbasan, e strehoi dhe e mbajti atje duke i a shpëtuar jetën hebréut prof.Mark Menahemit,(që në Maqedoní, tek e transportonin me tren drejt kampeve të vdekjes naziste, ish hedhur nga treni dhe kishte hyrë në Shqipëri) ! Kushdo mund t’a gjurmojë këtë fakt sepse prof. Mark Menahemi e ka bërë publike këtë ngjarje mbas vitit 1991, porse që ta mësojë saktë lexuesi, ai u dënua me katër vite burg nga diktatura komuniste me motivacionin se … kishte ndihmuar familjen Nosi ! E sa për informacion, duke pas qenë Lef Nosi atdhetár i shquar si edhe intelektual i mirëfilltë, nuk kish se ku përfundonte tjetër … veçse para skuadrës pushkatimit, mbas marrjes pushtetit nga diktatura komuniste. Prandaj me gjithë zemër do ta kisha përgëzuar plotësisht Presidentin Nishani, në qoftë se Ai përgjatë këtij dekreti presidencial, do ta kishte pasë patur parasysh t’u mëkonte historianëve bashkëkohës të hiqnin dorë nga shtrembërimet e fakteve nisur nga shtysa ideollogjike dhe të kaluarat historike t’i paraqisin ashtu siç kanë ngjarë !
Nuk kam se si mos të shtoj me këtë rast se edhe faktet që sjell unë, në asnjë mënyrë të mos konsiderohen të tilla nga historianët por, mbështetur në gjurmët e dokumentuara arkivale të sillen si edhe të komentohen siç e kërkon e vërteta !
Do t’i mbyll këto radhë me një pohim i cili nuk është se sjell shumë ujë në mullirin tim por … të thëna nga i madhi shkrimtar, poet si edhe mendimtár Oscar Wilde :
Gjithsecili mund të bëjë një faqe historíje por … vetëm njerëz të mëdhenj e kanë mundësínë ta shkruajnë historínë ! (E botoi:Gazeta Minerva)
Viktor Daragjati says
Shkrimi i masyperm evidenton ne menyre te percakt nji pjese e perkrahjes e gjane dhe e veshtire qe parija shqiptare antikomuniste i dha Ebreive. Ajo pari, qe u detyrue me marr ne dore drejtimin i Shqipnise, ne kohen ma te veshtire pas shpallies se pamvarsise, me ket veprimtari vertetoj naturen autonome, humanitare dhe irredentiste e nacionalizmit shqiptar. Propaganda e rrenshem komuniste, qe ja len marksistave enverian meriten per shpetimin i Ebreive ne Shqipni, ka kambet te shkurta. Fatkeqsisht edhe politika post komuniste vazhdon me e vonue zbardhjen e historise. Kuptohet fort kollaj qe po kje se Hebrejt e Kosoves dhe te Shqipnise, tue perfshi azilantat, do te kishin prit ndimen e komunistave, shum pak prej tyne do te kishin shpetue. E kam vu ne dukje, ne artikullin me te cillin kam paraqit veprimtarine e dokumentuem e Kol Bib Mirakaj-t ne dobi te Ebreive, qe edhe qeverinat shqiptare te ma parshem kan perkrah Jahudit. Prej 1939-es deri ne 1943-shit fati iHebrejve asht mvar ne perkrahjen e nacionalizmit shqiptar qe, si po shifet, ka vepru me sukses. Per aktivitete paraprake jam bazue ne dishmin e Kole Bibes i cilli, besoj se pranohet gjansisht, ka ken i drejt ne paraqiten e ngjarieve tragike qe e kan trishtue mbar kombin ne epoken komuniste. Shif librin e tij Vetvrasia e nji Kombi. Kurse veprimtaria e Kole Bibes asht dokumentue zyrtarisht, kontributi ma i gjan i nacionalismit shqiptar ne dobi te Nderes se Kombit pret akoma zbulime arkivore per me u konfirmue gjanesisht dhe zyrtarisht. Habitem qe qeveria shqiptare e po ashtu nji pjese e diaspores vazhdon me pretendue pa dituni, per mos me than injorance, per veprimtarin e Kole Bibes. Edhe ish kongresmeni Joseph Dioguardi, qe ka ba pune te madhe per me vu ne dukje meriten e Shqipnise pran Jad Vashem-it, po rrin ne heshtje. Ne kjoft se dishrohet qe te zbardhet historia e çmueshem e ndimes qe Shqiptaret i kan dha Ebrejve nuk mund te lehet mrapa askush dhe si domos qeveritart qe, edhe ne kohen e okupimit, kan veprue me ndergjegjen ma te paster tue vu edhe ne rrezik sigurin e tyne. Perndrushej mbesim ne balten e Interesave egoiste ku gjithkush mundohet me sjell ujin te mullini i vet.
PS. Tue mos pas dokumentime, nuk kam permend faktin se “nji far” Pashuk Bib Mirakaj kishte transportue Ebrej prej Kosove ne Shqipni, thjesisht me kamion, pa autorizime zyrtare. Po e permendi ktu tue kene se Zn. Korça ka vu ne dukje transportimin i Ebrejve prej Kosoves ne Shqipni, ne nji kohe kurr u rrezikojshin prej Gjermanve (SS).
Jakov says
Keto fakte i kam shkruar disa here ,por nuk kane gjetur mbeshtetje publike ,duke heshtur e nenvijezuar qindra here faktin se vetem populli shqiptar shpetoi hebrejte ne Europe ,gje qe nuk eshte plotesisht e vertete .Asnjeher nuk u skjaruar se qeveria kuislinge e Mustafa Krujes ishte ajo qe me manovra politike permes Italise dhe Gjermanise nenshkruan marrveshjen qe Gjermanet ,gjate kalimit te yte per ne Jugosllavi ,nuk do ti preknin hebrejte ,banues ne Shqiperi ,por gjithe meriten ja vene popullit .Ne nuk e kemi mohuar asnjehere kete ndihme dhe i kemi vleresuar ata qe i brojten hebrejte duke i sjelle ketu e duke i dekoruar per aktin e guximeshem qe treguan gjate luftes ,pa i ditur manovrat po aq te guzimeshme te qeverise shqiptare me kryeminister Mustafa Krujen te cilit i jemi aq mirenjenjohtes dhe qe nuk eshte permendur asnjehere .Ky eshte nje turp per qeverite shqiptare pas 90 te cilat e kane neglizhuar ate fakt qe permenda me siper .Perseritja e kesaj historie per shpetimin u be sia jo e dheneve qe Tragjasi i dha Veriut pas fatkeqesise natyrore qe ndodhi atje .U be edhe nje kenge qe u perserit asq shume –E Dhame e Dhame ,me piktura se si i dhane ato dele aq shume te perseritura sa u ben bajate dhe dolen edhe anekdota per kete ku njera thoshte –Boll me ato Dhame e dhame -se do tua kthejme serish ato qe na dhuruat -vetem mjaft me ate kenge .Boll e kenduat se na e cpifet fare .Kjo po ndodh edhe me lajmet e here pashereshme per shpetimin tone ne kohe te luftes Tregoni te vertetat ashtu sic kane ndodhur e mos i shtremberoni ato per te perfituar kredo ne shtetin Israelit .Vetem dy javet e fundit jane botuar 4 artikuj me kete teme –Boll se e bete bajate !Edhe sikur te ishte totalisht merite e popullit shqiptare -te miren qe bete mos e shisni ne pazar –se eshte turp .Artikull shkruesi Z.Korca ,ka nje te drejt te madhe qe indinjohet per keto shtremberime historike qe i dijne te gjithe .Keni mashtruar edhe Qeverine e Israelit me kete qendrim jo korrekt –me genjeshtra -mjaft se do tu denoncoje me keq se kaq .