NGA HEKTOR ZOTAJ*/
Te flasesh e shkruash per Kombin nuk eshte kurre vone, e kurre teper. Manifestimet enveriste, nderimi me grusht, demonstrimi me portretin e Enverit, pjesmarrja e qeveris dhe parlamentareve enverist ne keto manifestime, dekorimi I pjestareve te nomenklatures , dhe thirrja per njohjen e figures se Enver Hoxhes ketu ne Amerike eshte “PIKE REFERIMI PER KOMBIN”.
Fryhet “Cari i Kuq i Kremlinit”, trimerohen enveristet ne Shqiperi. Nderimi me grusht – me pese gishtat te mbledhur – eshte simboli i “Manifestit Komunist’” I Marksit, per Bashkimin e Proletariatit te pese kontinenteve, per permbysjen me gjak te kapitalizmit botetror, e ne radh te pare te kaptalizmit amerikan,si shteti me i madh kapitalist i botes.
Kur komunizmi boteror e ka harruar , apo hequr kete symbol pas deshtimit te sistemit socjalist – pas “SHEMBJES KOMUNIZMIT”, enveristet ne pushtet kercenojne boten per “Revolucionin Final”. Sa qesharak, aq e dhe te mjere jane.
Po ashtu 70 vjetori “ clirimit “ te Tiranes, me portretin e Enver Hoxhes nuk eshte festim, eshte manifestim i forces, manifestimi enverist per pushtimin komunist te kryeqytetit pas terheqjes kapitulluese te ushtris naziste.
Ne kete pushtim u vrane me shume shqipetare nga komunizmi se sa nga fashizmi e nazizmi te marre se bashku.
Sipas statistikave te Ministrise Mbrojtjese-(Botimi 2013 ne librin –“Deshmoret e Atdheut”) :
7 Prill 1939 – 31 Dhjetor 1944 —————- 6790 – Te vrare nga fashizmi e nazizmi
Masakrat qe beri komunizmi ne Shqiperi ne periudhen e paqes:
1 Janar 1945 deri ne shembjen e komunimit—-6904 – te vrare nga komunizmi-nga te cilet- 450 gra.
Te denuar politik ne burgje—————————21948- nga te cilet gra- 7360
Te internuar politik ————————————-49009- nga te cilet pleq, dhe femije- 10792
Te ekzekutuar pa varre ——————————–4500 persona
Kjo masaker u be nga Enver Hoxha e klika rreth tij qe krijuan emisaret e komunizmit jugosllav ne Shqiperi, e sot behet thirrja ta njohim figuen e tij sepse, “ka mbajtur peshe ne luften e dyte boterore te njohur edhe nga aleatet”
Ai kurre nuk qe figure per populllin, ai qe vet frika per popullin. Nuk qe figure per aleatet. Aleatet dhe pjesa me e civilizuar e njerezimite e quajti sistemin e tij, si komunizmin me ekstrem ne gjithe gjinine komuniste. Per me teper edhe vet komunizmi e flaku tej si limon te shtrydhur, I mbetur i izoluar nga e gjithe bota duke e shpure Shqiperin ne nje planet tjeter-“JASHTE GJINISE NJEREZORE”.
Jane dokumenta per figuren e tij te rreme, figuren e tij fallco te pregatitur dhe te sajuar me shume kujdes nga armiqte shekullore te kombit Shqipetar nga sllavizmi (fotografija me Miladin Popovicin)
Ne librin “ The Albanians” shkruar nga analistja britanike Miranda Vickers (publikuar me 1999 ne New York) eshte deklarata e Dizdarevich ( njeri prej dy te derguarve jugosllav ne Plenumin e Beratitt ) dhene ne intevisten e tij ne vitin 1980 . Sipas Dizdarevich: “Enver was an opportunist who liked shifting responsibility onto others. It was Yougosllav mission in 1944 that saved Hoxha been dismissed “(The Albanians faqe 158).
Kete pregatitje te figures tij e deklaron Enver Hoxha vete ne raportin e tij zyrtar, i plotesuar dhe me diskutimin e tij te shkruar e mbajtur para byros dhe komitetit qendror ne Plenumin e 2 te KQ te Partise Komuniste Shqiptare nga 23 Nendor-27 Nendor 1944 ne Berat. Ne kete mbledhje figura e tij u analizua po ashtu edhe nga grupi qendror I Paritis komuniste Shqipetare. Aty paraqitet shume e qarte dhe e plote figura e Enver Hoxhes per periudhen e luftes 8 Nendor 1941-27 Nendor 1944.
Drejtoria e Pergjiteshme e Arkivave e Shqiperise, ruan dokumentat origjinale te raporteve dhe diskutimeve te mbajtura gjat diteve te fundit te mbarimit te luftes boterore per Shqiperine, pikerisht ne 5 ditet e fundit te “Clirimit”
Keto dokumenta jane botuar ne materjalin “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi .
Raporti “ VIJA POLITIKE” – mbajtur nga Enver Hoxha dhe diskutimi mbajtur, po nga Enver Hoxha Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH -marre nga materialet e arkivave te Shqiperise dhe botuar ne materjalin e vitit 1996 nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi theksohet si vijon:
“Komiteti Qendror eshte identifikuar me Miladinin, dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish.adaptuam prej tyre jo vetem menyren e punes, por edhe menyren e mendimit”-(raporti Vija Politike faqe27)
“…. Une qesh pa experience dhe pa pikpamje organizative e politike te qarta…cdo gje qe thoshte Miladini, per mua qe nje gje e mire, e mbaruar.” (raporti Vija Politike faqe 153)
“- Si ube qe une qendrova prane Miladinit, kete se di. Por fakti esht qe une qendrova” (raporti Vija Politike faqe 154)
…”une mora shume nga Miladini por mora keq besimin dhe jo dashurin per shoket ”-(raporti Vija Politike faqe 155)
…”duke ndenjur me Miladinin edhe une zura te merrja zakonet e tij dhe te mendoja si ai. ( po aty ).. Erdhi puna e formimit te Shtabit te Pergjitheshem. Edhe kjo u be si punet e tjera, si ajo e Pezes. Menjehere une u bera komisar politik, por fare pak une dija per kete. Persa I perket vijes politike une mendoja si mendonte Miladini, asnje presje me teper. nuk pata asnje ngrite politike si udheheqes I parties qe ishja, te mesojae e te mendoja me te vertet si marksist po ashtu dhe te punoja”.(raporti Vija Politike faqe 156)
………..”Keshtu ne Byro te preferuarit ishim une , Baca dhe Lirija” (raporti Vija Politike faqe 159)
………..”Vija terroriste ishte me e theksuar tek Dushani (Mugosha) dhe tek Miladini. Ne kete pike une isha pasqyre e Miladinit” (raporti Vija Politike faqe 163)
Po ne kete raport kreret e Partise Komuniste ne ate Plenum shprehen keshtu rreth figures se Enver Hoxhes:
Sejfulla Malishova – “Njau ajo qe Komitet Qendror nuk ekziztonte. Komitet qendror dhe Byro ishte Miladini me 2-3 veta te shkeputur nga Komiteti Qendror, nga Byroja. (faqe 72). Keshtu ne Partine tone, po duken simptomat e degjerimit, nga nje parti politke, ne nje bande kriminelesh… Keshtu sektarizmi degjeneroi ne terror dhe terrori u be shume here krim” (faqe 128)
Nako Spiru – “Gjith puna ishte perqendruar ne duart e Miladinit, Dushanit, te Enveri e te Liris, keshtu pak nga pak me punen e Miladinit, u krijua klika e Enverit, Liris dhe Baces.” (Faqe 119). Deri dje as qe kish dale ndonje emer, sot edhe ne nje list gjellesh do gjesh emrin e Enverit….paralelisht me te ka nisur nje fushate denigrimi per te tjeret”……………..Ndjek me sy mbyllur Miladinin I cili pak nga pak perqendroi pergjegjesite ne duart e tij…….Ska bere asgje nga vetja, zbatues pa prespektive i Miladinit ….krijoje klike rreth vetes” (faqe 331)
Per figuren direkte te komandantit te pergjithshem ( E Hoxha) verteton raportin e mbajtur nga Koci Xoxe ( atehere sekretarin organizativ, figura nr 2 I PKSH)”vVija Organizative”
“- Megjithese ushtria perbehet prej nje numri derrmues fshataresh, ne gjithe ushtrine ka 14 udheheqes, fshatare e punetore, ndersa intelektualet dhe te pasur 62.(faqe 61)
“……Shoke, ne shkonim pa nje perspektiv, me syte mbyllur drejtonim gjithe kete levizje, kete ushtri e kete pushtet. Sektarizmi ( ekstremizmi) i tmerrshem mbreteronte ne rradhet tona qe ne krye e deri ne fund. Nuk mund te shkohet keshtu sepse keshtu shkohet ne rrugen e shkaterrimit.( faqe 63)
Ne kete fragment te mesiperm te raportit te Byrose Poltike , del e verteta qe: ishte tipari gjenetik per te lufutar “zaptuesin” qe e ngriti popullin ne mal, ne ushtri, ne lufte, e jo Partia, jo “Klika”. Ajo e fshehur sic ishte e manipuloi ne emrin e saj. Klika perkundrazi perjashtoi nga lufta gjysmen e popullit, qe perfshinte gjithe krahinat e veriut, forcat e Abas Kupit, Muharrem Barjaktarit e Ndreve ne Diber, Kryezive ne Gjakove e kudo ne Gegeri e ne Kosove.”Klika” filloi luften te vrasjes te nacionalizmit jo vetem ne Gegeri, por akoma me shume ne Toskeri. Kjo qe tradheti e madhe per kombin shqiptar dhe mashtrim i madh per aleatet. Fakti tjeter I te vertetes ne raportin e Byrose,- nuk ishte shtabi pergjithshem qe e bente luften, ishin “14 fshatare e 62 intelektuale e te pasur” qe e drejtuan ate lufte dhe qe “klika” e regjistruar ne emrin e saj, e pervetesuar per te marre pushtetin.
Per aleatet e medhenj te Luftes se 2te Boterore USA dhe Britanine e Madhe qe jane faktori nr 1 per fitoren e asaj lufte- ja dokumentet:
Enver Hoxha)-…”me aleatet kemi pasur nje vije te lekundshme, por me teper sektare ( ekstremiste) me qellim qe sa me shpejt ti permbysnim ata. Bile njeher morem nje vendim sektar te atille, qe ishte vendimi i Miladinit por qe e mbrojta edhe une, per te kapur Neil (Billy) Maclean ( Kryetarin e Misionit te pare ushtarak Britanik te Shqiperise) per ta burgosur per ta nxjerre perpara gjyqit ushtarak. Kur kjo nuk na doli, atehere Miladini u terhoq dhe tha sikur vendimin e kish marre vete Enveri” (faqe 163).
Perse Maklini duhej burgosur e nxjerre perpara gjyqit ushtarak? Sepse ai bashkepunonte me forcat nacionaliste qe ti pajtonte me vrasesit dhe te dyfishonte forcat shqiptare kunder nazismit. Akti me i pabese karshi aleateve ne perfundim te luftes u be fundosja ne Kanalin e Korfuzit e anijes luftarake britanike bashke megjithe ekuipazhin ushtarak, qe kish ndjekur neper dete e oqeane floten naziste , gjeti vdekjen tek Shqiperia aleate. Misjoni ushtarak britanik, qe i vetmi nga treshja e madhe (USA, Britani, B.S) perfshi dhe PK Jugosllave, qe e veshi, e mbathi, armatosi me furnizime nga ajri ushtrine NACL, e organizoi dhe e sterviti, atje ne mal (misjoni ushtarak britanik). Me vone me veprimin prej maniaku antiamerikan, anti anglosakson preu marredheniet diplomatike me USA e Britanine e Madhe, me servilizmin e tij karshi padroneve Tito e Stalin e ata vete nuk i prene asnjehere.
Klasa ben thirrje shqiptareve-amerikane qe jane betuar para flamurit per besnikeri karshi U.S.A te njohin kete armik te betuar te Amerikes.
Ai shpalli armiq gjithe shqiptaret qe ishin jashte Shqiperise, imigrantet shqiptare qe nga fillimet e viteve 1900 ne Amerike e kudo ne bote, shpalli te padeshiruar shqiptaret ne trevat tona kombetare ne ish Jugosllavi, duke prere per 40-50 vjet marredheniet familjare nderkufitare shqiptare. Mjere ai shqiptar e qe kishte njeri jashte shtetit.
Po ne ato dite te mbarimit te luftes, po ne ate mbledhje madhore te tyre u pregatit akti me I turpshem e me makaber per mashtrimin e popullit shqiptar, akti qe e futi ate ne zgjedhen e klikes per 47 vjet
Sipas dokumenti Nr 52-te “arshives “ D eklarata e Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar Per Te Drejtat E Qytetareve me 23 Nendor 1944.( nga materiali “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi) theksohet si vijon
-DEKLARATE E KESHILLIT ANTIFASHIST NACIONAL CLIRIMTAR TE SHQIPERISE MBI TE DREJTAT TE QYTETAREVE me 23 Nendor 1944 garantonte:
Lirine e fese dhe te ndergjegjes si dhe te drejtat e barabarta te te gjitheve
Lirine e mbledhjes, te fjales, te shoqerimit dhe te shtypit
Pronesine private dhe sigurine personale te qytetarit si dhe lirine e iniciativen private ne jeten ekonomike.
Askush nuk mund te denohet pa zhvilluar gjyq.
Ndersa mashtrimi shprehet qarte ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te vitit 1976
Disa nga nenet e kesaj kushtetute theksojne:
Neni 16 …ndalohet prona private
Neni 18 … jane prone vetem e shtetit: toka (gjithe siperfaqja tokesore e Shqiperise u be prone e shtetit)
Neni 19… Toka jepet ne perdorim shoqeror ndermarrjeve e institucioneve shoqerore, koperativave bujqesore dhe organizatave shoqerore, si dhe ne perdorim vetiak te shtetaseve
Neni 23… Jane prona vetiake te ardhurat nga puna, shtepia a banimit dhe sende te tjera qe sherbejne per plotesimin e nevojave materjale e kulturen vetiake e familjare
Neni 32 … Shteti zhvillon nje veprimtari te gjere ideollogjike kulturore per edukimin komunist te punonjesve, per formimin e njeriut te ri.
Sic dihet kushtetuta eshte ligji themelor e cdo vendi.
Ne Shqiperine enveriste te gjitha masat represive kunder popullit u ben nga viti 1945 e perfundimeve ne vitin 1967. Ndersa ligji per keto masa represive u aprovua 10 vjet me vone, ne kushtetuten e vitit e vitit 1976. A ka nenje shembull te tille ne historine e njerezimit, qe ligji te dale pas zbatimit.
Me nenin 19- Toka e Shqiperise ne fshat dhe ne qytet u be prone e e shtetit.
Fshatarit ja dha token si prone te tij ne vitin 1945 me reformen agrare ja mori e ja bashkoi te gjitha ne kooperativat bujqesore ne vitin 1956 me kolektivizimin e bujqesise. Ne vitin 1976 ja mori dhe e beri prone te shtetit.
Si ne fshat dhe ne qytet, jo vetem toka e kopeshtit, e oborit, po edhe trualli e themelit te shtepise u be i shtetit. Asnje meter katrore nuk mbeti me prone e shqiptarit. Pra shqiptari nuk kishte me toke, nuk kishte me” dhe’ “- humbi kuptimin “ atdheu” “ meme-dheu” ( dheu i babait, dheu i nenes). Asnje shtet ne bote nuk ka bere gjithe dheun e vendit prone te shtetit. Shteti armik i kosovareve, nuk ja shtetezoi token kosovarit, apo shqiptaret kudo qe ishte. Shteti grek nuk lejoji kthimin e camerve ne tokat e tyre, por kane kaluar 70 vjet e nuk ka nxjerre ligj per shtetezimin e tokave te Cameris. Ne Shqiperine dheu 28000 km u be prone e komunizmit.
Ai e beri “biografin”, kushtin absolute te jetes ne Shqiperi- e beri kusht per ekzistence. Krijoi “Kultin e biografise”, “kultin e klases”, “kultin enverist”. Kur biografia e tij e paska qene. “Zero-Zero”, sic po del nga dokumentat e ketyre viteve. Kulti klases vazhdon edhe sot ne jeten shoqerore edhe ne qeverisje
Kursin e Kongresit te 10 te nderrimit te emrit nga PPSH ne PSSH-i pagezuar “Vazhdimesia” – koseguent ne rrugen e Enverit, sot “Vazhdimesia” deklaron me mburrje e cinizem se ne periudhen e tranzicionit (1990-2014) i ka bere vendit e Shqiperise e popullit $70 miljard dem, me programin e saj te “tokes se djegur”, te vendosur qe ne vitin 1989 ne prag te renies te komunizmit. Per cdo familje te mbetur atje ne Shqiperi demi eshte mbi 200 mije dollar.
Shpalljen e ketij demi ajo e bente te tregoj forcen se eshte klasa ajo qe edhe sot sundon ne Shqiperi. Kombi regjistron e kerkon borxhin nga e njejta klase me emra te ndryshem nga klasa enveriste. Nga klasa qe edhe ne vitin 2014 nderon me grusht manifeston me portretin e Enverit, ben thirrje per njohjen e figures se tij.
Pas shembjes se komunizmit dhe hapjes dokumentave e statistikave te te gjithe perandorise komuniste, bota u njoh me krimet masive rrenqethese, me shkaterrimet ne shkalle te pallogaritshme te jeteve njerezore,fizike, shpirterore, e kufizimet e nevojave te jetes ne zgrib te ekzistences.
Bota e qyteteruar demokratike e perendimit ne forumet e saj me te larta mori vendimin “komunizem=nazisem”.
Eshte e tepert te shkruhet per krimin sadist te kryer me “klasen e permbysur”. Burgu internimi dhe familjet antikomuniste mbeten I vetmi vend ku behej liria e mendimit, liria e fjales- Aty brenda per brenda ziente, e shperthente urrejtja e perbuzja per komunizmin, per pushtetin, per enverizmin, me gjithe pasojat e renda te pesuara.
Nexhmie Hoxha ne vitet 70 ne mbledhje me grate deklaroi:- “Ne do ti ndjekim reaksjonaret ne thellesine e shtate brezave, bile do ti leme pa martuar”- Ky ishte program genetic per zhdukjen fizike te te permbysurve nga njera ane dhe “Purifikimi genetic per klasen enveriste nga ana tjeter”
Shtresa antikomuniste e munduar tej cdo kufiri e lodhur, e perkulur nga pasha e vuajtjeve, mbeti ajo q ishte, nuk e humbi shpirtin. Demin me te madh, demin me te pallogaritshem dhe te pa riparueshem enverizmi ja beri popullit, popullit te thjeshte, popullit jashte politikes, te quajtur “MASA”, mases punonjese.
Masen ajo klika, e tjetersoi me fuqin e katert te rregullave te hekurta
shkaterrim ekonomik
militarizim te jetes
shpelarje truri-mendjes
shpelarje shpirti
Shkaterrimi ekonomik u be me shtetezimin e cdo prone, familjare e aktiviteti privat ne qytet, dhe kolektivizimi i prones private ne fshat i hoqen popullit te thjeshte-bazen e jetes.
Gjithe populli i Shqiperise u be “proletar” (Sipas percaktimit te Marksit proletar=njeriu qe nuk ka asnje mjet jetese, pervec krahut te tij te punes)
Asnje vend komunist I botes nuk u be 100% proletar si Shqiperia.
Dikur ne te kaluaren fshatari I varfer lutej: “ Te dy qete dhe hostenin, lem o zot te rroj “ndersa enverizmi i rrembeu fshatarit token, qete me vone dhe Zotin – i la ne dore vetem hostenin per te jetuar. “ E shkruesit tane sot”thone “qe diktatura nuk i beri asnje te keqe fshatarit”.
Per gjithe popullin shqiptar enverizmi la vetem nje dere hapur” per jeten “borderon 15 ditore”, ne qytet e ne fshat, kudo, me nje pagese mjerane. Ne fshat, pagesa ditore mesatarisht ishte 40 lek te vjetra: vetem dy buke ne dite. Populli nga nje varferi dinjitozi qe kishte ne te kaluaren, perfundoi ne mjerim te plote. I vrau shqiptarit “nervin e punes. E beri indiferent per punen, e beri indiferent per jeten. Pikerisht kjo indiference e popullit me vite solli RRENIMIN E KOMUNIZMIT. Ekonomia mbaroi, banka kombetare mbeti bosh. Ata i shpetoi RENIA E MADHE E KOMUNIZMIT ne bote. Klasa ja dha vrapit per ne kapitalizem. Per kete varferi, ne librin “The Albanians” Vicker shkruan: faqe 204: “Those Kosovars who did visit Albania at this time, however, were shocked at the level of poverty they witnessed there”. Kur u hapen rruget e ne kaluam viset shqiptare ne very deri ne Prishtine e ne Lindje deri ne Shkup ne u tmerruam me veten tone. Ne jetuam vetem nga “borderoja mjerane” dhe po ti afroheshe shume kufirit per ne emigracion, na vriste “shteti yne” dhe na terhiqte zvarre si qen.
Natyrisht “klasa” shkonte jashte shtetit, atehere, edhe kur u happen rruget ajo shkoi ne menyre “komode”, me “dokumenta te rregullta” te Republikes Socialiste te Shqiperise, ndersa populli kapercente malet, kacavirrej ne anije, e ne gomone e humbiste jeten ne fund te detrave.
Vertet pse jo, klasa thote sot “ne kishim qene mire, por pame qe kishte edhe me mire”.Vertet klasa ishte mire edhe ne ate kohe qe populli ishte ne mjerim
Pushteti enverist, e filloi qeverisjen e popullit me triske dhe e perfundoi pas 45 vitesh me TALLON.
Militarizmi: Jeta e gjithe popullit, hyri ne komande ushtarake.
Gjithe populli proletar, ne qytet, ne fshat, kudo, ne bujqesi, ne fabrika, miniera, ndertim, ne cdo aktivitet njerezor pa perjashtim u organizua ne brigada. Aty ne brigade behej gjithe jeta. Aty behej privilegji, aty behej lufta e klasavave aty behej gjithcka. Partia e kishte popullin ne grushtin e saj, te bere zap, ne kontroll te plote fizik e psikologjik.
Shpelarja e trurit: Perpunimi psikologjik.
Per 45 vjet zgjoheshe me zerin e radios “ju flet Tirana” dhe bie ne gjume po me ate. Ne cdo brigade te Shqiperise ne pune, ne burg, ne internim dita niste me leximin e gazettes “Zeri I Popullit”. Ne dite te caktuara mesimi i veprave te sh.Enver nga Nr.1 deri ne Nr.69, e perseri nga e para.
Perpunimin me te kualifikuar te trurit e bente arti dhe letersia, qe ne forma te “qyteteruara” nuk po na ndahet edhe ketu ky jemi, ne evokim “te jetes normale”qe ne benim atje ne ate kohe”, ku edhe degjimi I ndonje stacjoni te huaj, apo komenti i ndonje “romani te huaj” mund te denohej per agjitacion e propagande me 15-20 vjet burg, aq sa ketu denohet nje krimnel qe ka marre nje jete njeriu. Shpelarje truri ne me teper se 2 gjenerata, te lindur e te rritur ne ate qe quhej “proapagande e partise” .
Shpelarje e Shpirtit. Njeriu qe beson ne Krijuesin ne Zotin nuk ka frike. Me kete besim tek Zoti kalsa e permbysur anti komuniste, e ruajti veten per 50 vjet.
Enver Hoxhen dhe klasa qe ai krijoi, mospasja e frikes e tmerronte. Me frike jetonte ai vete. Frika thone psikologet ishte elementi i pare i atij qe ben krime. Ai shikonte endrra me sy hapur sikur “do ta eliminonin me tri menyra, me arme zjarri, aksident automobilistik apo helm me veprim te ngadalte (fjala e tij ne takimin e fundit me zgjedhesit).
Kush qe mberthyer tek ekrani i TV Shqipetar ne momentin pas mbylljes arkivolit me kufomen e Enver Hoxhes ne sallen e Presidences.
Pa edhe degjoi Nexhmije Hoxhen qe pergedhelte me dore arkivolin duke thene:” mos ki frik Enver, se partine e ke lene te forte”. Sipas saj Enveri dhe I vdekur kishte frik.” Kjo frik e beri ate te shkalloi fare. Me kete frike ai filloi masakren me barbare me kleriket , qe nga koh zgjatja dhe metodat kriminale ja kaloi edhe “kryqezimit te Krishtit
Me rrevolucjoni anti- zot te vitit 1967, ai u be I pari dhe I vetmi ne perandorin komuniste e I vetmi shembell ne historin e njerezimit
Shkaterruan e u mbyllen 2169 objekte fetare
U ekzektuan 120 klerik katolik; 83 bektashi; 60 te tjere myslyman dhe 39 klerik
ortodosk
Ne kushtetuten e vitit 1976, pasi masakra kishte mbaruar u vu vetem nje rresht
Neni 37: Shteti nuk njeh as nje fe
Ne llibrin e saj”The Albanian” Vicker shkroi ne faqe 196 “ Hoxha outdid even Stalin and Mao by officially banning the practice of religieon and the sale of religious books and the icons”.
Me kete ligj ai shqiptarit, popullit te thjesht , I shpelau edhe shpirtin.
A ka ne bote qenie njerezore, mbi te cilen te jene ushtruar kater tmerre- shkaterrimi ekonomik,-militarizimi I jetes- shplarja e trurit- shpelarja e shpirtit- ne te njejten kohe, ne me shum se dy gjenerata dhe te kete rezistuar?
Ne vende te tjera te botes kane ndodhur nje e shumta dy goditje te tilla, po kurre, kurre kater menjeher si tek “shqipetari I shqiperise”
Ky qe shqipetari I shqiperise ne 22 shkurt 1991, qe me shpirt te plasur , me urrejtje, me perbuzje, nje mase njerezore prej 100 mij vetesh, I hodhi kavon e celikut monumentit te Enver Hoxhes, e perplasi n e trotuar, e theu, mori bustin e terhoqi zvarre ne drejtim te monumentit te “ ushtarit te pa njohur” , djathtas pergjate “Ruges Elbasanit”, zvarre perpara nderteses te Ambasades Amerikane te kohes Zogut, majtas ne majen e kodres , e vari ne nje trekendesh koken e tij, karshi studenteve ne greven e urise duke thirrur: ” Posht enveri, posht nexhmija , esht e jona Shqiperia’,” e duam Shqiperin si gjith Evropa”. Nje mase tjeter njerezore me me shume se 100 mij, hodhi bustet e tij, ne qytetet e Korce,Elbasan, Durres, Fier dhe ne Gjirokaster.
Ky eshte momenti me madhor I ndodhur ndonjeher ne historin e kombit shqipetar, qe me kryengritje popullore denoi me urrejtje e perbuzje diktatorin qe I kishte marre jeten, dhe e poshteroi ate, sic nuk eshte poshteruar asnje dictator tjeter ne bote. Diktatoret dhe vrasesit, sot, qyteterimi demokrarik I hedh litarin ne gryk si Sadam Hysenit, e dergon ne fund te detit si Bin Ladenin, I fut nje plumb ne koke si Muamar Kadafit.
“Vezhguesit”,” sehirxhinjt e trotuareve”, jane mjeti I neveritshem, qe klasa I perdor per te pastruar krimet e saj. Gazetari britanik Henry Carles tha: “demokracia ne Sqiperi humbi per nje grusht gjak”.Populli shqiptar nuk u muar me me te, as me klasen, iku ne punen e tij. Iku per te gjetur veten, iku me shum se nje e treta, e pa ndodhur ne asnje vend tjeter te lindjes komuniste, e pa ndothur nonjeher ne nonje vend tjeter te botes. Klasa thote:” ne vitin 2013 me zgjodhi populli”. Klasa ne te vertet zgjodhi veten. Klasa gjithnje fiton, sepse klasa eshte shume eshte “SHUMICA BOLLSHEVIKE”. Ne shembjen e komunizmit, klasa raportohej mbi 150 mije anetare partije me tesera, dhe me dosje me detyre kryesore spiunimin, per te cilin ajo ishte betuar ne momentin e pranimit komunist.
Ato jane dosjet e verteta qe mbajne te fshehte krimin, krimin enverist, me hapjen e te cilave do te zbulohet misteri komunizmit ne Shqiperi. 150 mij anetar partije jane 150 mij familje, qe llogaritet me shum se 600 mij fanatic, te cilet mbeshteten nga mbi 600 mij te tjere familjet prinderore te te dy kraheve. Kjo shifer per dy miljon shqipetar qe kane mbetur atje, perben me shume se 50% qe voton per veten e saj. Ajo ben ligjin ne vend.Klasa atje nuk paksohet, ajo kalon oqeanin per tu “ndodhur” prane diaspores e per tu kthyer perseri atje ne “ krye te detyres”. Nen kujdestarin e saj, shqiprtaret e pa vemendeshem me deshiren e natyreshme per tu grumbulluar e per te gezuar ne komunitet, festojne “1 majin ” e “ 8 marsin”, dy festat anti amerikane te komunizmit boteror, qe nuk kane te bejne me asnje fest tradicjonale ne Shqiperi. “ 1 Maji” I Stalinit , Enverit e Mao Ce Dunit, ne enciklopedin amerikane eshte shpjegohet:
“Maj Day parade and strike. In Octobre 1884, Federation of Organized Unions, unanimously set May 1, 1886. Haymarket Affair 1889- International II Paris (Internacjonalja e Dyte Komuniste), “ a grate international demonstration”, adapted May 1,1890.
“ 8 Marsi: “ The Triangle shirtwaist Factory-Manhattan. March 25,1911- ku u humben jeten 146 gra. E festuar nga Lenini si festa nderkombetare e grave’ e festuar edhe nga Mao Ce Duni qe nga viti 1922, perpara se te vinte ne pushtet, dhe e vendosur nga Enveri si fest e gruas ne Shqiperi. E asaj gruaje te mases qe librin “ The Albanian” Vicker shkruan ne faqen194:”But in reality, although they could no longer be sold as men’s property, they now became the property of the state. Women continued to work as long hours”.
Klasa dhe kasnecet e saj ose sic quhen shpesh here “shkruesit e paanshem” perpiqet te mbajne “mjegullen enveriste” tek shqiptaret kudo qe jane edhe ketu ne Amerike. Po ne e dime ti lexojme ata dhe ata e dine kete.Klasa enveriste ne pushtet pergatiti pritjen e Papes Te Shenjte me portretet e martireve te klerit katolik dhe 2 muaj me vone, po ne ate boulevard, demonstron e perulet perpara portretit te “vrasesit te atyre martireve” te nesermen vrapon perseri tek “Bunker-Art” per te denuar te adhuruarin e saj”.
Klasa ne pushtet e do me shpirt “ Carin e Kuq te Kremlinit” e komunizmin, dhe do nga halli Ameriken.Pra eshte pikerisht sherbetor i zotnive.
Klasa sot perseri fryhet me kapital
-Fryhet, nga korruspioni. Sic tha Sekretari i Shtetit J.Kerry: “ oligarket kene uzurpuar shtetin dhe po diskreditojne imazhin e demokracise”
-Fryhen nga kokaina –si Ermal Hoxha
-Fryhen nga krimi-duke ekzekutuar ne mes te publikut, ne mes te lokalit, apo “vrases” me pagese
Klasa enveriste e boshatisi Shqiperine nga kombi tani po boshatis dhe Kosoven nepermjet Thacit 1 dhe Thacit 2. Kombi eshte ne rrezik. Megjithate ai eshte ne kembe e vecanerisht ne diaspore dhe Vatra eshte gjalle si 103 vjet me pare.
Ne dy krahet e oqeanit me perpjekje te shkathta “klases” i shkon ne mendje qe me “ shumicen bolshevike” te votave te hedhe ne dore Vatren. Po kjo nuk do te ndodhe kurre, kurre. Vatra per ata do ngrije.
Pas mbarimit te luftes se dyte boterore e goditjes qe mori kombi shqiptar ne trojet e tij te ILIRISE nga shovinizmi grek ne cameri, nga komunizmi sllav ne ish-Jugosllavi dhe nga enverizmi ne Shqiperi pasha specifike e kombit tone u zhvendos perfundimisht jashte trojeve etnike
Atje ai mbeti I pa cenuar si ne vendosjet mijvjecare te arvanitasve ne Greqi, ato qindra vjecarete arbereshve ne Itali po edhe emigranteve ne azin e vogel ne Lindjen e mesme e me vone ne venjet Europijane e ne Amerike. Te dhenat e grumbulluara nga shteti komunist qe ndiente shqetesim per kombin jasht kontrollit te tij, me deshperim mesoi se raca shqipetare ne gjith vend ndodhjet e saj, kishte arrijtur shifren perfshirese 20 miljon, pra me shume se ¾ e kombit ishte jasht kontrollit komunist. Sot me emigrimet pas shembjes te komunizmit ky raport esht me I madh. Problemi esht se ky proporcjon I favorshem esht shum I shperndare dhe I pa lidhur. Ky faktor e ben Vatren ashtu si 103 vjet me pare-QENDREN E KOMBIT SHQIPETAR NE BOTE. Ajo eshte e pa prekeshme.
Sot, me krijimin e aksit komunisto- shovininist Beograd-Athine dhe me qeverisjen e keqe dhe shume te dyshimte ne dy shtetet shqiptare, segmenti I komunist eshte shtrire I plote ne te gjith gjatesin e kombit tone atje ne trevat etnike. Me perpjekjet e Rusise per nderhyrjen ne Ballkan-sic raportoi Sekretari I Shtetit John Kerry perpara Kongresit amerikan, kercenimi I kombit tone eshte present dhe alarmant.
Njerezimi ka hyre ne fazen perfundimtare te ‘zhdukjes te sundimit mbi njeriun”, qe behet direct nga komunizmi ose nga format e nxitura prej tij te fondamentalizmit fetar te te gjitha llojeve. E vetmja rruge e egzistnces njerezimit ne kete planet mbetet formula e kushtetutes amerikane: -“ NJERIU KA LINDUR I BARABARTE”, ai nuk ka lindur me “klasa” dhe as me besimin tek Zoti-te detyruar me ane te vdekjes
Autori eshte pjese e deges se VATRES ne Washington D.C.
Kreshnik Arberi S.C.. says
Artikulli esht shkencor,historik,politike i analizuar hollsishte.Por tek deshmoret ato jane ne regjistrat e cdo fshati rrethi dhe duhet shifet sepse ne numer jane marr parasyshe.
Por ne emra konkret jan mbyllur,fshire nga diktature emra te Pasnikve,Intelektualve mbaruar studimet ne perendim emrat e aty qe ai esh deshmor por vllaj ka qen me balli,legalitetin apo bashkpuntore me fashizmin e nazizmin
shum nuk jan shpallu me emra sepse divizinet qe shkaun ne jugosllavi kane hunmmbur ne shreterirat e e dimrin e ashper te 44-45 deri ne 2m debore.Brigada VII ku bente pjes Shaban Polluzhes qe u uedherua te shkonte ne frontin e sremit me shume se gjysma e atyre qe shkuan nuk jane kthyer e nuk u dihet nami ase nishani ase sote
Polluzha shkputi brigedebn e vet me 5000 forca( e ju kthy Drenices) por atje ne srem shkuan diku mbi 10.000 lufetetare,edhe luftetaret qe vdoqen nga smundjet Epidemike duhet jen deshmore.P sh nje rreth ka dhen 100 deshmore me vone kane seleksionuar biografite dhe ngeli rreth 80 flas per brigaden ndersa sa jan vra ne fshatra,djege e pushkatuar shifra jane me te mdha.
Ndofta nuk jane 28000 por 27.000 jane.Te tjerta nuk jam kompetent ti kundesrhtoje..Por vetem nje gje duhet ditur(Nuk flas me pikpamje politike ase majtas ase djthtas)por rrjeshtimi me ALEATET i ka dhen Fryme KOMBIT shqiptare perpara Europe agresive nencmuse e mohuse edhe sot e ksaj dite.
Ne nje vend thuhet qe aleate SHBAmerike e Britania ,Jo qysh ne Karten e atlatikut jane bashkaur edhe franca ,rusia,kina,india,jugosllavi e greqia.Kjo esht faket qe dy shtet fqinje-qeveri(Greqia e Jugosllavija) ju bashkangjiten aleatve.
Shqiperia9te gjitha qeverit nga 41 deri 44) qendruane te lidhur me Italin ne fillm pastaj me pushtimin gjerman u lidhen me gjermanine sa bile ne Kosov u krijua DIVIZIONI i famshem gjerman SKANDERBEG me rreth 7000-8000 forca me komandat 4 gjeneral gjermane.Cka e tronditi Kosoven pas luftes duke e akuzuar nuk ka luftuar ne krah te aleatve por ka bashkpunuar me okuparet.
Me gjithse Ushtria Clirimtare ne Kosove arriti ne 55.000 forca ne saje te shpreses te Kartes atlatikut qe garantonte”popujt qe kan humbur pavarsisn e i bashkohen ksaj lidhje kan te drejte pase luftes te vetvendosin”.
Per luftetaret e Kosoves e Rrafshit Dukagjinit thirren urgjnet “Konference e Pare te Kashillit Pergjithshem Clirimtra e te Kosoves e te Rrafshit Dukafhinit” me 31 dhjetor 43, 1 e 2 janar 44 ne Bujan te malsisi gjakoves-Kraniqe Ku u miratuar “REZOLUTA” per vetvendosje perfshi shkeputje ,nga te 51 delagat nenshkruse nga 14 rajonet e Kosoves e te Rrafshit Dukagjinir nga pakicat serbe,malazes,boshnjake(S.R.) etj .
Theksojm se esht nenshkruar me vullnet te lire nga te gjith.Por kuptohet PKJ .i hodhi poshte si nacinaliste ,dhe si krahina jo unike.
PKSH u mjfatua me nje botim te shkurter ne gazeten bashkimi”qenka ber nje pune e mire”.Nuk u kerkua asnje here zbatimi i kasaj rezolute:perkundarzi ata qe kerkuan zbatimin e saj ne jugosllav,ne kosove e shqiperi u piketuan nga PKJ e UDB me shrbetore e tyre qe te eleminohen me cdo forme.s paku deri ne vitin 1948.
Nenpresionin e PKJ disa u nenshtruan e bene kthese -autokritik dhe ben dhe karrjer.Nga 51 nenshkruasit jan vra gjat luftes-11 ,pushkatuar,eleminuar ne forma te ndryshme misterioze UDB me bashkpuntoret
Xheldin hana
Xhevdet Doda delegat nga Maqed.Komand.Brig I Shqiptaro- Maqedonase ne luginen e Vardarir(prof S.R.)
Tefik Canga.Tregtare i nje firme Saster-gjmnazist nga Shkodra aktivist ne gjekove(prof. S.R.)
Veli Niman Doci-oficer karrjere(Ish kryetar i Kshill.malsis, Orga,i Konf Bujanit),komandnt i shtabit zones Rrafshit Dukagjinit(I.Sh.) e N/Komand.i zones III operatve Shqiperi Gjen.Q.K.Encikl.SHt.Shq.)
Rifat Latif Berisha,Nen kreytari konf. Bujanit ,krytar i kshillit Kosoves ,deputet(Hist I.K.K.Sh.B.)
Millan Zeqan Kolonist nga Herxekovina,bujk nga komuna ferizaj.(akd Sh.P.)
Jah Bajraktari-nga Tropoja ne shtepine tij u mbajt konfe,ish koman.Batalion”RINIA”,nenkryetar i ksh,krasniqes-gjimnaziste,punsuar kryetar komune Vlahne ne Zhuri-Prizren.(F.D.)
Hajdar Dushi-nenpunes banke ne prishtin funksionare ne shqiperi e kosove.Akd.Sh.P,)
Syl Alaj nga Vokshi-decane(drenic)-bujk(akad.Sh.P.)
Gani Cavdarbash( nga prizreni,gjimnaziste
Xheladin Hana nga gjakova,arsimtar(Akd.Shk.P.)
Qamil Luzha nen prefekt Istog(akad.Shk.P.e T.)
Kater nga kryesia(9)-44%(rifatixhevdeti,Millani,Hajdari) te tjeret antar7 ose gjithse 49 pjesmarres 11 deshmore ose 22.4%.(2 nuk kane qene prezent por kane qene dakord me vendumet se nuk kan mundur te marrin pjes per arsye te kushteve te veshtira te kohes,terrenit,e armikut).
Shume jane ulur ne detyre e shume torturuar burgjeve.
Konf.e Bujanit ka qen Kuvendi apo Parlamenti -Qeveria e pare e Kosoves,Kuvebndi i I i Bashkimit Mbare Kombetare.
Prej ketej lindi Pavarsia e Kosoves(R.D.New York).
Por nga viti ne vite nuk ka asnje vlersime per ata DELEGAT qe ne kushte shume te vashtira more persiper nje pergjegjsi te madhe per ti dal zote Ceshtjes KombetareVetem orga e veteranev ne shqiperi me Gjenral rrahman Parllakun e ne kosove bejn mbeledhje ne disa salla me Kryepalamentrin e kosoves KRSNIQIN.
Besoj se ky artikull do te shkunde nga letargjia Partite Politike andej nga kosoav e ketej nga shqiperia,per lartsimin e ksaj vepre Monumentale te Konferences Bujanit
Jakov from Israel says
Artikulli eshte i sakte dhe i pasur me fakte .per kete ngjarje qe pasqyrohet ne foto ,kam shkruar me pare .Kuptohet influenca negative e E.H.edhe pas 30 vjetesh te ngordhjes se tij per te cilin kam shkruar kete poezi disa vite me pare ,por qe eshte aktuale per deri sa nduket fara e tij e felliqur dhe indoktrinimi i atij populli qe akoma del me fotot e Qoftlargut -Mefistofelian.
Ngordhi nje Qen
Dyzet vjet lehe pa u lodhur kurre ,
me korin e zhabave qe te vinte nga pas
na flisje per suksese ,por bere vec katrahure ,
u mbylle ne nje vrime miu dhe popullin e bere te plas .
Por ti nuk ishe Kashei i pavdekeshem ,
nje dite dhe ty Mortja te perlau ,
Per vendin e boten i padesheruar ,
Jeta u hakmorre me ty dhe trurin ta thau .
Ate tru qe gjithe kohes polli zezona
dhe faren e keqe ne mes te Europes ,
Te erdhi ngordhja e zvarre te terhoqen ,
ne mes te Tiranes ,ne syte e gjithe botes .
Por vdekja jote s’i mbylli dritaret
e eres se qelbur qe erdhi me vone ,
aty neper kembe ikini zuzaret ,
shume zera perdite kete u’a thone .
Flakini tutje kete jete mbushur
merish e urrejtjesh ngado-c’i doni?
Do shihni pastaj se lule do te celin ,
e si gjithe popujt e tjere do te rroni.
Faleminderit –2012