
Ahmet Giaffo/
Më 14 Maj, 2022 në Leessburg, Virginia, ndërroi jetë, Gjiganti Vatrës e i kombit Shqiptar, ish kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Lekë Buçaj. Një hidhërim i pa pritur e nje humbje e madhe per komunitetin shiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e per cdo atdhetar ne bote. Nje Vatran qe ka dedikuar me shume se pese dekada ne sherbim te vatranve e shqiptareve. Kjo humbje ka tronditur Vatranet, dashamiresit, qe kane patur nderin te njohin e bashkpunojne me te.
Dr. Bucaj ka drejtuar Vatren ne nje kohe te veshtire por me punen e tij te pa lodhshme e dedikimin per permiresimin e suksesin e kesaj Federate, ai triumfoi. Shtoi antaresimin e vatraneve, degeve, e ngriti nivelin e kesaj organizate patriotike. Krijoi nje Vater te bashkuar, vllazeruar, me dinjitet.
Zoti Buçaj ka kontribuar per te drejtat e shqiptareve kosovare e per pavaresine e Kosoves. Ka qene aktiv per ceshtjen Çame me bashkpunim me organizaten “Chameria per te Drejtat e Njeriut” . Une si krytar i organizates Çame ne Amerike, kam patur dyert e Vatres hapur kurdohere e ndihme per cdo aktivitet. Shqiptaret nga krahina e Çamerisë ne Amerike e ne Shqiperi jane mirenjohes per ndihmen e kontributin e tij. Nuk harrojme kurre viziten e z. Buçaj ne Shqiperi ne demonstraten vjetore te 27 Qershorit, diten e gjenocidit çam nga duart gjakatare te Grekeve.
Ky atdhetar ka patur shqiptarizmën ne zemer e do te kujtohet si nje hero Shqiptar. Ka kushtuar ma shume se 50 vjet dedikim per permiresimin e kushteve shqiptare e te drejtave ku do qe jetonin shqiptaret.
Zoti te bekofte per sakrificat qe ke bere per permiresimin e atdhetareve. Jam i sigurt, qe Zoti do te çoje ne Parajse. Ne në Vater nuk do te harrojme e do vazhdojme rrugen, keshillat, amanetet tuaja.
Pusho ne paqe mik i dashur. Ne do te vajtojme e kurre nuk do te harrojme.
Te premtoj se Vatra do te kete bashkim, dashuri, vllazeri, e harmoni.