Kozeta dhe Qemal Zylo/
Me dhimbje dhe shumë papritur e morëm lajmin e ikjes së parakohshme për Dalip Grecën, editorin e Gazetës më të vjetër shqiptare “Dielli”. Gjithë komuniteti ynë u trondit me këtë lajm shokues. Personalisht kam shkëmbyer mori e-mailiash privatisht për shkak të shkrimeve, reportazheve, intervistave që i dergoja për të publikuar si tek gazeta “Illyria” kur ishte editor po ashtu dhe tek “Dielli” ku mbylli me nder karrierën e tij. Natyrisht më shumë se kushdo tjetër ashtu si unë dhe shumë kolegë të tjerë i ndjejnë streset që heq gazetari i vërtetë, janë strese që shpesh shtresëzohen dhe lenë gjurmë pa kuptuar në shëndet… Takoheshim në shumë aktivitete, mediume me kamera dhe laps në dore ku këto aktivitete pasqyroheshin ndritshëm dhe profesionalisht nga pena e Dalip Grecës. Dalip Greca në kapitullin tjetër të jetës, pas pensionit, kishte më tepër kohë dhe doemos prisnim më shumë për t’i dhënë botës së letrave në Diasporë dhe në Atdhe, por mjerisht koha iu ndërpre. Ngushëllime bashkëshortes së tij, gruas bujare dhe zemërmirë Xhemiles, dy vajzave të dashura Almës dhe Elisabetës si dhe djalit të mrekullueshëm, për këtë humbje dhe tragjedi familjare që iu ndodhi në këtë muaj trëndafilash.
Ngushëllime Federatës “Pan Shqiptare “Vatra” me kryetar z.Elmi Berisha, ngushëllime lexuesve dhe gjithë Diasporës!
Me veprën e tij ai la gjurmë të pashlyeshme në gazetari që do të kujtohet përgjithmonë!
Drite të pastë shpirti Dalip Greca!
Lamtumirë!
Në emër të stafit të Shkollës Shqipe dhe të TV “Alba Life”,
Kozeta dhe Qemal Zylo,
17 Maj, 2022
New York