Nga Luan Topulli*
Pak ditë më parë u nda nga jeta Lumturi Dajçi, e ëma e gazetares e veprimtares së njohur në Shqipëri e SHBA – Mimoza Dajçi. Në përkujtim të saj familjarët shtruan një drekë në “Whitby Castle” buzë ujrave të Rye-it.Në ambjentet e këndshme rrethuar me lule të Kështjellës “Whitby” disinjuar në vitin 1852 nga Alexander Jackson Davis nderuan me pjesëmarjen e tyre familjarë, miq e dashamirës të familjes si dhe personalitete të njohura të artit, gazetarisë e shoqërisë civile në New York e më gjerë.
Në emër të familjes falenderojmë Z. Kenny Agosto Zëdhënes i Zyrës së Senatores Ruth Hasell Thompson, Kryetarin e Vatrës Z. Gjon Buçaj së bashku me Znj. Nikoleta Buçaj, Liderin e komunitetit amerikan për Zoning 49 Bronx Z. Joseph Thompsom, stafin mjekësorë të Montefiore Hospital Bronx, ku punojnë Mimoza dhe Merlini, të cilët i kanë shërbyer me devotshmëri të ndjerës, Zv. Kryetarin e Vatrës Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati, anëtarët e Kryesisë së Vatrës Z. Marjan Cubi dhe Z. Zef Përndocaj, ish i dënuari i politik nëpër burgjet shqiptare dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Z. Lek Mirakaj së bashku me bashkëshorten Loli Mirakaj, Kryeredaktori i Gazetës “Dielli” Z. Dalip Greca së bashku me bashkëshorten Znj. Xhemile Greca, Producentin e TV Kultura Shqiptare Z. Adem Belliu me bashkëshorten Znj. Moza Belliu, aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë zonjat Rita Saliu, Merita Shkupi, Mjafturie Daci, Adem Saliu, Violeta Mirakaj, Dava Mirakaj, Lena Leka, Dita Lekaj, Halit Daci, Aleks Nilaj, Toni Musaj, Pjerin Tahiri, e shumë te tjerë si dhe mbesat e Lumturisë inxhinieren kimiste Luljeta Alite me të birin inxhinierin kompjuterist Erjon Alite, prokuroren Zamira Mulosmani, etj.
Ceremoninë përkujtimore e hapi nipi i familjes Erion Alite, më pas përshëndetën Kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” Dr. Gjon Buçaj, Nk/ Vatrës Z. Asllan Bushati, Z. Joseph Thompson, Znj. Rita Saliu si dhe infermierja e “Montefiore” Hospital në Bronx Znj. Lulete Johnson.
Lumturi Dajçi lindi në Gjirokastër me 18 gusht 1929, u nda nga jeta më 27 shtator 2015 në “Montefiore Hospital” në Bronx, ajo rridhte nga një familje patriote e njerëz të pushkës, mbesë nga dera e madhe e heroit tonë kombëtar Çerçiz Topulli. Me ardhjen në Tiranë njihet e martohet me të riun Enver Dajçi, i cili edhe ky vinte nga Mitrovica e Kosovës me një histori të mbartur plot heroizma e sakrifica për kombin e popullin shqiptar, nip i Heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Biri i Nënë Hajries, heroinës shqiptare, e cila edhe e vetme në Kullë luftoi kundër pushtuesit me armë në dorë duke bërë rezistencë në të gjitha dritaret e Kullës për ti lenë përshtypje armikut se djemtë e Boletinit edhe pas vrasjes barbare të Isës akoma ishin gjallë.
Lumturi Dajçi kjo zonjë e heshtur e qetë, e punëtore, pasi lidhi jetën e saj me familjen Dajçi, ku kunati – vëllai i bashkëshortit Rasim Dajci ishte pushkatuar nga Shqefqet Peci në Prizren ne vitin 1943 ne bashkëpunim me forcat sllavo – komuniste si antikomunist, për çështje biografie e largojnë nga puna si edukatore nga një kopësht në Tiranë, punësohet si punëtore krahu në një punishte të vogël duhani afër Lumit të Tiranës.
Pas arrestimit të të shoqit Enver Dajçi për agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor, nga tronditja e madhe Lumturia sëmuret rëndë e për gati një vit qëndron e paralizuar në shtrat. Për të u kujdesën vetëm vajzat e saj, në atë kohë 12 e 13 vjeçare Frida e Mimoza, as mjekët nuk i shkonin për vizitë në shtëpi.
Më pas nëna e katër fëmijëve që i rriti me mund të madh, punësohet në një fabrikë ku montoheshin abozhure. Edhe aty puna me normë e helme, ku i duhej të pastronte ndryshkun nga metali që më pas ai te pregatitej për tu bërë paisje e një mjeti ndriçues. Shumë i pëlqente drita nënë Lumes, shumë e donte jetën e paqen në familjen e saj, e në çdo familje shqiptare. Edhe pse në kushte të rënda ekonomike, ndërkohë që i shoqi vunate dënimim në burg politik, Lumturia e mbrojti familjen me dinjitet e u kujdes për atë e fëmijët e saj. Kësaj gruaje nikoqire dhe shembull për rritjen e edukimin e fëmijëve të saj sot urojmë që shpirti ti prehet në parajsë.
Puna e rëndë me helme akumuluar në mushkëritë e saj bëri që ti rëndohej situata shëndetësore. Çdo punë që ka bërë në jetën e saj thanë mjekët si në kultivimin e duhanit dhe në pastrimin e ndryshkut tek metalet ka lënë gjurmë për keq në mushkëritë e saj, e sot thanë ata kjo është duke jetuar ditët e saj të fundit. Por edhe pse rëndë e në shtrat për një periudhë jo të vogël kohe Mimoza e mbesa e saj Merlini i qëndruan tek koka, i shërbyen ditë e natë me mish e me shpirt që asaj ti lehtësohej dhimbja e të mos vuante nga mos prania e fëmijëve, siç kemi parë e dëgjuar ku disa prindër në Shqipëri po vdesin e lëngojnë në shtrat duke mos patur fëmijët pranë. Dikush i ka në emigracion dikush nga fëmijët do të shijojë jetën e tij larg halleve e kusureve të prindërve, ndonjë nuse e djalit nuk e do vjehrrin e vjehrrën, e kështu me rradhë.
Kur dy pika lotë i rrëshqitën të sëmurës, e sytë ju mbyllën përgjithmonë, Mimoza e puthi lehtë në faqen e ngrohtë e me zë të mekur i tha – Lamtumirë Nënë!…
Dhimbja ishte e madhe. Vdekja gjithashtu…
Shërbimi e sakrificat qe i kanë dhënë nënës së dashur Mimoza e Merlini gjyshes së saj janë vërtetë për tu admiruar nga familjet tona, ndërkohë që kudo ngrihet me të madhe mos braktisja e prindërve, sepse disa prej tyre ndarja nga jeta u mësohet vetëm pas dekompozimit.
Mimoza e donte shumë nënën e saj, prandaj bëri edhe të pamundurën që ta kishte pranë e të kujdesej vetë për atë. Ashtu si çdo fëmijë i mirë e i mbarë që do me zemër e shpirt prindët e tij/ saj.
“Kujdes e shërbim fenomenal – thanë mjekët për Mimozën – ka treguar për nënën e saj. E pakoncepueshme është – thanë ata – që kjo paciente ka jetuar kaq gjatë falë kujdesit të Mimozës”. Dhe ashtu ka ndodhur vërtetë, Mimoza e vajza e saj nuk kursyen asgjë që nëna e tyre të jetonte gjatë rrethuar me dashurinë e fëmijëve. Mimoza punonte natën, turni i tretë në spital, vetëm e vetëm që gjatë ditës të kujdesej për prindët e saj tashmë të moshuar e të munduar nga jeta e rregjimi i kohës së shkuar, e kurrë nuk u ankua për lodhje e pagjumësi, përkundrazi ndihej e lumtur që i kishte prindët çdo ditë në sy.
Deri aty arriti Mimoza sa i tha mjekëve: “Jepini gjak nënës time nga gjaku im, vetëm mamaja të më shpëtojë”. Por çdo gjë kishte mbaruar, sëmundja e pashërueshme kishte avancuar tek mushkëritë e saj e ishte agravuar së tepërmi.
Lotët në sytë e Mimozës sigurisht nuk kanë për të rreshtur kurrë për Nënën e saj të shtrenjtë, por ndihet krenare dhe e qetë që nëna e saj u nda nga jeta në duart e saj, pranisë së të shoqit, mbesës së saj të dashur Merlinit e mjekëve të mrekullueshëm të spitalit “Montefiore” në Bronx.
Lumturia shumë e donte Zotin, besim të madh kishte tek ai. Dom Nikolin Përgjini e kishte vizituar në shtëpi, disa herë edhe në spital. Ndërsa Dom Pjetër Popaj mbajti një Meshë në emër të saj në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”në Harsdalle New York. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, unë si nip i saj jam i bindur se do ti mungojë të gjithëve.
Me shumë pompozitet e mbështetje shkoi për në banesën e fundit Lumturi Dajçi. Shumë dashuri e ngrohtësi i dhuroi asaj edhe komuniteti shqiptar në SHBA, ku për ti dhënë Lamtumirën valëvitën për nder të saj në makinat shoqëruese Flamujt Shqiptar e Amerikan që ajo i donte aq shumë.
* Autori i shkrimit, juristi Luan Topulli , eshte nipi i Lumturi Dajcit
New York, 3 Tetor 2015
Ngushellime familjes!
Faleminderit Z. Elshani!
Ngushellime familjes Dajci.
Faleminderit Z. Astrit!
I nderuar Z. Leka!
Vleresojme vertete fjalet Tuaja, fjalet e nje miku te mire te prinderve te mi. Njeheresh ndihem mire qe patem rast qe Familja Juaj u perfaqesua ne ceremonine perkujtimore te nenes time me Zonjen e shkelyqyer Lena Leken, bashkeshorten e Z. Genc Leka.
Me shume respekt e mirenjohje!
Faleminderit
Mimoza, babai dhe vajza ime Merlini.
Ngushellimet tona me te sinqerta per humbjen e njeriut tuaj me te dashur!
Ndarjet jane te veshtira aq me teper kur te shkeputet nga zemra nje pjese e saj…Zoti ju dhente force dhe paqe!! Njerez te tille me kurajo,force dhe deshire te madhe per jeten nuk harrohen kurre!
Me respekt familja Xhelilaj