![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2021/11/256696306_1036977943758906_6089322824037778597_n.jpg)
Bajram Mjeku/
Dr. Ibrahim Rugova, dr. Sabri Hamiti dhe Ramadan Musliu, janë tre shkrimtarët më meritor kosovarë, që kanë shkruar dhe pafundësisht janë kujdesur në Kosovë për krijimtarinë e bardit të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci.Këta tre shkrimtarë, që i përkasin Qarkut Kulturor të Prishtinës, janë më meritorët për faktin se krahu i socrealistëve, që në Kosovë nuk ishte i vogël, e ka bojkotuar në heshtje Lasgushin dhe këtë e ka bërë në kontinuitet dhe me dekada.Kur shkrimtari dhe studiuesi Sabri Hamiti në fund të viteve shtatëdhjetë, e pati përgatitur vëllimin e plotë poetik të Lasgushit me titull “Vdekja e Nositit”, i botuar me shkronja të arta nga ndërmarrja botuese “Rilindja” në Prishtinë, thuhet se kur Lasgushi pranoi librin në Tiranë, është fascinuar aq shumë dhe librin e përkëdhelte si foshnjën, pasi nuk kishte besuar se një libër aq i bukur mund të shtypej në Kosovë!Këtë postim simbolik e bëj me rastin e 34 vjetorit të shuarjes së bardit të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci. Sot e tridhjetekatër vjet më parë, isha student dhe ndiqja kurset e letërsisë. Ditën kur Lasgushi ndërroi jetë, nuk do ta harroj kurrë. Ishte muaji nëntor, por dita ishte me diell si sot dhe lajmin për shuarjen e Poradecit e pata kuptuar përmes gazetës së përditshme “Rilindja”, e cila nuk ekziston më!