Dëshmitari i mbijetuar, Lek Pervizi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin famëkeq të Tepelenës/*
Vizatimi origjinal nga Lek Pervizi si ishin stivosur të intenuarit ne kazermat e kampit të Tepelnës që tronditi opinionin, instucionëtdhe të huajt, që flet më mirë se ç’do shkrim e fjalë. Krahasimi me Auschwitzit ështe se kjo gjendje ua kalonte atyre të kampëve të gjermanisë, të pajisur me krevate, shtresa e mbulesa e veshje. Ku ta marrës që Xhufin ta futshe aty e pa të shihte trajtimin jo të keq ‘no bad) që ai pati paftyrësinë të prallisë.
–Si do ta konsideroni rastin e Xhufit?
Një ndërhyrje fare e pandërgjegjëshme. Si historian dhe intelektual duhej të ishte treguar kryesisht human. Sepse kampet e interrnimit kane ekzistuar, ne forma te ndryshm.. Por ai i Tepelenës ka qene me i keqi, sepse ishte nje kamp i mbyllur me tela me gjemba, qe funksonoi gjasht vjet, 1948-1954 ( fundi i vitit 1953). Ku femijet të internuar me nenat në moshë djep,ata që i shpëtan vdekjës, u rritën aty pa njohur se ç’eshte bota, pa njohur seç eshte veza, sheqerri, pema, lojrat etj. Mjafton fakti qe ishte kamp i mbyllur, ku shumica ishin pleq, gra e femije, familje te tera, te privuar nga liria. Nuk po flasim per trajtimnin, muingesat, vuejtjet, semundjet e vdekjet. Që nënkuptohën. Xhufi na qenka bazuar mbi një dokument të CIA. Ku ka ditur CIA se ç’behej nen diktaturë në Shqiperi. Patjeter kane marre nje pergjigje nga Ministria e Brendshem e kohes, që s’kishte si të shkruante ndryshe, ndersa realiteti ishte krej perdreq. Pra Xhufi tregon, siç vinte nga trungu komunist , se nuk ka ndjenja humane. Gje që s’i lejohët një intelektuali. Nga ana tjetër ai tregon një prirje për të justifikuar atë që njihët si diktatura më egër e kampit komunist të Evropes Lindore. Kjo e pa pranueshme nga një historian i vërtetë. Krahasimin per Aushvitzin ai e ka marrë gabim . Ai është simbolik, për të treguar se edhe ne Shqiperinë e vogël ka pasur një kamp të keq, të tmerrshem. Por jo në një krahasim madhësie dhe krimesh si kampet e gjermanisë. Kampi i Tepelenës i përgjigjej një popullsie prej një milion shqiptarë , ndërsa kampi Aushwitzit i përgjigjej një popullate europiane qindra milionësh, se aty u internuan nga gjithë vendet europiane). Vetëm viktimat e atyre kampëve ishin sa gjashtë herë popullsia e Shqipërisë. Por për Shqipërinë e vogël, kampi i Tepelenës cilësohët si tmerr i madh, që kurrë s’kishte ndodhur në shqipëri, e veç diktatura komuniste e krijoi për të mbyllur aty vetë pafajsinë, që ishin familje të tëra të ndërshma e paqësore shqiptare e kryesisht fëmijët, që aty iu flijuan idhullit të komunizmit. Zoti Xhufi te gjitha këto i ka mohuar, duke treguar se se meriton fare atë titull të historianit. Urojm të çvishet nga skorjet ideologjike me të cilat e ka mbuluar e kaluara komuniste, siç kanë berë kolegë të tij shqiptarë e të huaj. Duke fituar kështë përmasat e një historiani të vërtetë. Sidukët nuk e ka lexuar librin e zi të komunizmit të gjashtë inteletualëve francezë ish komunistë, ku diktaturakomuniste shqiptare me diktatorin e saj, radhiitën ndë më t‘ egrat. Kjo do t’ishte detyrë e një historiani të kërkojë të vërtetën dhe jo të prallisë pa përgjegjësi e ndjenja humane.
Pamje e përgjthëshme e kampit të Tepelensë siç ishte, falë vizatimit të Lek Pervizit, që e beri të njohur, që s’kishte mebtur gjurmë, përveç rrënojave të kazermave, ku janë shenuar dhe varret që janë zhdukur. Mëndohët e po punohët të ngrihët një muzeum i shkallës kombëtare, me ndihmën e sponsorizuesve shqiptarë e të huaj.
-Ju e keni njohur atë kamp, çfarë kujtoni?
Ate qe kujtoj e kam treguar ne vizatimet e mija te gjendjes se kampit qe janë me të sakta se çdo fotografi,
që në rastin kokret ishte detyrë e vetë Shtetit komunist që t’i kishte si dokument. Sa për vizatimet e mija rezulton se s’ka pasur të tillë ne asnje lloj kampi te Gjermanise as te Rusise sovjetike, as te shteteve te tjerë komunistë . Une ato vizatime i kisha berë per veti, si kujtim, dhe s’me ka shkuar mendja kurrë t’i bej publike, Kjo u bë nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe ISKK, me drejtor Agron Tufën. Ishin ata që e krahasuan kampin e Tepelenës me Auschwitzi, sigurisht ne formë simbolike, sepse dihtj se tmerret e Auschswitzit s’ishin kryer në shqiperi, me gaze e furra, por si vend i vogël ky krahasim ishte i natyrshem. S’ka më krim se sa të ia presish e mohosh lirinë njerëzve të pafajshëm e t‘i kthejsh në viktima. Këtë duhët ta kishte mirë parasyshë Xhufi e mos të kalonte thenje absurde., për të shfajsuar diktaturën e xhaxh, e tij i diktator.
-Si ishte gjëndja ?
Se pari te dihët se kampi i Tepelensë, perfshinte tre qendra te tjera para se ai te krijohej Në ISH kazermat italiane. Keto ishin Turani, Veliçoti dhe Memeliaj, ku të internuarit ishNi se sjellë nga Berat më verën 19148. Me 40 kamionë të ushtrisë. Kushte miserbale ,primitve në baraka te vjetra pa dyer e dritare, drejt në çimento. Pa asnjë strukurra higjenike sa do të tjeshta. Vetëm bukë misri 500 gram per njeri qe vinte nga Berati e thermoqur dhe epjekur keq, që mykej shpejt. Ujët të pijëshëm me nga një tas në ditë. Ujë për larhe hiç fare, veç një rreke e qelbur që kalonte aty. As mjek, as inferrmier, as ilaçe. Plasën semundjet infektive si colerë, e filluen vdekjet rrasive, nder femijë e pleq. Nga deshmitarët, ne tre keto qendra vdisnin nga shtatë vetë në ditë. Tmerri arriti kulmin ne nje natë ne Turan ku vdiqen 33 femijë kërthiqe. Lemëria e nënave dhe krejt kampit. Komanda s’kishte fuqi për aqsgjë,, veç të hapte varre e digjte teshat e fëmijëve. Siduket beri rapor në Ministri. Ku erdhën disa oficerë me dy mjekë. Vunë duart në kokë, nga tmerri që panë. Kështu kjo beri që në tetor 1949 , të internuarit të grumbullohëshin në ish kampin e ushtrisë italiane, poshtë kalasë së Tepelenës. Por ky kamp ishte i rrethuar me tela me gjëmba dhe i mbyllur. Konditat ishin me të mira se te kampeve te tjera, se kishte uje, per pirje e larje. Buka u kthye ne gruri dhe u jepej nga nje lugicë çorbë në ditë. Por infeksioni i sëmundjeve vazhdonte ,dhe vazhdonin vdekjët. Ku varrosëshi në fushën para kampît, që u mbush plot. Por një ditë kalon me makinë, për në Gjirokastër, idhulli i Xhufit, xhaxhi Enveri, i cili kur merr vesh ç’ishin ato varre, dha urdhër të zhdukëshin. Komanda lejoi transferimin e varrëve dhe një pjesë u transferuan sipër urës së Bençës, por shumica mbeti aty. Dhe u zhdukën me bildozier e traktor, mbjellur me tesrsherë Keto Zoti Xhufi s’ka patur ku t’i merrte vesh. E ç’hyistorien na mbahët, pa shpirt human. As ka pasur mundësi edhe vete CIA, të informohej, veçse nga sigurimi e ambasadorët e diktaturës, që CIA kërkonte shpjegime.
U zgjata pse e shoh se s’dihët asgjë për kampët, e zoti Xhufi ka te drejë te prallisë ashtu. Kampi Tepelenës
njihët si në një kamp i mbyllur, me familje, pleq, gra e fëmijë, e kaq mjafton per ta quejt të tmerrshëm. Sa që megjithëse i mbyllur , behej apeli dy here ne dite, ne mengjes pa dalë drita dhe ne mbremje, në ora tetë të mb që ishte ora e fjetjës. Njerëzit ishin vetëm me rrobat e tyre (siç tregohët në vizatimet e mia). Shteti nuk siguronte as shtresa as veshje, që ne kampet gjermane sigurohëshin. Kishte njerez qe flinin mbi derrasat., dimen e vere. Ushqimi nga nje lugicë çorbe ujore, me fasule, oriz, bollgur te skaduar e krimba, mbeturina te depove. Punë e rende e detyruar, nga 15 deri 50 vjeç për grate, dhe 60 vjeç per burrat. Transport si kafshe lendesh drurore, shtylla, trupa lisash , pllaka guri etjera materiale. te renda, gjithe diten nga mengjesi deri ne mbremje.
-Flitet për vdekje të panumërt fëmijësh, saktësisht çfarë mund të na thoni për këtë?
Në ato kondita që përshkrova më lart, sigurisht se vdekjet kanë qenë të vazhdueshme e kanë prekur më tepër fëmijët e pkleqte, por s’kanë ,kursyer as të nrritur, burra e gra. Shtoi se unë vetë u infektova aq rendë sa më dërguan urgjent në spuitalin e Gjirokastrës, në verë, 1952. Ku qëndrova pesë javë, që infeksioni s’hiqej, dhe mjekët u u dtyruan t’i kërkojnë drejtorisë përdorimin e një ilaçi të jashtëm që mbahej veças dhe s’jepej pa autorizim. Shifra te sakta ne s’mund të japim, se s’mbate kush shënime. Kjo është detyrë e shtetit që i ka pasur listat e te internuarve, siç e tregon fakti i apelit që bahej çdo mengjes, nga një regjistër, që mbanin në dorë kapterat e apelit, pra që e kishte komanda. Zoti Xhufi, si historian, te kishte kerkuar në Ministrinë e brendëshme e në degën e Tepelenës, etjera degë, listat perkatëse që të dilte ne të tilla konkluzione e e jo në deklarata bajate e keqdashëse, për të mohuar një të kaluar kriminale të regjimit diktatorial, ku ishte rrit dhe edukuar, që përmatepër paskej qenë i afërt me vetë xhaxhin e tij, Enverin.Vizatim projekt për tabllo, kushtuar natës së masakrës së fëmijëve ne kampin e Turanit tëTepelenës, ku ne një natë të vetme vdiqën 33 fëmijë, një e dhjeta e vdekjëve te tjera
-A ishte urdhër direkt i Enver Hoxhës me prespektivën e një gjenocidi të pashembullet ky kamp, pse u mbyll aq shpejt, çfarë ndodhi?
Që ai kamp (dhe kampët e tjerë) te jetë krijuar me dijeni të plotë të Enverit, kjo s’ka asnjë dyshim. Supzim të një sulm nga ana e Amerikës, asnjë prej nesh nuk do të kishte shpëtue gjallë, të kositur nga armët kriminelëve të sigurimit e policisë, vrasës të regjur. Shtoj diçka interesante, se kur nisën internimet, më maj 1945 në Berat për familjet e veriut e në krujë për ato të jugut, u hap një fjalë së shteti komunist po i mblidhte të internuarit për t’i çuar në Siberi. A ishte fjalë kote, thashetheme, apo diçka e propozuar, kjo s’dihët. Por që u fol u fol. Gjoa anijet ruse që do ta benin ate punë, u bahej kontroll nga autorritetet turke, kur kalonin Bosforin, e kështu ajo punë nuk u realizue. Kështu regjimi komunist i Xhufit vendosi ta krijojë Siberinë në Shqipëri, ku kjo masë iu mbështet Tepelenes si zonë e mbyllur mes malëve.
Qëllimi i Enverit ishte për të asgjësuar familjet e mëdha e të tjera familje të ndërshme e patriote, duke i degraduar në puintorë krahu, skllevër e bujk-robër. Fëmijët e tyre të lindur e rritur ne atë kampe të mos kishin asnjë të drejtë veç të punës denigruese të bujqësisë e në miniera. Mjafton fakti se alamet profësorësh që ishin diplomuar e dokturuar në univesritete me të mira të Evropës jo vetëm që i kishte pushkatuar e burgosur, por edhe ata që kishin shpëtuar i internonte e çonte me prashit misër e hap kanale në fushat e bujqësisë. Ky sipas Xhufit paskej qene trajtim i mirë., ku mirë do të kishte qenë ta provonte vetë atë trajtiml që t’i kthehëj truri në vend.
Kështu trajtohëshin gratë e vajzat e kampit të Tepelnës, ngarkuar si kafshë bartës me pesha te renda drushë e materuialësh të tjera, me kilometra shtegime malore, nga mengjesi ne mbremje, pa pushim. Gratë mirditore shtrengonin ne brez nga një plloçkë (rrasë guri) për të shuar urinë që u gërryente stomakun., të shoqëruara nga policë krriminelë të armatosur.
-Çfarë ka ndodhur realisht në atë kamp, pse konsiderohet më famëkeqi në diktaturë?
E thamë se aty ndodhën vdekje të shumta për konditat miserable, mungesë usqhimi deri të vdekur nga urija, semundje infektive, te ftoftit, punët e rënda. Veçse te merrët vesh mirë, se aty s’ka pasur tortura ne kuptimin të saktë, as eshtë pushkatuar e varur kush. Ka pasur një tentativë ikje, ku personi është kapur e burgosur, e ka vdekur në burg. Një tentativë tjetë kanë ikur pesë vetë njëherësh, por jo shqiptarë, malazez, të cilët janë ndjekur e vrarë malëve. Trahtimi më i keq i tepelensë ishte punet rënda, si kafshë bartës, së cilës i nënshtrohëshi të internuarittë aftë për punë, siç kemi shpjeguar.
Para se të krijohej Tepelena , nga kampi Turanit, nja gjashtë të rinj, që ishin çuar të rregullonin një rrugë ushtarake, ku gjetën rastin të ikin, e vetëm njeri mbei i vrarë, dhe të tjerët arritën të dalin në Jugosllavi e prej aty ne Amerikë e Belgjikë. Nje ngjarje tjeter eshte arrestimi i pesë të rinjëve nën 15 vjeç, që u denuan me nga dhjetë vjet burg politik. Pasi u liruan u internuan, dhe me vonë u dënuan përsëri me nga dhjetë vjet të tjerë. Ky ishte sistemi i ngritur nga Enver Hoxha, që ata që ishin të damkosur si armiq të dënohëshi përjetësisht.
Një e metë e madhe e Zotit Xhufi është kur ben krahasimin me kampin e Maliqit, që quen kam internimi. Kampi i Maliqit ka qenë kamp i të burgosurve politikë, krejt burra. Aty kushtet ishin të tmerrshme, me punë në baltë për hapje kanalësh vigane, Ku pati të pushkatuar, te varur, te vdekur ne llucë nën kepucët e policëve kriminelë, e vrasje gjoja për tentativë ikje. Pra, krahasimi s’hyn fare. Kampi i Tepelenë, quhët i tmefshëm sepse aty u mbyllën shumica fami!lje, me fleq, gra e fëmijë,. Prandaj ky kamp esht krahasuar simboilikisht me Aushwitzin, e kjo s’i lejohët e s‘i ka aspak hije zotit historian Xhufi që ta hedhë poshtë. Kushte të mira apo të keqija, ai ishte një kamp i mbyllur që u mohonte lirinë jetën mijëra qenjëve njerëzore, të pafajshme, ku femijët janë pafajsia e sublimuar. Këtë zoti Xhufi se ka pasur fare parasyshë ose s’ka dashur ta përmendë sepse shkonte në turpin e regjimit komunist prej ku ai vinte. Ka komunistë të nivelit intelektual që kanë arritë te pranojnë genocidin shqiptar të zbatuar nga diktatura e Enver Hoxhës me shokë, ku themi që edhe Zoti Xhufi duhët të arrijë të kuptojë, të reflektojë e të denojë krimet e komunizmit në shqipëri, ku kampi i Tepelenës është i damkosur me të drejtë si i tmerrshëm e Aushwitz i Shqipërisë.
Burrat caktohëshin në trasportin në kurriz shtylalsh e trungje lisash që rëndonin tepër, shtigjëve malore, karvan skllevërsih nën grykën e armëve të rojëve.
-Ju keni realizuar skica dhe vizatime, ndër të parët që na dhantë fytyrën e atij kampi. …A janë vizatuar gjatë kohës në kamp, apo kanë qenë imazhe që i keni riprodhuar?
Fati që unë isha i inkuadruiar në radhët e piktorëve, ndonse i pa zyrtarizuar, por faktikisht piktor. Përmatepëi i mbushur me mllef si i një familje antikomuniste e patriote me vepra dhe jo me f jalë. I kalitun intelektualisht
nga studimët në Itali. Me këtë shpirt kundërshtimi unë gjeta forcë në vetvete dhe guxim, sepse ishte e rrezkishme, ( siç është vërtetuar me të tjerë që e kanë paguar me jetën). Kështu arrita që të fiksoi me vizatime atë mjedis dhe ato njerëz, që rrinin të mbyllur aty si berre. Në ato kushte unë nisa të bej potrete të nanës, vëllajt, të disa kushërijve dhe të internuarve të tjerë. Me një laps të tjesht dhe me thengjill zjarri, në copëza letre të rastit. Kështu mora skica dhe nga ndërtimi i brendshëm i kazermës ku ishim caktuar të rrinim. Shtoi se kisha krijuar dhe poezi të forta denoncuese. Me këto gjëra unë shkoja drejt e para togës pushkatimit, po të mi gjenin. Një besnik që e mbain si spiun, sepse njihej me kapterët, e lajmëroi mamën se të dielën do të bahej një kontroll i madh në kazermat, e kujdes se e kam pa se Leka merret me shkrime e vizatime. Nana i mori letrat e fhehurazi shkoin t’i djegë të zjarri i disa grave mirditore qe lanin teshat e fëmijëve. Kështu u zhdukën vizatimet e shkrimet. Kontrolli u be pa pasoja. Por nana, kishte arrit të shpëtonte me anë të grave disa vizatime, portretin e saj e të Valentinit e nja dy a tre të tjerë. Këto vizatime shpëtuan dhe u shtuan me të tjerë në kampe të tjerë. Siç thashë vizatimet i kisha si kujtime të mia, e nuk i shfaqa asgjëkundi, veç në revistën time Kuq e Zi, për të kujtue shokët dhe vendet ku kishim kalue internimet. Sebep qe këto vizatime të bahëshin të njohun ishte Botimi i Albumit nga ISKK, me drejtor Agron Tufën, e Fonadacioni Konrad Adenauer, që organiezuan dhe takimin në kampin e Tepelenës, ku do të kishte qenë mirë të kishte qene i pranishëm edhe historiani Xhufi, që të njihej me ish fëmijët e kampi t tashti pleq e plaka. Nga gjithë shokët e moshës sime që kanë qënë në atë kamp, vetëm unë kam mbetur mrekullisht i gjallë. Kështu që unë jam një dëshmitar okular shumë më i saktë e i besueshëm se sa CIA dhe historiani Zoti Pellumb Xhufi, që duhej të ishte me i kujdesur në deklarat e tij si flluska sapuni, mbi kampin të Tepelenës. Sepakut të ishte konsultura me njerëzit që ishin mbyllur në atë kamp e të tjerë.
–Vajzat sa mbushnin 15 vjeç, nxirrëshin në punë në bajtjën e barrëve të druve, krenare e të pamposhtura heroina të vërteta të mbijetesë në ato kushte mizore.
Dhe nje pyetje personale, pse keni zgjedhur te jetoni jashte, ne cfare nuk besoni sot ne Shqiperi?
Kjo është më se e kuptueshme, sepse në Belgjikë ne fituem atë liri që na ishte mohuar e ndaluar. Gjetëm mundësinë e kultivimit të dijëve tona dhe të mundësive për të zgjeruar horizontin kulturor. Mundësinë e kërkimit e zbulimit të veprave të vjetra që trajtonin historinë e shqiptarve. Ku, siç, dihet zbulova dhe përktheva librin e parë të shkruar për Skënderbeun,, nga shqiptari i parë, bashkëjetues Heroit e në shërbim të tij, Dhimitër Frangu, që atë vepër e kishte skruar e botuar latinisht më 1480, 12 vjet pas vdkejsë së Skënderbeut., dhe 25 vjet para librit të Marin Barletit. Ne këmi vuajtur nga padrejtësitë që na ishin berë, dhe dënimet që kishim pësuar pa qenë fajtor për asgjë. Sa që edhe sot e kësaj dite, mbi ne pëshon përsekutimi sepse, s’na është kthyer asgjë nga pronat e konfiskuara e te djegura, dhe s’kemi përfituar asnjë shpërblim nga vitët e dënimëve. Duke i venë kapakun kësaj pune, , që prej 73 vjet shtëpia jonë në Tiranë (në Bllok), mbetët peng e qiraxhive komunistë që shteti i tyre i futi aty duke na perzene ne e duke e konfiskuar banesen. Gjashtë presidentë kane kaluar, si dhe disa qeveri, të djatha e të majta, që s’kanë qenë në gjendje të na kthejnë banesën , duke anulluar dekrete e vendimet komuniste e kthyer objektin pa asnjë lloj gjyqi. Ne jemi e vetmja familje e persektuuar 46 vjet, që s’ka përfituar as një dhomëz në Tiranë, për të fjetur kur vizitojmë kryeqytetin tonë të dashur, por që vazhdon të jetë i ndaluar për ne, kumirë e ka venë titullin një romani Ismail Kadare, “E penguara“, që na pështatet neve plotësisht, në një kuptim e kontekst më të thellë.
Pse kemi zgjedhur të jetojmë jasht e morët vesh. Por ka dhe më për të thenë.
Se pari për t’i ikur një mundësia të vazhdimit të diktaturës, e kampëve. Nga ana tjetër, për fëmijët, ku si shembëël marr djalin e madh Leonard. Ky djalë lindur e rritur ne Pluk të Lushnjës që ishte dhe kamp internimi, u dallua per talentin artistik e tij natural dhe ku nën drejtimin tim u be piktor Arriti të mbarojë shkollën e mesme në Lushnje. Por ma tutje bllokim. Instituti i lartë nuk iu lejua dhe e derguan ne institutin e ulët të fuishave të bujqësië, me hap kanale e prashit misra. Ku dolën në Belgjikë, që u paraqit në Akademine Mbretrore te Artve Fogurative, u pranua drejt pa konkurs, sa ia panë disa vizatime,. Ai e kreu Akademini si nxenës më i dalluar duke fituar çmimin e posaçëm të Akademisë, dhe duke u reklamuar me 100 pmoster me firmën e tij,;te paguara 300 mije franga belge, si studenti më i mirë i atij viti Akademik. Sot ai eshte nder artistët me të njohur të Belgjikes, ku ftohët çdo vit të ekzpozojë ne Grand Palais të Parisit, ekzpozitë e promvuar nga vetë Presidenti i Francës. Prandaj zgjedja jonë ishtë e drejtë. Vendi ynë na mohoi gjatë 46 vjet, dhe vazhdon në këtë drejtim, përsa nuk na njeh të drejtat që na takojnë, të drejta që bota ka shpallur në deklaratën e te drejtave universale të njeriut, ku siduket Shqipëria nuk denjon të përfshihët. Pra zgjdhja ishte për të jetuar e gezuar lirinë që siç thotë Dante Alighieri, që vetëm ata që kanë vuajtur për të, dijnë ta çmojnë. Destinacioni Belgjikë ishte dhe për faktin se aty kishte jetuar e vdekur im atë, Gjeneral Prenk Pervizi. Ku ne u mirëpritëm dhe gjetëm menjherë sistemim. Këtu na u dha mundësia për të rifituar jetën e humbur, pjesën e fundit të saj, për ne pleqtë, dhe për t’u hapur përspektiva të shkeqyera fëmi!jëve , që sistemi komunist jo vetm s’ua jepte, por edhe kërkonte t’i nënshtronte dhe t’i kthente në argatë të thjeshtë pa asnjë të ardhme.
- E falenderojme autorin qe pati miresine te na e dergonte dhe ta ndante kete interviste me lexuesit e Diellit