Departamenti i letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon në datat 5, 8, 9 dhe 12 korrik 2021 aktivitetin: “Letërsia shqipe dhe tranzicioni. Diskurs kulturor” në bashkëpunim me Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës; Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Biblioteka “Marin Barleti”, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Aktiviteti ka në fokus nxitjen e një diskutimi kulturor dhe shkencor përmbi letërsinë shqipe dhe artet tjera gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Takimi i parë mbahet ditën e hënë, më 5 korrik, ora 11.00 në Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, në Shkodër dhe moderohet nga prof.as.dr. Valbona Karakaçi, anëtare e departamentit të letërsisë. Në këtë takim paraqesin tezat e tyre për tranzicionin në letërsi dhe në antropologji, studiuesit: Arben Prendi, përmes studimit “Fatos Kongoli” dhe Albert P.Nikolla përmes studimit “Njeriu i ri shqiptar”. Në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe studentët: Elsaida Zhejani, Deada Smajlaj, Klevisa Bardeli, Laura Kasteri në vitin e dytë të programit të studimit Bachelor në Gjuhë-Letërsi. Takimi i dytë mbahet ditën e enjte, më 8 korrik, në orën 11.00 tek Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë takim, përmes veprës eseistike të shkrimtarit Ridvan Dibra “Për romanin dhe romanet” do të diskutohen edhe disa çështje që kanë të bëjnë me letërsinë dhe pozitën e shkrimtarit në kulturën e tranzicionit. Në takimin e tretë, që mbahet ditën e premte, më 9 korrik, ora 11.00 në bibliotekën “Marin Barleti” organizohet një diskutim për rolin e botuesve dhe pozitën e tyre në periudhën e tranzicionit, sfidat dhe realitetet me të cilat përballen ata për të sjellë te publiku botime cilësore jo vetëm nga paraqitja fizike por edhe nga nveli estetik e kulturor. Pjesë e diskutimit do të jenë prof.as.dr Ag Apolloni botues i Bard Books, Prishtinë dhe Frano Kulli “Gjergji Fishta” Lezhë. Takimi i katërt mbahet ditën e hënë, më 12 korrik, ora 11.00 në bashkëpunim me Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe ka në qendër veprën studimore “arti bashkëkohor shqiptar” -kundrime estetike 1991-2011 të studiuesit Stefan Çapaliku. Përmes diskutimeve nga autori i veprës dhe moderatori i takimit, do të sillen disa analiza dhe interpretime interesante mbi teatrin, muzikën, kinemanë, pikturën dhe arkitekturën shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.(S P)