Ekziston një ushtri e tërë shkrimtarësh në botë që bëjnë një luftë të vazhdueshme për vëmendje, për lexues. Lindita Arapi mendon se këtë lloj shkrimtari që nuk e arrin suksesin e njeh më mirë. Në librin e ri “Çaste”, ajo ndjek dy fate paralele të panjohurish, dy botë të copëzura gjermano-shqiptare në një atmosferë qyteti.
Arapi: Gjithmonë më ka bërë përshtypje anonanimiteti, vetmia, këto momentet kaq fluide dhe të rrëshqitshme të metropolit. Duket sikur ka një lloj perfomrace urbane shumë të rrëshqitshme.
Ky mozaik tregimesh ka gjurmë të Arapit poete, autore e librave “Kufomë lulesh”, “Ndodhi në shpirt”, “Melodi e heshtjes” të shkruar midis viteve 1993-’99.
Zhvendosja e saj në botën gjermane vetëm sa i krijon distancën e nevojshme për ta parë të kaluarën në Shqipëri me sytë e mendjes, si në romanin “Vajzat me çelës në qafë”.
Arapi: Kur shkruaj shqip, futem brenda atij ishullit të vogël që është dhoma e punës, që është kompjuteri, letra dhe që aty për mua është Shqipëria. Ndonjëherë më duket sikur qëndroj mbi urë.Nga pozicioni i gazetares në Dojçe Vele, qëndrimi i saj për debatet mbi të kaluarën në komunizëm është ky:
Arapi: Në qoftë se kufomat e tua janë në podrum është e pandershme që të dalësh para publikut dhe të pretendosh dhe të luash rolin e atij që do t’i drejtojë gjërat. Prej disa ditesh “Çaste. kolazhe metropoli” është hedhur në qarkullim në libraritë e Tiranës.