Nga Arben LLALLA/
Dhunohet për herë të dytë (herën e parë u dhunua në Janar, 2014, me rastin e aneksimit të jugut të Shqipërisë nga ana e Greqisë), Përmendorja në Llogara gjatë rrugës Vlorë-Himarë, që përkujton masakrat greke 1912-1917. Kjo përmendore tregon luftën heroike të shqiptarëve në mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Përmendorja është dhunuar me rastin e 25 Marsit, festës së Pavarësisë së Greqisë. Dhunimi mban shkrimin MAVI, organizatës terroriste greke që lufton për aneksimin e jugut shqiptar. Në prill të 1994, një komando terroriste greke e organizatës “MAVI” sulmon repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. për vrasjen e vitit 1994 janë akuzuar disa persona, një grek që sot është deputet në Athinë dhe një minoritar që mund të jetë në zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidat për kryetar Bashkie. Këto persona u akuzuan si pjesëmarrës, por akuzat nuk u vërtetua asnjëherë nga prokuroria greke.
Organizata MAVI, për disa vite nuk ishte aktive, kjo është hera e parë që shfaqet pas 20 viteve.
*Arben Llalla, Historian dhe publicistë
dritani says
Mendoni sikur nji gja e tille te kish ne greqi,se cfare do tekishin ba ata,kuder nesh.
Ne skemi shtet per te vene te drejtat tona ne vende.
Te gjitha keto organizohen nga Athina me priftingrek qe ndodhet ne Tirane.