Astrit Lulushi/
Eshtë sugjeruar se emri Odiseu është me origjinë jo-greke, ndoshta as indo-evropiane, pra me një etimologji të panjohur. Në fenë etruske emri dhe historitë e Odiseut njihen me emrin Utuz, Ushuz ose Udhuz, që është interpretuar si huamarrje nga një formë e mëparshme e emrit Oduze. Kjo teori mendohet të shpjegojë gjithashtu mos ekzistencën e “d” ose “l” në rajon në atë kohë. Odise, Odhise, Udhuz përfaqësojnë të njëjtin emër me të njëjtën kuptim në prejardhje – “Udhëtar” sipas shqipes së sotme apo njeri që udhëton a endet udhëve deri sa të ketë gjetur shtëpinë e tij, njësoj si Odisea pas luftës së Trojës.
Dy mbishkrimet dygjuhëshe u zbuluan në vitet 1920 në pjesën perëndimore të murit lindor të tempullit te Delphit në Dreros të Kretës. Tekstet janë në alfabetin arkaik dhe datojnë nga fundi i shekullit VII pes. Ato jane me karakter kryesisht fetar dhe u botuan nga Henri Van Effenterre i universitetit të Sorbonës në vitin 1937 dhe 1946 dhe ruheshin në muze në Neapolis, Greqi.
Teksti i parë nuk mund të lexohet lehtë. Me siguri me teknologjinë moderne pjesa greke do të jepte më shumë, por mbishkrimi humbi gjatë okupimit të ishullit në Luftën e Dytë Botërore, dhe pavarësisht nga kërkimet, nuk është gjetur.
Teksti i dytë u botua gjithashtu nga Van Effenterre në vitin 1946. Një pjesë e mirë e tekstit gjithashtu ka humbur, vetëm një fragment ku përfshihet fjala “tuprmēriēia” ka mbetur. Më1946, Van Effenterre sugjeroi se shprehja “tuprmēriēia” mund të shpjegohet me “i pastër”, si në rastin e sotëm të njeriut të turpshëm sepse është i pastër.