Praghyrje./
Ndoshta më parë duhej të ishte vendosur nën këtë status për të mos lejuar edhe dëmtime që solli koha e tranzicionit. Muzeu në Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar, as të digjitalizuar. Ne kemi nevojë të njihemi dhe t’i kemi të përhershme nëpër memurë e arkiva, të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushime nëpër gazetat apo media që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon, duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruara, të groposura dhe të pa-ekspozuara. Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen. Duhet të mblidhen, të gjurmohen dhe të bëhen publike. Por misioni këtu nuk përmbyllet gjithsesi. Le të arkivohen nëpër muzeumet tona kombëtare të mos i lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Nesër do të na quajnë vdekatarë të tretur nga vjeshtat. Materiali i parë i përket një broshure të botuar aty nga vitet 60-70 nga muzeu historik i rrethit të Vlorës,ku flitet për luftën e Vlorës. Pjesa e dytë i përket një shkrimi shkëputur nga gazeta:”Dielli’ e datës 23 maj 1920 .
1.
Qeveria italiane,shkruan matëriali menjëherë pas Largimit të Vidit, në 4 shtator 1914, i kërkonte Berlinit,Vjenës aprovimin për pushtimin e ,përkohshëm, të Sazanit, si mjet për të mbrojtur, Vlorën gjoja nga rreziku i grekëve, të cilët nën maskën vorio-epirot, e kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre me në brendi të Shqipërisë s ë Jugut.Më 29 tetor, qeveria italiane dërgoi në Vlore një mision sanitar,italian, i cili në të vërtetë do të përgatiste terrenin për pushtimin ushtarak.Të nesërmen, me 30 tetor,Italia pushtoi Sazanin.Më 25 dhjetor 1914 Italia zbarkoi në Vlorë,forca të marinës luftarake dhe pas 3 ditësh forca tokësore.Më 2 prill 1915 midis qeverive të Antantës dhe Italisë u nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës. Në nenin kryesor thuhej : Italisë i njihej sovraniteti i plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit dhe mbi një tokë mjaft të gjerë (Vjosë – Himare).Materiali vijon me denoncimin e marrëveshjes :Ky ishte një traktat imperialist, i cili shkelte në mënyrë brutale pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe merrte nëpër këmbë të drejtat sovrane të popullit shqiptar.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore me fitoren e fuqive të Antantës e gjeti Shqipërinë në një gjendje të vajtueshme ekonomike dhe politike.Më 18 janar 1919 u hap në Paris Konferenca e Paqes.Vëmendja e popullit të vogël shqiptar u drejtua te kjo konference me shpresë se në të do të gjenin një zgjidhje për kërkesat e tij kombëtare. Por këto kërkesa nuk gjetën në Paris asnjë mbështetje.Më 28 nëntor 1919, në përvjetorin e shtatë të shpalljes së pavarësisë , në Vlore një manifestim i fuqishëm patriotik. Manifestimi, gjatë të cilit u bënë përleshje me pushtuesit, u shpërnda vetëm me forcës së bajonetave.Atë ditë italianet fyen në mënyrën më të shëmtuar krenarinë kombëtare të popullit shqiptar duke varur flamurin e tij në bisht të një qeni.Më 29 maj 1920 u mbajt kuvendi në Barcalla, një shpat mali pranë Dukatit. Pjesëmarrësit aprovuan propozimin për të filluar sa më parë kryengritjen çlirimtare. Kuvendi zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetësh dhe nga gjiri i tij u zgjodh Komiteti Mbrojtja Kombëtare, prej 12 anëtarësh, të cilit i u ngarkua drejtimi i kryengritjes.Më 2 qershor 1920 në Beun u mblodhën rreth 4000 luftëtarë në përgjigje të thirrjes së Komitetit të Mbrojtjes dhe lidhen besën për të luftuar deri ne vdekje kundër pushtuesve.
Në Beun’ kur u mblodh /
çetat rrinë e mejtjojnë/
o djem, do vemi në Vlore .
Dyfek’ e flamur në dorë /
ju djem, trima sterralli /
Na thërret Smail Qemali /
atje tek dergjet nga varri
nga varri tij, në Kaninë .
Na e dërgon porosinë .
Hidheni në det Italinë.
– 0 djem kush do vej ne Vlore,
Piacentinit të mi thotë :
-Plaçkat shpejt t’i ngarkoje .
Te marr’ asqer’ e të shkojë,
Vlorën tonë ta çlirojmë
Mehmet Selimi, dragoi, parë aty qëlloi,
Mori kartën edhe shkoi, Komandës ja dorëzoi.
Trupë ekspedita italiane në,Shqipëri përbëhej nga një efektiv prej afro 20 mijë ushtaresh, nën komandën e 12 gjeneralëve. Në gjirin e Vlorës ndodhej e ankoruar një skuadër e flotës ushtarake, e përbërë nga një duzine luftanijesh dhe nga anije të tjera më të vogla.-Garnizonet e fortifikuar kishin zënë vend gjatë rrugës Vlorë – Gjirokastër dhe nëDrashovicë, Kotë,Gjormë,Vajze e Tepelenë dhe gjatë rrugës bregdetare Vlore – Sarandë si në Dukat, Llogora e Himarë.Në mbrëmjen e 5 qershorit 1920, kryengritësit filluan sulmin në të katër anët e zonës së pushtuar,brenda pak orëve ata zunë shumicën epostëkomandave të karabinierisë dhe të njësiteve të vogla ushtarake.Populli i ka kënduar kështu ngjarjes:
Evropa shkruajnë’ e thonë (‘Është kështu si dëgjojmë?
Bënet dyfek n ë Vlorë
Shqiptarët po luftojnë
me një mbret dyzet milion.
Po me se luftojnë vallë?
Me sëpata, me hanxhar.
E dyfeqet lidhur me gjalmë
Fishekët në xhep mbajnë.
,Obobo’ seç, qënkej
Kota, më e bukur nga Evropa /
Bytym mitraloz’ e. topa
Të xhumanë në saba
Komita në Kotë ra/
Shkoze ç’u bë lakra
/u vra Kanan Mazeja /
q ë mori në nofulla/
Kanan tu prish bukuria/
Le të rroj ë Shqipëria.
Cet’ e Rrezes u vërvinë,/
Kapetan kishin Salinë….,
Atje te hani në grykë
Atje te Hani në grykë/
Te ura në Drashovicë, /
Qëllon topi i Italisë/
Ka nijet që ta vithisë.
Komision’ e Shqipërisë,
0 moj Shqipëri e bardhë /
Bota ta kane sevdan/
O Italia me Juanë
Të keqen ta kanë marrë/
Se ke trima kordhëtarë /
Barutin me grusht e hanë.
Lufta e Llogorait
Në këtë luftë morën pjese çetat e fshatrave Lepenicë, Vranisht, Tërbaç, Radhim e Dukat.Ku luftimet vazhduan tre ditë. Ushtria italiane mbrohej nga fortifikatat e ndërtuara gjatë Luftës s ë Pare Botërore. Në luftë mori pjesë edhe Heroina e Popullit Sado Koshena.
Cu shkule nga Drashovica /
Lule more Selam, lule,
Me nja dy-treqind komita,
Bëre poshtë nga Babica.
C,ju hodhe topit nga gryka /
Andej bomba e ballon mitraloz edhe vaporë /
Këtej një flamur valor
Udhëtonte për ne Vlore.
/Andej dinamit e topa
Njëmijë gjyle në një or,
këtej një pallë copa–copa,/
Dhe një kobure në,dorë./
Ai rreth e rrotull hekur.
Ha e pi e vish e ngjish.
Ky dhe kurrë për të vdekur./
E fshin gjakun me këmishë.
3.
Pjesa e Labërisë në kryengritje
[Marë nga Gazeta “Politika” e Vlorës 23 Maj)
Vlora e Smail Kemalit, Vlora e Barcallase dhe Beunit, sot mbajti një Kuvend, ku kishin marrë pjesë të tërë ata Pleqt’ e ndercëm të Labërisë s’onë, ata pjeq leshra bardhë, që muarnë pjesë dhe në Barcallj e Beun. Këta Pleq, sot në Kuvendin historik, lan tërë thash’ e themet me nj’ anë dhe u bashkuan ndetij, mentim: “Shpëtimi i Shqipërisë nga rreziqet e brendshme”.
Pleqtë, d. m. th. stërnipat e Dervish Ali Dukatit të Fejzo Xhafos, të Haris Velos dhe të Zoto Mahmutit dhanë “Besën” se Shqipërinë do t’ a shpëtojnë nga tradhëtit e Cakos e të Zogollovicit, të cilët të mbështetur nga të huaj duan t’a ckatërrojnë Kombin ton ose t’a përdorin si ndo një tribu të Zezësh….Pleqtë dhe populli i Vlorës sot nxuarnë një zë “Këtu jam unë populli i paflejtur, Res’i Shqipërisë. Alt, ju trathtorë, mjaft e ckatërruat Shqipërinë mjaft djersën e popullit e ndatë nëpër mercenarë !’Ky zë i ndërgjegjes Kombëtare të Vlorës,do të dëgjohet në tërë Shqipërinë.Në këtë Kuvend u zgjoth një komision fuqiplotë prej patriotëve Z. . Osman Haxhi e Seid Kemal, të cilët do të mejtojnë për arritjen e qëllimit, i cili është “Shpëtim’ i Kombit nga dallkaukët, aventurier dhe trathëtorët, që kanë mbuluar Shqipërinë.”Kush thotë se s’ ka patriotizmë e mejtim botori Shqipëri, le të shohë provën e sotme. Një për të gjithë e të gjithë për një.
*studiues