Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë në Gdańsk, Polonisë, për herë të parë në historinë e këtij çmimi jep dy çmime të para me vlerë të njëjtë për edicionin 2020-2022, që janë: Luljeta Lleshanaku (Shqipëri) dhe Marianna Kiyanovska (Ukrainë).Leshanaku thotë se i kishte humbur besimi, pasi në garën e ngushtë ishin dy shkrimtare ukrainase. Juria për librin “Ujë dhe karbon” të Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Dorota Horodyska, u shpreh: se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit thekson juria.Ky çmim ka si lajtmotiv trajtimin e temës së lirisë për vlerat artistike. Lira politike individuale dhe shoqërore është e ndjeshme në vargjet e Luljeta Lleshanakut, e cila përmes argumentit të diktaturës , sjell edhe reflektimin mbi lirinë individuale.Çmimet për Luljeta Lleshanakun janë një mundësi për të komunikuar në gjuhë të tjera. Dhënia e çmimit Nobel vitet e fundit për poetë, ka çuar në promovimin e kësaj gjinie e cila po reduktohet ndjeshëm thekson poetja.Ndërkohë që Luljeta Lleshanku është lansuar si një prej emrave që mund të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimit Nobel. Poetja nuk është në dijeni dhe i duket i largët.Ceremonia e marrjes së çmimit Evropian të Lirisë mbahet me 10 qershor së bashku me marrjen e trofeut do të prezantohet edhe libri i poetes shqiptare në polonisht.Në të njëjtën kohë, poetja është një erudite që në veprën e saj ndërthur përvoja të ndryshme, jo vetëm të sajat, që do të thotë se poezia e saj mund të arrijë lexuesit gjithkund. Ajo tingëllon si një kristal i pastër dhe i pa të metë.”Çmimi Letrar Evropian i Poetit të Lirisë i qytetit të Gdańsk jepet çdo dy vjet. Qëllimi i tij është të promovojë fenomene poetike që trajtojnë një nga temat më të rëndësishme bashkëkohore, lirinë, dhe që tregojnë një vlerë të lartë artistike. Në çdo botim, çmimi i jepet poetit dhe përkthyesit.(Hejza).