Majlinda Kemlendi eshte krenaria jone kombetare. Ajo na nderoi serish duke u ngjitur ne podin e arte. Te lumte Majlina, ne jemi prane teje. Ti na bere krenar per emrin shqiptar! Ti i dhe Kosoves shtet te paren medalje te arte!
Majlinda Kelmendi i dha Kosovës medaljen e parë më të vlefshme në konkurrencën e senioreve, në sportin e xhudos, pasi ajo e fitoi medaljen e artë në kategorinë nën 52 kilogram, në Kampionatin Botëror në Brazil.
Xhudistja 22 vjeçare nga Peja, e ka fituar titullin e kampiones, pasi në finale e mundi brazilianen Erika Miranda, në arenën e quajtur “Marakana e vogël”, ku turma priste sukses të xhudistes vendëse.
Kelmendi, që ishte fituese e kampionatit botëror të junioreve në vitin 2009, arriti triumf kundër brazilianes Miranda, në mënyrë efektive.
“Jam me të vërtetë e entuziazmuar me atë që arrita”, tha Majlind Kelmendi, pas triumfit.