Nga KOLEC TRABOINI/
Prej përvojës personale në këto 23 vjet të një demokracie të shpifur kam arritur në përfundimin se këlyshët e bushtrave të komunizmit, me gjithë iluzionin tonë, pak gjasë kanë të ndërrojnë ves. Janë bijtë e baballarëve të paepur për pushtet. Ashtu si ata edhe këta do të vazhdojnë të mbetën prepotentë, dhunues, megalomanë dhe shpifës e më kryesorja mosmirënjohës, sofistë dhe hipokritë të pandreqshëm. Jam distancuar në vitin 1990-1991 prej kolerës së kuqe, kam shkruar në shtyp i pari në Shqipëri të hiqet ylli i kuq komunist nga flamuri kombëtar e ata edhe sot e kësaj dite nuk ma falin, kam organizuar të parin miting për demokraci në qytetin e Tiranës (ani pse nuk jam çun Tirane por djalë Shkodre e Malësie) pikërisht aty ku sot është sheshi Nënë Tereza… por edhe sot e kësaj dite mjerisht e ndjej se ajri është molepsur prej sporjeve të kuqe, klima e krijuar i ka dhënë mundësi për një revansh dhe pak nga pak po të dalin prej letargjisë e gjallnojnë për të zezën tonë, nëse i lëmë të kalojnë…. Pikërisht sot që është 8 nëntori i tyre unë shfaqa në Festivalin Internacional të Filmit në Tiranë dokumentarin “Djaloshi me kitarë”, i cili është programuar gjithashtu edhe në javën e Filmit Shqiptar në New York. Kjo nuk është një përplasje në fytyrën e zezë të së kaluarës të krimit mizor, por që ne të mos harrojnë se po i lamë të dalin në krye këto sporie të kuqe, këlyshët e bushtrave të komunizmit, po u squllëm e u zgërlaqëm para tyre për ndonjë privilegj të vogël, fatin e Skënder Dajës do të kemi edhe ne. Kujtoni fjalët e Martirit 22 vjeçar pushkatuar si i ati, të cilin unë para fatin ta njoh në fëmijëri: “Edhe dhjetë jetë të kisha të njëjtën gjë do të beja, do të luftoja për lirinë time”. Po ne a do t’ia falim dreqit jetën apo do luftojnë ta mbrojmë lirinë tonë? Të mos harrojmë. Liria i ka rrënjët tek shpirti, tek kujtesa.
Sot është dita më e zezë e shekullit që shkoi për shqiptarët, 8 nëntori i tyre i zi.
Mallkuar qoftë ajo ditë!
8 nëntor 2014
Skica: nga Lek Pervizi
Sadik Elshani says
Ujku qimen nderron, por zakonin s’e harron, thote nje fjale e urte shqiptare. Fara e mallkuar bolshevike ngadale po leshon rrenje edhe ketu ne mesin e bashkesise shqiptaro – amerikane.
Elba says
Shkrimi I perkryer.Vertet ne Demokraci s’ka lufte klasash.Por ama nje Enveristi kurre nuk duhet ti jepet detyre apo te jete ne krye te puneve.Pse?Vec injorances,cfaqin,prepotencen,djallezine dhe genjeshtren.A I duhen keto njePopulli Martire?Mendoj qe jo.Mjerisht Populli vuan per udheheqje.Keta te sotmit,nje dore e mbajne tek Perendimi dhe tjetren……Paskal Milo;ka pasurdhe te mira Enveri,Majko nderon me grusht ne Permet etjere e te tjera.