Intervistë e Gazetës Dielli me z. Marjan Cubi, Kryetar i Komisionit për mbledhjen e Fondeve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, anëtar i kryesisë së VATRES/
* SHQIPTARËT NË NJU JORK MBLODHËN EDHE $ 270 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË” NË PRISHTINË/
*MARJAN CUBI, KRYETARI I KOMISIONIT: Kësaj fushate i priu Zef Balaj, i cili bëri një donacion të kombinuar me shumën 50 mijë dollarë, që përfshihet një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai, dhe nipat e tij./
* Simon Zefi Simonlacaj me 23 mijë dollarë, Fran Çotaj me vëllezër 19 mijë dollarë, Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir Marjan Cubi me 20 mijë Dollarë, Noc Matija Gjonaj me 18 mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.Pastaj Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir Rusi 5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë, Hil Përlleshi 5 mijë dollarë, Vëllezërit Lekë, Prekë dhe Nik Vataj me 5 mijë Dollarë dhe pastaj kanë kontribuar shumë persona me nga 3 mijë, nga 2 mijë, 1 mijë nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive./
Pyetje: – Si ndjehet Marjan Cubi në rolin e kryetarit të Komisionit për mbledhejn e Fondeve për Katedralen”Nënë Tereza” në Prishtinë pas kurorëzimit të suksesshëm?
Marjan Cubi: Natyrisht ndihem shumë mirë, shumë i gëzuar dhe krenar për këtë fushatë dhe për të gjitha fushatat e deritanishme që nga Viti 2008 për Katedralen Nënë Tereza-Prishtinë. Shqiptarët e Amerikës kanë nderuar veten parasëgjithash.
Pyetje: – Cila ishte ecuria e aksionit të fundit që dhuroi shumën rreth 270 mijë dollarë?
Marjan Cubi:- Ne si Komision i NY me rrethina për Fushatën e ndërtimit dhe kompletimit të kësaj Katedraleje jemi koncentruar për të informuar sa më shumë shqiptarë të kësaj rrethine, me qëllim që të kishim sa më shumë kontributorë që të arrihej suksesi.
Famullitai i Kishës, Dom Pjetër Popaj, e ka informuar besimtarët gjatë tri të dielave para 13 marsit të 2016, Gazeta Dielli e ka dhënë këtë informim edhe në Gzetën Dielli- On line dhe po ashtu e ka botuar në gazetën Dielli të muajt të Shkurtit, pastaj edhe gazeta Illyria, Tv-21 dhe komisioni e bëri informimin përmes telefonave , në rrjetet sociale si në FB dhe … Shumë i rëndësishëm është fakti që doli me sukses.
Pyetje: Komisioni që drejtuat ju i kaloi kufijtë e Kishës për t’iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, si ishte reagimi?
Marjan Cubi:- Po kjo është shumë e rëndësishme se ne nuke jemi kufizuar por i kemi ftuar dhe informuar të gjithë shqiptarët pa dallime feje sepse kjo Katedrale edhe ka rëndësi për të gjithë shqiptarët sepse kjo Katedrale ka rëndësi historike dhe dëshmon lashtësinë dhe autoktoninë Iliro-Dardano- Shqiptare.Për këtë gjë të gjithë shqiptarët janë lajmëruar dhe kanë kontribuar.Dua të shtoj se suksesi nuk do të ishte i mundur pa kontributin e Komisionit të gjerë: Don Pjetër Popaj, Marjan Cubi-kryetar i Komisionit, Lek Përlleshi-sekretar, Mark Shkreli-Arkëtar, Pashk Maksuti-arkëtar, Zef Balaj, Fran Marku, Gjergj Paloka, Mhill Gjuraj, Lek Gojani, Marjan marku, Simon Simonlacaj, Agim Rexhaj, Pal Nikollaj, Fran Cota, Palok rudaj, Mark Gjoku Ulaj, Lule Gjokaj, Anton Raja, Ibrahim Kolari, Ismer Mjeku, Lek Vataj, Martin Rrasi, Plaush Marku dhe Syle Lajqi.
Pyetje:- Nëse do të kërkonim shifra, cilët persona do të përmendni për kontribute të mëdha që çuan tek shuma 270 mijë dollarë?
Marjan Cubi:- Këtë herë Z. Zef Balaj bëri një donacion të kombinuar me 50 mijë dollarë që përfshihen një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai, dhe nipat e tij, pastaj të gjithë ata që dhuruan Dritaret dhe plus mijëra dollarë të tjera si Simon Zefi Simonlacaj me 23 mijë dollarë, Fran Çotaj me vëllezër 19 mijë dollarë, Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir Marjan Cubi me 20 mijë Dollarë, Noc Matija Gjonaj me 18 mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.
Pastaj Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir Rusi 5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë,
Hil Përlleshi 5 mijë dollarë, Vëllezërit Lekë, Prekë dhe Nik Vataj me 5 mijë Dollarë dhe pastaj kanë kontribuar shumë persona me nga 3 mijë, nga 2 mijë, 1 mijë nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive.
Pyetje: Ju vetë me djalin Ilirin, ishit ndër kontribuesit e dalluar të kësaj mbrëmjeje. Gjatë darkës u përdor shprehja se ju dhe të tjerët keni marrë nga një ose dy dritare? Çfarë nënkupton kjo në shifra dhe në term?
Marjan Cubi:- Në të vërtetë janë marrë nga një Ditare por vetëm një është është premtuar në emrin e Golfit që ka kontribuar për fushatën e Katedrales dhe si e theksova me siper, Ditaret janë shumë special dhe kushtojnë më se 18 mijë dollarë. Këto Dritare janë shumë të mëdhaja dhe janë të vizatuara artistikisht me shume shejtër dhe njerëz të randësishëm të Kombit si Nënë Tereza dhe Shën Pali , shën Pjetri dhe të tjerë.
Pyetje: Duke bërë kronologjinë që nga gurëthemeli e deri më sot, cilat janë marrdhëniet e Komunitetit shqiptar të Amerikës me Katedralen? Në total, cilat janë kontributet e Shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza”?
Marjan Cubi:- Komuniteti shqiptaro – Amerikan i NY në veçanti ka dhënë më shumë se asnjë tjetër komunitet tjetër ose përafërsisht 20 përqind të totalit të Katedrales dhe që unë shprehem nga një herë si Shqiptaro-Amerkanët e NY kanë bërë murin më të madh të Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë. Si e kuptoj unë Komuniteti i Shqiptarëve të Zvicrës është në vendin e dytë pastaj mendoj se vijen komuniteti i Detroidit, ai i Gjermanisë e kështu me radhë. Kuptohet se deri tani janë tubuar dhe shpenzuar për Katedralen rreth 8 miljonë Euro.
Pyetje: Natyrisht ju e keni idhull Nënë Terezën si shumë shqiptarë të tjerë, keni marrë pjesë edhe në varrimin e saj, si po e prisni 4 shtatorin ,ditën kur Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ?
Marjan Cubi: Me të vërtetë jam një admirues i madh i Shejtëreshës Nënë Tereza, e kam idhull. Mendoj se shumë Shqiptarë dhe jo shqipetarë janë admirues të sajë dhe po ashtu kam mendimin se edhe njeriu i madh, Kryetari historik dhe arkitekti Pavarsise se Kosoves Dr Ibrahim Rugova ishte një adhurues i Nënës Terezë dhe pikërisht ky e bekoi Themelin e Kësaj Katedraleje së bashku me ish Ipeshkëvin e Kosovës Imzot Mark Sopin por edhe shkrimtari i madh me fame botërore e adhuron Nënën Terezë, e ky është Ismail Kadare , ka shumë e shumë njerëz të mëdhenj që respektojnë vlerat dhe Shërbimin humanitar që Nëna Boterore kishte vepruar dhe shërbyer si humaniste e pa krahasur me asnjë person tjetër në Botë.
Unë e kam pas rastin ta takoj 3 herë derisa ajo ishte gjallë dhe për të plotësuar obligimet shpirtërore, bashke me miqte e mi, Leke E Pashko Gojcaj e bashkatdhetare te tjere, mora pjesë në Kalkute, ne cermonite e varrimit te saj. më 5 shtator 1997. Tash po presim me gëzim të madh 4 shtatorin e vitit 2016 që ta kemi një shejtëreshë që është e kohës tonë dhe që e kemi përcjellë çdo vepër dhe humanizmin e sajë.(Intervistoi:D. Greca)
Mark K. Shkreli says
Me kete rast, Dom Pjeter Popaj dhe Keshilli i Kishes “Zoja e Shkodres” jane duke planifikuar nje udhetim ne Rome me rastin e kanonizimit te te Lumes Nenes Tereze, me 4 shtator 2016. Udhetimi per ne Rome do jete me 1 shtator. Itinerari i sakte do te shpallet se shpejti. Te interesuarit mund te informohen per kete permes FB te kishes Our Lady of Shkodra, ose permes zyres se kishes ne tel. 914-761-3523.