*Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë/
Një kamion i përmasave të mëdha me ngjyrë të bardhë ka hyrë më shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të Nice për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Prokuroria franceze sipas të dhënave më të fundit ka raportuar mbi 84 të vdekur dhe për mbi 50 të plagosur ne gjendje kritike.
Një zëdhënës i policisë franceze tha se njeriu që ishte në drejtim të kamionit është neutralizuar nga policia. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk është konfirmuar. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën.
Ngjarja pasoi nga momente të tëra paniku ku turma vërshoi nëpër rrugë dhe nuk ndalej. Njerëz të terrorizuar kanë marrë telefonat për të raportuar se një tjetër “akt terrorist” po ndodhte. Megjithatë policia nuk e ka konsideruar ende rastin si një “akt terrorist”, por mbetet “një sulm i organizuar”.
Ajo që mediat e huaja po raportojnë nga vendi i ngjarjes janë trupa njerëzish që ende ndodhen të shtrirë në rrugët e qytetit.
Presidenti François Hollande, ka lënë Avignone, rezidencën e tij për të shkuar me urgjencë në Paris pas lajmeve të Nicës. Ai ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme. ai ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve.
Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë
Një vajzë shqiptare së bashku me familjen e saj ka qenë në shëtitoren e Promenad des Anglais në Nicë për të shijuar koncertet dhe spektaklin e fishekzjarreve që ishin organizuar pikërisht me rastin e ditës së 14 korrikut, Festa Kombëtare e Francës:“Po shikonim spektaklin e fishekzjarreve ndërsa po zhvilloheshin dy koncerte live. Në një moment kamioni hyri në mes të turmës dhe po shtypte njerëzit.
Në atë moment filluan të qëllonin mbi njerëzit me kallashnikov. Ne vrapuam sa mundëm dhe hymë në një hotel aty të mbroheshim. Kur dola jashtë dëgjova prapë të shtëna. Di vetem që vrapuam dhe të gjithë njerëzit ulërinin. Ishte një tmerr që nuk do ta harroj kurrë”
Fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë mirë përvec traumës dhe frikës që kanë përjetuar në ato moment tmerri