NE PERKUJTIM TE 18 VJEORIT TE MASAKRES SE ABRISE SE EPERME (DRENICE)/
NGA LULZIM MULLIQI-SHBA/
Me 26,shtator te vitit 1998,forcat te shumta ushtarako- policore serbe te shoqeruara me konvoje te teknikes se rende luftarake vazhdonin ta rrethonin fshatin Abri e Eperme dhe shume fshatra te tjera te treves se Drenices.
Ne Drenice po perseritej historia e shekujve te meparshem,por edhe kesaj radhe ajo ishte e rrethuar dhe e kercenuar nga barbaret serbe si pesedhjete vjet me pare.Por,kjo treve me e njohura luftarake shqiptare asnjihere gjate historise nuk u perkul e as nuk u gjunjezua perballe armiqeve barbare serbe,ajo e tille si nje kala e pamposhtur qendroi gjate gjithe shekujve te trazuar nga lufterat ballkanike
Forcat e okupatorit serb,te ndihmuara me njesitet e kembesorise dhe te artilerise se rende,ate dite nuk ngurruan te shtiejne edhe mbi gra,pleq,femije te pafajshem dhe civile te tjere,pra mbi cdo gje qe po levizte.Ofensivat e panderprera te forcave ushtarake dhe paramilitare serbe,lane pasoja te tmerrshme per banoret vendes.Aktin me tragjik e perjetoi familja Deliu nga Abria e Eperme,ku nga dora
gjakatare serbe u masakruan ne menyren me barbare me se 24 anetare te kesaj familjeje.Masakra e fundit e kryer ne Abri te Eperme nga soldateska serbe,i’u bashkangjitet masakrave te mehershme te kryera ne Likoshan,Prekaz,Poklek etj.
Fqinjet dhe anetaret e familjes Deliu te cilet arriten t’i shpetojne mizorise gjakatare serbe,pohonin se forcat agresore kishin zene se pari plakun, Ali Deliun i cili ate dite kishte qendruar brenda shtepise se tij,e pastaj anetaret e tjere te kesaj familjeje i kishin zene ne vendin e qajtur ” te zabelet”,qe ndodhej afer nje kilometer larg lagjes Delijaj.Nderkaq,dr. Sami Deliu,njeri nga ata qe i shpetoi kesaj masakre na rrefeu se ne ” Diten e masakres,une nuk ndodhesha ne shtepi edhe pse insistova qe anetaret e ngushte te familjes te largoheshin perkohesisht nga shtepia,ata me thane se nuk do te largohen per asnje cast nga vatrat e tyre stergjyshore.Keshtu ata perjetuan fatin tragjik,duke u masakruar ne token ku kane lindur dhe duke mbetur keshtu simbol te lirise dhe te Pavaresise se shtetit te ri Kosovës.Babait tim,Habibit,qe ishte mesues dhe veteran i arsimit ne Shkollen Fillore ” Shote Galica ” te Abrise se Eperme dhe axhen tim,Hysenin i masakruan rreth 200 metra,larg rruges qe te shpie per ne lagjen Deliaj,ndersa dy vajzat e axhes,Mihanja (16 vjete) dhe Antigona(13),u gjenden rreth 300 m,larg vendit te masakrimit te prindit dhe axhes ,shtoi dr..Sami Deliaj.Nderkaq,Bashkim Deliaj per masakren e Abrise theksoi se ne diten tragjike,babai im,Fazliu 94 vjecar ishte i paralizuar dhe ashtu i vetmuar qendronte ne shtepi.Une isha i strehuar ne malin e aferm dhe cdo dite e kam vizituar,duke i pergatitur edhe ushqimin.Pas perfundimit te ofensives se forcave serbe jam kthyer ne oborrin tim,ku pash shtepite e shkaterruara.Por, kur kam pare kufomat e te afermve te mi,jam tmerruar.Trupi i babait ishte djegur teresisht ,ndersa vellau i madh ,Hajrizi u gjet i masakruar ne nje pus.Ndersa ne malin e afert i kemi gjetur edhe trupat e masakruar te kunates,Zahides (29) dhe dy kufomat e vajzave te vellaut,te Gentianes (7) dhe te Donjetes (4) ,se bashku edhe me te gjithe anetaret tjere te familjes Deliu.Po ate dite u masakruan edhe 12 anetare te ngushte te familjes se Imer Deliut,luftetar i lirise perfshire edhe foshnjen gjashtejaveshe,Diturien e cila ishte gjendur nen trupin e gjakosur te nenes se saj.Poashtu viktima te asaj dite te akteve barbare serbe Ishin edhe Ali Deliu (62), pastaj te zhdukur llogariteshin, Sherif Deliaj (60),Pajazit Deliaj (63) ,Zeqir Deliaj (44).Nderkaq ne mars,te vitit 1998 ,nga snajperistet serbe ne fushebeteje ishte vrare edhe Bekim ( Beqir) Deliaj(22)…Po ashtu,gjate ekspeditave ndeshkuese serbe ishte ekzekutuar edhe Ardian(Hazir) Deliaj ne Poklekun e Ri.Perkunder nje paralajmerimi se nje grup i mjekesise ligjore dhe i patologeve nga Finlanda dhe nje komision i te drejtave te njeriut nga OKB-ja te kryesuar nga Helena Ranta dhe Fred Abrahams do te vinin ne fshatin Abri e Eperme te Drenices per te bere obduksionin e kufomave dhe hulumtimet zyrtare te kesaj masakre e cila kishte tronditur boten demokratike ,por ata nuk munden ta kryejne misionin e tyre deri ne fund,per shkak se regjimi serb,nuk i lejoi ta kryejne detyren e tyre te caktuar edhe nga organizatat Nderkombetare per te drejtat e njeriut.