* Ne Mauthausen gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare/
*Në Apellplatz u vunë kurora nga shumë vende të botës. Dhe, nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo; .Sami Ukelli, Ambasador i Kosovës në Austri. Promovohet “Libri përkujtimor i të vdekurve në Mauthausen dhe kampet përreth”. Gjithnjë e më pak pjesëmarrës nga ata që përjetuan kampin. Tregimet e përjetuesve bëjnë të qanë gjithë salla. /
Nga Vjena per DIELLIN: Hazir Mehmeti/
Në fillimmaj mbi kodrat e Mauthausenit retë sjellin shi që lagë çdo cep të kampit famëkeq ku muranat e mbuluara me teltherrërobëronin dikur mbi dyqind mijë njerëz nga gjithë globi. Gjysma e tyre mbetën aty hi i përjetshëm në ngacmimin e ndërgjegjes njerëzore, seçfarë sjell mbjellja e urrejtjes. Aty kishte vetëm krijesa njerëzore në përpëlitje me vdekje. Ata nuk kishin komb as gjuhë, as emër, kishin vetëm numër. Numër, numër, deri në pakufi ku emri harrohej, numër deri në frymën e fundit në dhomë gazi, shkallë vdekje, shkëmb parashutistëve apo në gjemba rrethojave të ftohta hekur.Ishte kjo njëra nga hijet më famëkeq në historinë e njerëzimit ku dhe zoti u turpërua deri në hiq. Manifestimi u mbajt nën moton “Solidaritet Internacional” e udhëhoqi DDR.BarbaraGlück, drejtuese në organizimin përkujtimor në Mauthausen. Me këtë rast u promovua Libri me emrat e 84.270 mijë viktimave të vërtetuara deri më tani nga 53 autor vendesh të ndryshme. Libri është i ndarë në tri pjesë. Organizimi u bë nën përkujdesjen e Komitetit të Mauthausenit., përfaqësueses i tij WilliMrrnyi, përkujtoj, se “Solidariteti mes të burgosurve brenda kampit ishte me rëndësi në mbijetim të të sëmurëve. Ata që përjetuan kampin na tregojnë se çka do të thotë Solidaritet Internacional. Dhe, në kohën e sotme refugjatët nga lufta që vijnë në Europë, na detyrojnë për solidaritet”.
Në përkujtim dhe promovimmori pjesë kryetari i AustrisëDr.HeinzFischer në fjalimin e tij emocionues përkujtoj: “Gjerat qe kanë ndodhe gjatë kohës se nacional socializmit, në kampet e Mathuazenit e rrethinës, ishin të nivelit të egërsisë, jo njerëzores”. Morën pjesë Ministri i Brendshëm Mag.WolfgangSobotka i cili mbajti fjalë rasti dhe dhe ministrat HansPeterDoskozil, WolfgangBrandstetter, AloisStöger. Nga Austria e Epërme ishin JosefPühringer, NikolausPrinz, GerdaWeichsler-Hauer.
Ish të burgosurit që përjetuan tmerrin nazist evokuan kujtime nga tragjikja e tyre të cilët u përcollën me lot nga të pranishmit. JanWojciechTopolowsik me rrobat e tij burgu dhe numrin e tij majtas në gjoks mes tjerash tha: “Ishim bashkë me tim et në kamp. Një ditë derisa bartnim gurë Shkallëve të Vdekjes, ditë e fundit e takimit, ishte disa shkallë para meje, u ndal dhe më priti duke me parë nën gurin e rëndë në kurrizin e lodhur që mezi e mbante.”Ndoshta nuk do të shihemi më, unë nuk kam forcë më tutje, takohemi para Pavilonit 24, aty ku takoheshim fshehurazi. Nuk u takuam më kurrë ai vdiq dhe unë vij këtu çdo maj të takohem ja aty para nesh si dikur” . E gjithë salla pikonte lot e dhembje. Jani u përcoll dhe nga kryetari deri në karrigen e tij, kurse duartrokitjet e sallës së ngritur vazhduan gjatë. Ish i burgosuri nga nga Franca HenriMaitre tregoi mbi peripetit e tij.” Trajtoheshim ma zi se kafshët. Pasi shpëtuam nga vdekja me lirimin nga ushtarët amerikan. Pas një kohe një prift më tha: “Do fitosh dëmshpërblim sa për të ndërtuar një katedrale”. Unë ia ktheva: “Ku ishte zoti që nuk e pash në Mauthausen?” Dëshmitari tjetër, Aba Lewit i cili tregonte përjetimet nga tri kampe naziste. Të njëjtën ditë vjenezi DanielChanoch, 84 vjeçar që kishte përjetuar tmerrin e Holokaustit në Aushvic nga mosha tetë deri dymbëdhjetë veç, deklaron: ”Nëse do kishte një zot, si do mundte që Hitleri, përkundër disa tentim atentateve, do mbetej aq gjatë në jetë”. Mllefi dhe ironia e tyre është e thellë sa Deti, dhe ne s’mund ta kuptojmë asnjëherë.
Në hapësirat e kampit tani ngrihen mbi pesëdhjetë monumente të vendeve viktima e aleate kundër fashizmit. Pllakat me 84.270 mijë emra të njohur deri sot, mes tyre dhe 133 nga trevat shqiptare që u mbyten aty në format më barbare. Mauthauseni shoqërohet me 49 kampe tjera jashtë tij, secili më i zi se tjetri.
Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetitLinz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut, ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore rreth 120 mijë të burgosur, kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion, ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës.
Shqiptarët
Aty gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e KozmaNushi,hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, AbazSullaj, Abdulla Tabaku, AdilAlushi, AhmetRamzoti, Alem Tafili, AliAshimi, AliBiduli, Asti Gogoli, Azem Toska, BedriAgalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, CaneÇaçi, CaneRapushi, DalipMeminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, DilaverKamberi, DhimiterKonduri, Dhimiter Kulla, EjupKondo, EmanuelHasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, FaslliLelaj, Faslli Zoga, FeimMustafaj, Fejzo Toska, FerikBuzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, HajdarShameti, HajredinKerkova, HakimVeliu, HalilShyri, HamitRoseni, HamitXhyheri, Hamza Laperi, HasanDoci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj,Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, IsmailZyma, Isuf Berberi, IsufIbershimi, IzetMema, Jani Kosta, JaniNathanaili, JaniPopa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, KostandinSimaku, KozmaNushi ,Late Bregu, MehmetDauti, MehmetSulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, MinellaGogo, MuhamedVelaj, MuhametBino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, MusaGorishti, Mustafa Kotherja, MustafaZahaj, MyslymNelaj, MystehatMalaj, NaunThanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, NexhipHimçi, NovruzAbazi, Novruz Dine, NovruzHajdini, PandeilDimo, PavlloPapingji, PiroPapalilo, Qazim Çakerri, RamadanNebiu, RamadanRamo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, RapushÇarçani, RasimHamzaraj, RefatIsmajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, SadikAsnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, SelimÇarçani, Senusi Nota, SofokliDhimitriadhi, Stavri Havale, SulejmanCenoimeri, SulejmanDoko, Sulejman Rukja, SulejmanZakja, SuloGorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, TaqoDino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, ThimioNathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, VangjelVasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, VasilMojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, XhaferZera, Xhemal Kasa, XhemalMyhdari, NuredinMemishaj, XhemalShasho, XhevdetDoda.