Deklaratë e Ambasadës së SHBA ne Tirane/
Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin.
Support for Implementation of Decriminalization Law
Technical experts from the United States delivered a presentation today at the Albanian parliament on U.S. best practices for investigating the backgrounds of government officials and political leaders. The presentation was organized by the U.S. Embassy in support of Albania’s efforts to implement the recently passed decriminalization law. The Embassy welcomes the efforts of parliament to develop bylaws for this important law, and strongly supports the full implementation of the decriminalization law. {Sh.K}.
THANAS GJIKA says
Do të jetë krim i pafalshëm sikur të mos japë rezultatet e synuara ndihma serioze amerikane për reformën në drejtësi.
Hetimi i të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe i udhëheqësve politikë është hapi vendimtar për shkatërrimin e korrupsionit në Shqipëri, pra për shpëtimin e popullit tonë nga sundimi i mafias shqiptare.