Të dielën më 19 mars 2017, në 13h00/
PROTESTË NË VJENË TË AUSTRISË PËR LIRIMIN E Z.RAMUSH HARADINAJT/
Të nderuar shqiptarë,
Më 6 prill 2017 autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Ju lusim që të publikoni thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt. Publikimi i apelit nga mediet në gjuhën shqipe për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëri është formë e shprehjes së solidaritetit me Ramush Hardinajn dhe kundër proceseve gjyqësore të montuara nga regjimi i Beogradit. Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që na kanë mbështetur në këto protesta. Shpërndarjet që u keni bërë thirrjeve tona kanë ndikuar pozitivisht në mobilizimin e mërgimtarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë mediet në gjuhën shqipe u bënë pjesë e organizimit të protestave anekënd shteteve të demokracive perëndimore.
Të nderuar redaktorë dhe gazetarë të medieve në gjuhën shqipe,
Ju lusim që nga dita e sotme e deri të dielën më 19 mars të publikoni thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt dhe mundësisht të ndikoni te shqiptarët që ndjekin medien tuaj që protesta të jetë dinjitoze.
Protesta mbahet në adresën: Schwarzenbergplatz beim Hochstrahlbrunnen 1030 Wien
Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj
Me respekt
Mentror Mushkolaj