Të nderuar bashkatdhetarë,
Në emër të shoqatave “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe shoqatës “Jehona e Malësisë”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, ju njoftojmë se permendorja e mbretit dhe kryeheroit tonë shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po merr formë dhe është hapur rruga që edhe Malësia-Tuzi t’i bashkohet kryeqendrave shqiptare me vendosjen e shtatorës së Krye heroit të kombit.
Duke ditur që si ne në diasporë, ashtu edhe populli autokton shqiptar i Malësisë, e kemi pritur shumë gjatë ardhjen e kësaj dite, shoqatat e lartpërmendura vendosën njëzëri që të mbledhim fondet për punimin e shtatores përmes një forumi të hapur ku të gjithë shqiptarët pa dallim mund të kontribuojnë për të kompletuar shumën e fondeve të nevojshme në bazë të kontratës së punës me dy skulptorë me reputacion, ekspertizë dhe përvojë.
Krye heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vjen edhe në Malësi-Tuz me ç’rast përzemërsisht ju ftojmë që të bëhëni pjesë e realizimit të këtij projekti me rëndësi të veçantë kombëtare, atdhetare dhe njerëzore.
Për tu bërë pjesë e këtij projekti madhështor nëpërmes kontributit monetarë dhe zemërgjërsis tuaj që emri juaj të shënohet me shkronjat e arta në ruajtjen e historisë dhe identitetit tonë Shqiptar, klikoni më sipër në linkun e GoFundMe!