NGA LULZIM MULLIQI/
Mergata shqiptare ne shtetin e Arizones( SHBA),qe nga vitet e para te vendosjes dhe konsolidimit te saj,kishte per qellim edhe aktivizimin e bashkekombaseve nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhshmerine e ngushte te tyre dhe bashkerenditjen e veprimtarive kulturore dhe kombetare,te cilat ishin ne funksion te ruajtjes se traditave tona kombetare.Nen organizimin e Shoqatave dhe produksioneve te ndryshme muzikore,sic ishin nismat e instrumentistit te mirenjohur shqiptaro- amerikan,Murat Rama dhe Albo Party’s Arizona, ne shtetin e Arizones,jane organizuar nje varg i koncerteve muzikore me pjesemarrjen e nje numri te madh te artisteve te estrades muzikore shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare ne festat tona shteterore dhe kombetare qe kane lene gjithmone ,mbresa te pashlyera tek bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes.Ndonese bashkeatdhetaret tane kane ndjekur koncertet kryesisht ne prag te festave tona shteterore dhe kombetare,sic ishin ato te Pavaresise se Shqiperise dhe shtetit te Kosovës,tashme koncertet muzikore po mbahen ne cdo kohe.Te koncentruar kryesisht ne kohe festash,por tani shfaqja e koncerteve te ndryshme muzikore ne shtetin e Arizones nuk po mungon as pjesën tjeter te vitit.Madje,mund te thuhet se kete vit shfaqja e koncerteve te ndryshme muzikore me artiste te ndryshem eshte bere kryefjala e ngjarjeve kulturore ne Komunitetin shqiptar te Arizones.Pothuajse shume bashkeatdhetare tane e kane mirepritur begatimin e jetes kulturore ne Komunitetin tone.Keshtu dite me pare instrumentisti dhe artisti i mirenjohur muzikor i Komunitetit tone, Murat Rama,mori iniciativen e organizimit te nje koncerti me kengetarin e mirenjohur nga Shqiperia,Gena,i cili per te gjithe adhuruesit dhe fansat e kenges se tij do te shfaq nje koncert muzikore te emertuar” Mega party”.Ky koncert muzikor do te shfaqen me daten 7 maj,2017,diten e shtune ne Qendren kulturore ” La Princessa” ne adresen: Bethany Home,RD. ne kryeqytetin e shtetit te Arizones ne Feniks.Hyrja do te jete 40dollare.