Nga NDRICIM KULLA*/
Në këtë artikull dua të përqendrohem në veprën e një bashkëkombësi, i cili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm të një përmbajtje konkrete të filantropisë kulturore që ushtron, por sidomos për fenomenin e ri pozitiv që po promovon në jetën tonë dhe që është një dashuri e re për sa u përket përmasave të tij të mëdha. Është fjala për atë fenomen, ende jo shumë të njohur të Shqipërisë, që në praktikën e shekujve të fundit, sidomos në botën perëndimore njihet me emrin vullnetarizëm. Vullnetarizmi është ai aktivitet filantropie me qëllime jo fitimprurëse që individë të veçantë kryejnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, të pa angazhuar nga askush dhe të pa detyruar nga asnjë parti politike. Bashkëkombësi ynë që merret edhe me këtë kauzë quhet Mehmet Prishtina dhe është një banor relativisht i ri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, origjina e të cilit është nga fshati Polac i krahinës heroike të Drenicës, e cila njihet në historinë e Kosovës si vendlindja e lirisë dhe pavarësisë së saj.
Është nga kjo krahinë që e kanë prejardhjen Azem dhe Shote Galica, Hasan Prishtina, Adem Jashari, heronj dhe personalitete të tjerë. Pikërisht në këtë zonë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, emblema e pashlyeshme e pamposhturisë së këtij populli për të qenë më vete.
Është në krenarinë më superiore të kësaj treve se pikërisht aty, nga fshati i mësipërm, zë fill prejardhja e rilindësit të madh shqiptar Hasan Prishtinës. Qysh fëmijë Mehmeti u detyrua të emigrojë së bashku me familjen për shkak se prindërit e tij ishin në kundërshtim të hapur me pushtuesin serb, i cili dihet që u rezervonte kundërshtarëve tij fatin e zi të emigracionit ekonomiko – politik.
Në fakt ai që nisi si një mallkim i jetës së tij do të ishte e kundërta e tij. Në vendin e ri ku qëndronte, Mehmeti së bashku me familjen e tij, vëllezërit dhe motrat, demokracia, ju mundësoi atyre jo vetëm të punonin e të jetonin, por edhe të shkolloheshin. Ishte Gjermania që u bë një atdhe i dytë i shtrenjtë për këtë të ri nga Kosova dhe familjen e tij. Qyteti ku ai kreu studimet dhe punoi, Mynihu, me zhvillimin industrial dhe kulturën e tij ka qenë dhe mbetet një nga ato metropolet më të mëdha të kontinentit evropian që të ofron zgjim dhe emancipim. Aty ai u diplomua për Shkenca Politike dhe Drejtësi Evropiane e cila do t’i vlente më tej për t’u orientuar qartë për rrugën e gjatë profesionale dhe biznesin. Po aty, në Munih ai do të niste edhe rrugën e bashkëpunimit me të gjitha ato forca politike që përgatitën luftën për çlirimin politik të Kosovës nga pushtuesi serb. Mehmet Prishtina do të ishte aktiv me pjesëmarrjen e tij në të gjitha mitingjet, tubimet, protestat masive që parapërgatitën bombardimet e NATO-s e cilado mbetet si një nga periudhat më fatlume të fatit të kombit shqiptarë.
Vetëm disa muaj përpara se Qytetërimi Perëndimorë të niste luftën për çlirimin e Kosovës, babai i tij me ndërgjegje të flaktë patriotike edhe pse pensionist dhe i moshuar në moshë, mori një vendim që e mbuloi përjetë me nder dhe lavdi dhe që e vuri atë përgjithnjë në Panteonin e dëshmorëve heroik të Kosovës. Ai u kthye i vetëdijshëm nga Perëndimi se lufta po vinte dhe ai duhej të ishte aty. Ky burrë fisnik do të vritej në përpjekje me pushtuesit vetëm pak ditë përpara se Kosova të çlirohej, atëherë kur trupat e NATO-s hynë triumfuese në Prishtinë me ëndrrën e tij të përmbushur. Një shembull i papërsëritshëm i dashurisë më sublime për atdheun e të parëve. Ati i Mehmet Prishtinës do të mbetet në kujtesë të brezave në Drenicë dhe kudo gjetkë mes shqiptarëve si një njeri i thjeshtë që u vetëflijua për lirinë. Ashtu si ai luftuari në këtë truall të legjendave më të bukura u vetëflijuan edhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij më të afërt dhe më të largët. Në fshatin Polac ndodhet një varrezë e veçuar e fisit Prishtina ku gjenden me dhjetëra varre të rënësh në luftërat e fundit të shek të XX-të, të cilët janë një dëshmi e skalitur në mermer e vetëflijimit të këtyre burrave. Janë shpirtrat e tyre që lëshojnë çdo natë shkëlqimin në atë tempull vdekjeje. I pajisur me këtë traditë të vyer në formimin e tij personal u kthye përfundimisht në dheun që e lindi dikur për t’u bërë një banor i devotshëm i Prishtinës së re. Ndonëse ishte shkëputur për disa dhjetëvjeçar nga atdheu i tij i shtrenjtë ai u përshtat shumë shpejt me mjedisin e ri ku ai nisi një jetë të dytë. Ky qytet, që sapo kishte dalë nga pasojat shkatërruese kishte nevojë për kujdesin dhe përpjekjet e të gjithë bijave dhe bijve të saj .Për Mehmet Prishtinën është lumturia e tij jo se ky është një qytet i përkryer, por se është dashuria e tij e parë dhe e fundit që nuk e ndërron me asgjë. Me këtë mendim të ngulitur ai zuri ta ridashurojë Prishtinën e tij dhe u bë shumë shpejtë i vetëdijshëm se Kosovës i mungojnë shumë gjëra dhe se duhej ta kapte çdo gjë nga fillimi.
Përpara Prishtinës edhe Munihu i madh nuk ishte gjë tjetër veçse një kujtim i largët. Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë gjë, ai nuk dëshpërohet asnjë çast, por përfytyron në mëndje një të ardhme më të mirë në çdo aspekt që ai ndesh. Prandaj krahas punës së përditshme mendon, shqetësohet dhe u përkushtohet realizimit të disa aspiratave kulturore, të cilat nuk kërkonin investime të mëdha, por gjithsesi kërkonin zemërgjerësi ,atdhedashuri dhe kulturëdashësi ,por ,që sigurisht që nuk ishin dhe kaq të thjeshta për mundësitë e të tij modeste si ish emigrant i vjetër .Megjithatë, ai u betua se do të kontribuojë për diçka në fushën e kulturës. Diçka që do shërbente për ringjalljen e historisë së Kosovës ,asaj historie të mbushur me shumë dhimbje,me shumë sakrificë , e që kërkonte të dilte nga harresa për tu shfaqur me dritë. E tërë kjo ndërmarrje filantropike e Mehmetit u ngjiz tek Hasan Prishtina. Hasan Prishtina është një figurë që i përket sa Kosovës aq edhe Shqipërisë. Ai në historiografinë tonë është ndër 5- 6 yjet e historiografisë shqiptare .Nuk është pa domethënie se në boshtin vertikal jug-veri të kryeqytetit tonë Tiranë ndodhen monumente të ”Nënë Terezës”, Ismail Qemalit, Skënderbeu, Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut. Ky është boshti më i rëndësishëm, i mbarë Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë Etnike dhe këta personalitete janë njëkohësisht 5 nga personalitetet më të lavdishëm të shqiptarëve. Nga këta personalitete vetëm Hasan Prishtina ,fatkeqësisht është më pak i njohur tek ne ,qoftë nga harresa qëllimkeqe antishqiptare,qoftë nga neglizhenca. Ja, pikërisht për këtë arsye personazhi i artikullit tonë Mehmet Prishtina e nisi veprën e bamirësisë kulturore me këtë figurë. Për Mehmet Prishtinën Hasani nuk ishte një çështje thjesht respekti apo lidhjesh farefisnore, trashëgimie apo diçka tjetër e tillë,por rikthimi i së vërtetës historike në piedestalin e nderimit shtetëror ,me qëllim që të dalin në dritën e diellit simbolet reale të Kosovës në historinë e kombit shqiptarë, ku 100 vjetori i Pavarësisë tonë do të shfaqej si rasti më ideal për këtë synim. Nga të 5 –të simbolet vetëm Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina do ishin dy simbolet kryesore të kësaj Pavarësie. Nga një lobim intensiv i vlerësuar me iniciativën e personale të Mehmetit Hasan Prishtina erdhi në kujtesën shtetërore të Kosovës atje ku ai e meritonte në mënyrën më shembullorë për një njeri si ai,i diplomuar në institucionin arsimor më perëndimor të Perandorisë Otomane,Shkollën e Lartë të Administratës Perandorake që përbëhej nga pedagog francezë. Pikërisht këtij pararendësi të Pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe për këtë fakt, e meritonte që Universitetit Shtetëror në Prishtinës ti jepej emri i tij .Dhe sot ky universitet, quhet Universiteti “Hasan Prishtina” .Është nderimi më i madh, që po i behet inteligjencës shqiptare dhe arsimit nëpërmjet këtij politikani që tipar kryesor kishte intelektualitetin e tij. Dhe kryevepra e filantropisë kulturore të Mehmet Prishtinës nuk ishte thjeshtë mbështetja financiare që u bëri tre monumenteve të këtij personaliteti në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup ,por gjithashtu ai interesim i madh dhe i përhershëm duke trokitur në dyert e institucioneve shtetërore në Prishtinë dhe në Tiranë në zgjim të Hasanit te anashkaluar. Në inaugurimin e tyre morën pjesë me mijëra qytetarë ku panë të derdhur në bonzë heroin e tyre të harruar të Pavarësisë Kombëtare. Për të qenë të sinqertë falë interesit të tij këmbëngulës para disa ditësh në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ne organizuam dhe përjetuam një ngjarje me përmasa kombëtare ,ku Presidenti i Republikës z Bujar Nishani i akordoi Hasan Prishtinës dekoratën më të lartë që jep shteti shqiptarë “Dekoratën e Flamurit”. Ishte një ceremoni e bukur, e thjeshtë por dhe madhështore në të cilën morën pjesë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, por dhe malësor të thjeshtë nga Polaci i Hasanit dhe nga tërë Drenica. Për hir të së vërtetës këmbëngulja e dhe vullneti tij patriotik kanë vulë të pa dukshme në atë ceremoni që i mblodhi shqiptarët së bashku për të nderuar heroin e tyre të përbashkët.
“Vullnetarizmi kulturor i një qytetari biznesmen si Mehmet Prishtina nga fshati Polac i Drenicës së Hasan Prishtinës , që sot po jep një kontribut shembullor me ndihmën e tij financiare dhe iniciativat e tij personale për lartësimin e figurës së Hasan Prishtinës është një rast që duhet të merret si shembull dhe të kuptohet se çfarë dashurie kanë për rrënjët e tyre qytetarët kosovarë”- u shprehë Presidenti Nishani gjatë kësaj ceremonie dekorimi.
Por vullnetarizmi i tij nuk u ndal në mbështetje ndaj lartësimit të kësaj figure kombëtare .Hasan Prishtina kishte nevojë edhe për një rilindje në literaturë. Me iniciativën dhe mbështetjen e tij financiare u bë e mundur botimi i disa librave që hedhin dritë mbi figurën shumëdimensionale të këtij personaliteti politikë..Ishte vullnetarizmi kulturor i këtij biznesmeni me mundësi modeste që të bëhej në Tetovë një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 30 studiueseve shqiptarë dhe të huaj mbi kontributin e Hasan Prishtinës në Pavarësinë tonë Kombëtare. Është pikërisht vullnetarizmi i tij kulturor i cili e ka ngacmuar sedrën e tij , që ti shpallë vetes së tij projekte të tjera mbi përjetësimin e mëtejshëm të kësaj figure. Botime librash, dinjitoze me biografi dhe dokumente. Një monomet tjetër në Vlorë për këtë figurë së bashku me Komunën e Prishtinës janë shprehje e një zgjimi të vrullshëm integrues që po bëjnë shqiptarët me njeri tjetrin. Në të gjitha këto veprime vullnetare Mehmet Prishtina fillimisht ka qenë i vetëm. Por ai nuk u tërhoq nga përkushtimi i tij ndoshta përtej mundësive për të lartësuar heroin e tij. Ai është i bindur se sikur çdo individ i ngjashëm në mundësi si ai të bënte qoftë edhe diçka vullnetare për personalitetin që do Shqipëria dhe Kosova do rizgjohen të përmbrujtura nga kujtesa historike dhe kultura shqiptare do ringjallet dhe madhështohet nga admirimi i miliona shqiptarëve të cilët do zbulojnë një histori të re të vendit të tyre. Mehmet Prishtina është vetëm një pionier i ri i këtij vullnetarizmi kulturorë. Shpresojmë se shembulli i tij i ri do ti hap rrugë atij rizgjimi të traditës së bujarisë shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare e cila nisi me “Kalendarin Kombiar” dhe vazhdoi me botime, ndërtime shkollash, shtypshkronjash dhe akte të tjera kulturo-arsimore në shërbim të zgjimit kombëtarë shqiptarë dhe lartësimit shpirtëror të shqiptarëve.
* Ndihmes i Presidentit te Shqiperise Nishani,studiues,botues dhe publicist.
kron says
Se pari dua te them se Mehmet Aliukaj i vet quajtur (prishtina)nuk i perket trungut familiar te patriotit dhe ideologut Hasan Prishtina. Zotri Aliukaj nuk ka te drejt te paraqitet si pasardhes i Hasan Prishtines perderisa ka edhe nje familje qe thot se jan pasardhes dhe perderi sa ka pasardhes Zejnulla begVuqiterrna qe eshte djali i mixhes se Hasan Prishtines. Hasan Prishtina i takon gjith kimbit shqiptar por lus zotri Mehmet Aliukajn qe te jet i matur ne deklarimet e tij publike sepse po paraqet konfuzion ne masen e gjer te popullit .Sidhe e lus qe te mos deklarohet si pasardhes i Hasan Prishtines perderisa te vertetohet se eshte pasardhes i tij sepse nuk eshte vertetuar me fakte se eshte i till.zotri Aliukaj nuk mund te manipuloj me popullin sepse nuk e din gjith shqiptarija se ka dy familje nga fshati polac qe paraqiten si pasardhes te Hasanit dhe nuk e din populli se varri i babgjyshit te Hasan Prishtines Ali Berishes gjendet ne varrezat e veliajve (veliqeve) te polait.une besoj se zotri Aliuka do te ndalet e te reflektoj ne fakte e ne argumente e nuk duhet t dal e te fal gjak te Hasan Prishtines apo tia zgjat doren tradhtareve sepse gjaku i Hasan Prishtines as nuk merret e as nuk falet.ai mbetet njoll ne ata qe e vran.Ktu dua te para frazoj profesorin Muhamet Pirrakun qe thot per mua ishte me e leht te mbroja Hasan Prishtinen nga serrbet e te tjeret sesa nga shqiptaret.une mendoj se zotri Mehmet Aliukaj duhet te heq dor nga mashtrimi i popullit ton ne jemi mashtruar mjaftushem nga te tjeret dhe nuk na nevojitette mashtrohemi edhe nga nje shqiptar ju lus te te reflektoni dhe te pranoni ralitetin historik .Lavdi jetes dhe vepres se Hasan Prishtines dhe gjith deshmoreve te kombit
Drejtsia says
Zotri Mehmet Prishtina Nuk I Perket Trungut Familjar Te Hasan Prishtines .Ai Nuk Ka Te Drejt Te Paraqitet Si Pasardhes I Hasan Prishtines Duhet Ta Tregoj Te Verteten Se Kush Eshte Pasardhesi . E Verteta Eshte Se Lagjja Veliqi(Veliu) I Perket Trungut Familjar Te Hasan Prishtines . Zotri Mehmet Prishtina Duhet Te Them Se Nje Njeri Te Zgjuar Siq Ishte Hasan Prishtina Nuk Duhet Te Luajtur Me Gjak Te Tij . Andaj Ju Tregoj Te Gjithve Shqiptareve Kudo Qe Jan Ne Bot SE Trungu Me I Ngusht I Hasan Prishtines Eshte Lagjja VELIQI (VELIU) . LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT PO ASHTU LAVDI HASAN PRISHTINES PER JETEN DHE VEPREN .