…Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë…(Noli, maj 1917)
Shkruan: Ajet Delaj, New York-*
Thënia profetike e Nolit të madh: Mëmëdhe(Nëno) mo ski frikë se ke djemtë në Amerikë është dhe duhet të jetë fanar orientues për sot e për nesër në orientimin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të vërtetën, të njëjtin orientim duhet të mbajnë edhe shetet shqiptare në Gadishullin Ilirik së bashku me faktorët e rëndësishëm shtet-formues në Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi gjë që fatekeqësisht nuk ka ndodhur pargjatë katër viteve të Presidencës Trump dhe ka tendencë të mos respektohet vizioni modern i angazhimit të diasporës shqiptare që duhet të jenë gjithnjë me institucionet Amerikane duke respektuar vullnetin e popullit Amerikan.
E them këtë me bindje pasi diaspora shqiptare e Amerikës në tërësinë e saj nuk është faktor përcaktues në zgjedhjet për senat e kongres e aq më pak në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale.
Reshtimi i disa shqiptarve përkrah kandidatit Biden nuk shkon në interes të kombit shqiptar në tërsinë e tij në hapsirat e Gadishullit Ilirik e aq më pak në interes të vetë komunitetit shqiptar të Amerikës.
Pikpamjet e preferencat politike të gjithsecilit është biznes personal i gjithsecilit dhe natyrisht gjithkush është i lirë të votojë apo të shprehi simpati për një krah politik apo kandidat por kur vjen puna për t’u shprehur në emër të komunitetit, gjithsecili duhet të mendojë se nuk e ka një tager të tillë pasi fatekeqësisht diaspora shqiptare nuk ka një institucion qëndror koordinues të aftë për të marrë një vendim në emër të diasporës.
Megjithse, edhe po të ketë në raste shumë të rralla e madje të mirëstudijura dispora mund të marrë një vendim për t’u pozicionuar apo mbështetur një krah politik apo person preferencial në fushatën presidenciale Amerikane. Pra, kur ta gjykojmë bashkarisht nëpërmjet institucioneve të diasporës që shpresojmë t’i kemi në një të ardhme jo të largët(Jo ata që ka emëruar qeveria Rama).
Shembulli i keq i pozicionimit politik i Kryeministrit Shqiptar në fushatën elektorale Presidenciale Amerikane të 2016-ës ka lënë një shije e praktike të keqe që fatkeqësisht ka vazhduar përgjatë gjithë mandatit presidencial të Presidentit Trump në shtypin mediat e portalet shqiptare që nuk kanë lënë letër pa marrë në kanalet e gjirizit të botës mjafton që të shkruanin apo më mirë të themi të shpifnin ndaj presidentit Trump duke i botuar në faqet e para të gazetave apo ballinat e portaleve të tyre.
Qëllimi i këtij reagimi të shkurtër nuk është vazhdimi i përçarjes së diasporës siç kanë bërë zonjat dhe zotërinjtë majtistë pse jo radikal majtistë që në shqip do të thotë komunistë e titistë që janë pozicionuar publikisht në krah të Joe Baiden madje duke iu bërë edhe thirrje të tjerëve që të rreshtohen krah tij.
Unë thellësisht mendoj se kjo nuk i shërben çështjes sonë kombëtare por meqë zotërinjtë majtistë ishin munduar të gjenin disa arsye se përse ishin rreshtuar përkrah z. Biden gjë që për mua nuk qëndrojnë dëshiroj të bie në vëmendjen e gjithsecilit arsyen se përse Presidenti Trump triumfoi në 2016-ën e me siguri do triumfojë edhe në 2020-ën për arsyen e thjeshtë se misioni vazhdon, gjë që thellësisht mendoj se shkon në drejtim të interesit kombëtar shqiptar.
Logoja e fitores së Presidentit trump ishte “Dry the swamp in Washington and demolish rigged system together with establishment corruption in Washington DC!”- çfarë do të thotë tharjen e korrupsionit në Washington e shkatërrimin e strukturave të shtetit të kapur në Washington.
A vlen kjo praktikë e filozofi e Presidentit Trump për shoqërinë shqiptare në Gadishullin Ilirik për tu çliruar nga shtetet e korruptuara madje super të korruptuara shqiptare në Gadishullin Ilirik që e kanë kthyer Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet më të korruptura dhe më të varfra të kontinentit dhe a është kjo një ndër arsyet themelore që estabilishmentet e korruptura në Shqipëri dhe Kosovë janë rreshtuar fort kundër Presidentit Trump madje që kur z. Trump ishte kandidat për president por kishte shpalosur platformën e tij? Sigurisht që po, madje duke llogaritur edhe ndihmën e Administratës Trump.
Lulëzimi i korrupsionit madje instalimi i antishtetit në Shqipëri e Kosovë ka ndodhur gjatë mandateve Clinton dhe Obama ku padyshim në të dytin një rol të rëndësishëm ka pasur në atë kohë zv/Presidenti Biden, sot kandidat për në Shtëpinë e Bardhë.
Nëqoftëse ndonjë shqiptar i diasporës së Amerkës e më gjerë që ka ikur nga Shqipëria përgjatë 30 viteve të fundit e nga Kosova përgjatë 20 viteve nuk është dakort me mua se në Shqipëri e Kosovë sundon antishteti atëherë me bindje të plotë mund të them se individë të tillë kanë mashtruar atoritetet e emigracionit në Amerikë dhe Evropë për të marrë lejë qëndrimi.
Shumica dërmuese e shqiptarëve kanë argumentuar para institucioneve të specializuara Amerikane se krimi i organizuar në Shqipëri e Kosovë kanë kapur majat dhe se antishteti në këto dy vende është në fuqi dhe ka rrezikuar jetët e tyre dhe të familjeve të tyre, gjë që institucionet Amerikane i kanë gjetur të vërteta duke iu garantuar mbrojtje nëpërmjet leje qëndrimit.
E thashë këtë se mbrojtja apo tentativa për të mbrojtur status quo-në në Shqipëri e Kosovë është veprimtari e pastër kundër interesave të popullit shqiptar në hapësirat e Gadishullit Ilirik gjë që garantuesin e kësaj status quo-je padyshim që e shohin tek z. Biden.
Zotërinjtë majtistë që publikisht janë rreshtuar përkrah z. Biden realisht janë pjesë e estabilishmetit të korruptuar në Shqipëri e Kosovë që e shohin z. Biden si shpresë për ta pasi doktrina Trump i rrezikon seriozisht trashëgiminë komuniste e titiste që janë arkitektët dhe zbatuesit e kapjes së shtetit në Shqipëri e Kosovë për interesat e tyre kriminale por që kanë pasur lidhje direkte me stabilishmentin e korruptuar të Washingtonit. Këtë mendoj se tashmë shqiptarët e dinë.
Presidenti Trump nga foltorja e United Nation në paraqitjen e tij të parë iu ka bërë thirrje patriotëve të gjithë botës që të ngrihen në këmbë në shërbim të kombeve të tyre ashtu siç Presidenti Trump i shërben kombit të vet “America First” gjë që vlen edhe për shqiptarët pasi God Bless America (Zoti e Bekoftë Amerikën) na e ka lejuar që t’i shërbejmë me besnikëri Amerikës por edhe Shqipërisë .
Unë thellësisht mendoj se duke u rreshtuar me hajnat në Amerikë apo Shqipëri nuk i shërbejmë asnjërës por i shërbejmë vetëm krimit të organizuar ndërkombëtar ku padyshim Ukraina, Kina dhe Ballkani janë egzemplarë.
Qytetar i ndershëm i këtij vendi është ai që rreshtohet kundër shtetit të kapur këtu në Amerikë përkrah Presidentit Trump por edhe atdhetar i mirë shqiptar nëse rreshtohet kundër status quo-së 20-30 vjeçare në Shqipëri e Kosovë.
Gjithçka tjetër është demagogji e pastër sllavo-komuniste që i bën dëm Amerikës e kombit shqiptar.
- Artikulli paraqet opnionin e artikullshkruesit dhe nuk ka të të bëjë me vijë editoriale të Gazetës”DIELLI”dhe të Federataës “VATRA. Ne jemi të lirë për cdo opinion.