Nga: Gezim Zilja
Më ndaloi një mik i vjetër, shok shkolle në gjimnaz, kur po kthehesha nga plazhi. Pasi bëri “copë,” në dy minuta gjëndjen e plazhit, që nuk ishte pastruar ( ai nuk lahet në det, as banjo dielli nuk bën) dhe shau për ujrat e zeza, që vazhdonin të derdheshin në det, shumë i shqetësuar donte mendimin tim pse Amerika i la afganët në baltë. Filloi të shantë më zë të lartë amerikanët, Europën, pastaj qeverinë, që do i mbajë me bukë afganët kur ne s’kemi për vete…..- Më jep dy minuta kohë- i thashë,- të them diçka.- Në punë je? -Jo në pension, po ça pension muti. Ata të poshtrit….- Nuk kanë kaluar dy minuta,- ia preva. – Lërmë tani…- Fëmijët?- Dy i kam këtu pa punë, ai i madhi nga Italia po hehe…- Ujë keni,? – Një herë në 24 orë, se ai shkërdhata i gjatë Vlorën e Vjetër e thau…..- Si ia dilni?- Po ja me të keq o vëlla,- pohoi me zë të mekur. Ngriti fytyrën. Në sytë ë tij po ravijëzohej një lëng i ngjashëm me lotin. Pashë mjerimin, përuljen, kotësinë dhe kuptova që zemërimi për afganët i kishtë rënë në zero. -Me Afganistanin – i thashë më sinqeritet – si do ia bëjmë tani? – Se këto të tjerat i kuptova. Më përqafoi, mërmëriti diçka të tillë si: Ah mor vëlla dhe mbi sup ndjeva ndërkaq ngrohtësinë e pikës së lotit që i rrëshqiti nga sytë. – Ujë -, i thashë, -ujë. – Kemi që nga viti 1912 që duam ujë…. Nuk mu përgjigj. Iku dukë hequr shapkat zvarrë. Po mbushej behari i gjashtë pa i hequr nga këmbët….